LIMANI, Myzafere; IBRANI, Mimoza; LIMANI-FAZLIU, Zana; MALOKU, Hëna. SFIDAT E PLANIFIKIMIT MULTIPARAMETRIK TË RRJETEVE KOMUNIKUESE PA TELA
Redaktor Fetah Podvorica, Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, SSHN,
2021, 435 f., me il., 17x25 cm. (Botime të veçanta CCXI / Seksioni i Shkencave të Natyrës. Libri
35)
Tit. në faqen paral.: Challenges of multiparametric planning of wireless communication
networks. Përmbledhja në gjuhën angleze. Bibliogr.: f. 421-426.
KDU 004:005
ISBN 978-9951-26-046-61
COBISS.KS-ID 386833159

Gjatë dekadës së kaluar, janë bërë përparime të ndjeshme në teknologjitë e komunikimeve pa tela. Si rezultat i evolucionit të shpejtë të fushës dhe faktit që teknologjitë pa tela përballen me sfida unike (të cilat nuk mund të adresohen në mënyrë adekuate nën ombrellën gjenerike të “komunikimeve digjitale” meqenëse kjo ombrellë përfshin komunikimet me tela dhe komunikimet optike), është paraqitur një nevojë e vazhdueshme për botimin e librave që mund të kapërcejnë hendekun midis bazave të teorisë së komunikimit dhe metodologjive që janë në ballë të hulumtimeve në komunikimet pa tela. Kjo nevojë është identifikuar edhe tek ne në mënyrë të veçantë, duke pasur parasysh se nuk është botuar asnjë libër në këtë fushë. Një shembull tillë është libri “Sfidat e planifikimit multiparametrik të rrjeteve komunikuese pa tela” të autores Myzafere Limani dhe bashkautoreve Mimoza Ibrani, Zana Limani Fazliu dhe Hëna Maloku Berzati. Autoret janë mësimdhënëse në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë fushë.
Siç është theksuar në parathënie, ky libër është i strukturuar si monografi shkencore dhe përbëhet nga katër pjesë, në të cilat janë trajtuar sfidat që parashtrohen gjatë planifikimit dhe shfrytëzimit të këtyre rrjeteve nga këndvështrime të ndryshme. Në pjesën e parë të titulluar Sfidat e rrjeteve bashkëkohore pa tela dhe sinjalet akustike në komunikime, përpiluar nga M. Limani, përshkruhen fondamentet e rrjeteve komunikuese pa tela, si dhe sfidat dhe teknikat e zgjidhjes së probiemeve te sistemeve të tilla. Në vazhdim të kësaj pjese, përshkruhen në detaje problemet që lidhen me sinjalet akustike (të folurit dhe muzika në telefoni, radio, TV dhe në rrjete kompjuterike). Pjesa librit e titulluar Bazat e komunikimeve pa tela përmban tre kapituj ku janë përshkruar modeli fizik i kanalit komunikues pa tela, kanali pa tela si sistem linear i ndryshueshëm në kohë, modelet statistikore të kanalit me zbehje (fading), dhe detektimi i kanalit me zbehje, duke përfshirë diversitetin kohor, diversitetin e antenës dhe diversitctin frekuencor.
Në pjesën e dytë të titulluar Analiza e nivelit të fushës elektrike të emetuar nga teknologjitë e komimikuese pa tela në brezin frekuencor deri në 6 GHz të shkruar nga M. Ibrani, analizohet në hollësi njëri ndër parametrat e rëndësishëm për planifikimin dhe optimizmin e rrjeteve komunikuese pa tela, siç është vlerësimi i nivelit të fushës elektrike të emetuar nga pajisjet komunikuese si dhe ndërveprimi i valëve elektromagnetike me trupin e njeriut.
Planifikimi dhe menaxhimi i resnrseve në rrjetet pa tela në brezin deri 6 GHz dhe në brezin 24 – 100 GHz, paraqet pjesën e tretë të librit dhe është shkruar nga Z. Limani- Fazliu. Në këtë pjesë janë përshkruar sfidat që sjellë me veti zhvendosja e kufijve të kapacitetit të sistemeve komunikuese celulare dhe rritja eksponenciale e trafikut të të dhënave.
Në pjesën e katërt e librit, Bashkë-ekzistenca e rrjeteve heterogene kognitive pa tela, e shkruar nga H. Maloku-Berzati, përshkruhet dhe analizohet i bashkë-ekzistenca e pajisjeve të ndryshme kognitive (telefonat mobil të mençur, orët e mençura kompjuterët dhe marrësitë TV) që përdoren për qëllime të ndryshme, si dhe mund të operojnë duke shfrytëzuar teknologji të ndryshme…

(Akademik Isuf Krasniqi, prof. dr. Enver Hamiti)