U botua vëllimi “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit – 150-vjetori i lindjes” (2025), i cili përmban kumtesat e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare kushtuar figurës së Shtjefën Gjeçovit, mbajtur më 14 tetor 2024 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Në këtë vëllim janë botuar kumtesat e paraqitura nga akademikët, profesorët dhe studiuesit: Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Gëzim Hoxha, Shaban Sinani, Vitor Demaj, Neritan Ceka, Nysret Krasniqi, Mark Marku, Kujtim Shala, Persida Asllani, Dhurata Shehri, Muhamet Hamiti, Gëzim Gurga, Agron M. Camaj, Arsim Bajrami, Arbnora Dushi, Edmond Malaj, Evalda Paci, Zana Hoxha, Kujtim Mani, Femi Cakolli, Tomi Treska dhe Lush Culaj.
Në njëzet e tri tekstet e botuara në këtë vëllim është trajtuar opusi i Shtjefën Gjeçovit si dhe ndikimi i tij në kulturën shqiptare dhe në studimet e përgjithshme albanistike. Studimet e botuara trajtojnë e analizojnë veprën baritore, letrare, etnografike, folkloristike, arkeologjike e nacionale të Shtjefën Gjeçovit. Ky vëllim sjell risi edhe sa i përket hulumtimit dhe zbulimit, si rrjedhojë studimit të veprave dhe të veprimtarisë së panjohur deri me tani të Shtjefën Gjeçovit.
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit – 150 – vjetori i lindjes” u realizua nga Këshilli Organizues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në përbërje: Akademik Sabri Hamiti, kryetar, Akademik i asocuar Gëzim Hoxha, nënkryetar, Akademik Rexhep Ismajli, anëtar, Dr. Albert Nikolla, anëtar dhe Anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, sekretar, ndërsa vëllimi u përgatit nga Akademik Sabri Hamiti.
Libri ka 379 faqe.