Më 24 prill 2025 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në nisje të ditës së dytë të edicionit IV të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, u bë ndarja e “Çmimit për veprën më të mirë studimore” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Lëximit (QKLL).
Ceremoninë e hapi kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja dhe më pas ia kaloi fjalën drejtoreshës së QKLL, znj. Alda Bardhyli dhe kryetarit të ASHSH-së, akademik Skënder Gjinushi për të shpallë fituesen e çmimit.
Pas ndarjes së “Çmimit për veprën më të mirë studimore” nga ana e kryetarit të ASHSH-së, fituesja anëtare korrespondente e ASHAK-ut, Myzafere Limani mbajti një fjalë të shkurtër falënderimi.
Vepra e fundit e fitueses me titull “Akustika, të folurit dhe muzika” u paraqit në ditën e dytë të edicionit IV të Panairit të Librit Akademik dhe Shkencor.