Njohuria e Qahilit për artin pasohet në anën praktike, e cila përveç që të lejon të kuptosh procesin e tij të punës që përcillet me qindra skica por gjithashtu mëson pikësynimin që reflekton në atë që ka përjetuar, e që sipas Qahilit është një “Muze i Fëmijërisë”. Për atë, në veprat e Qahilit ju endeni brenda vijave, pikave, hapësirave dhe ngjyrave të ndritshme, e po këto ju ndihmojnë të krijoni edhe më shumë vizione.

Thuhet se çdo gjë në jetë duhet të ketë një pikënisje, e si rrjedhojë arrini në pikën përfundimtare. Megjithatë, kjo nuk duket që vlen në veprat dhe krijimtarinë artistike të Qahilit. Nuk është e zakonshme që dikush ta dëgjojë atë të pranojë se një vepër arti është përfunduar. Ai tenton t’u kthehet veprave të tij të mëparshme dhe të shohë nëse ka diçka më shumë për të bërë, të vazhdoj të punojë në të njëjtat cikle, duke shtuar ose hequr detaje të vogla që i bëjnë ato të lavdishme. Ai analizon situatën, historinë, teknikën e interpretimit dhe mediumin, e ndërton vazhdimisht derisa të jetë tharë.

Secili cikël i punëve të tij, i pasuar me versione e përdorime të mediumeve e teknikave të ndryshme tregon gjendjen e tij mendore të qenit i pranishëm dhe i gatshëm duke iu përkushtuar plotësisht rrugëtimit të tij artistik. Andaj, i gjithë rrugëtimi i tij si artist përmban elementet e rrjedhës sëzhvillimit të artit dhe kulturës si dhe raportit me shoqërinë.(Nita Qahili)