VUKPALAJ, Anton / FSHEHJA E KRIMIT: politika serbe e mashtrimeve të mëdha në Kosovë
Redaktor Justina Shiroka-Pula, Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, SSHSH, 2021, 251 f., 17x25 cm. (Botime të veçanta CCIII / Seksioni i Shkencave Shoqërore. Libri 67)
Tit. në faqen paral.: Cover-up of crime: serbian policy of great deceptions in Kosovo. - Shënime për autorin në pjesën palosëse të kopertinës. Bibliogr.: f. 245-251
KDU 94(496.51)
327(496.51:497.11)
ISBN 978-9951-26-036-7
COBISS.KS-ID 385985799

…Krimi dhe gjenocidi në Kosovë dhe kundër shqiptarëve ishin të paramenduar dhe planifikuar nga shteti serb dhe strukturat intelektuale e krijuese dhe fetare, pastaj nga mediet etj. Vrasjeve dhe varrezave masive në Kosovë dhe pastaj zhvarrosjeve të kufomave dhe bartjes së tyre në Serbi dhe për t’i rivarrosur dhe diegur në miniera e gjetiu, i ka paraprirë represioni i egër policor dhe ushtarak, diskriminimi dhe krimet kundër shqiptarëve si kolektiviteti nacional dymilionësh, torturat dhe arrestimet arbitrare, bastisjet dhe ekspeditat ndëshkuese, rrënimi i bazës ekonomike përmes plaçkitjes së teknologjisë dhe pronës private me masa policore, përjashtimet e shqiptarëve nga puna dhe institucionet e pushtetit, mbyllja e shkollave dhe ndjekja e arsimtarëve sikundër dhe kolonizimi i Kosovës si aspiratë shekullore për ndërrimin e përbërjes kombëtare të popullsisë, dëbimi masiv i popullatës shqiptare dhe spastrimi etnik i tyre etj. etj. Varrezat masive dhe tentimi që të fshehen dhe shkatërrohen kufomat e viktimave civile, paraprakisht të masakruara dhe të varrosura në varreza masive, tregon se ky operacion paraqet një nga ndërmarrjet më të madhe të fshehjes së kufomave nëpërmjet “grabitjes” së tyre për t’i fshehur krimet. Vrasjct dhe fshehja e krimeve dhe praktikat e “spastrimit” dhe “shkatërrimit” shërbyen si mjet për të përmbushur qëllimet.
…Autori i shpjegon kronologjikisht dhe në hollësi veprimet fashistoide të regjimit serb, që kulminuan me vrasjet dhe varrezat masive dhe “vjedhjen” e kufomave për t’i fshehur krimat në Kosovë, ashtu siç bëri më parë në Bosnje e Hercegovinës. Në maj të vitit 2001 u bë publik informacioni mbi ekzistencën e disa varrezave masive të shqiptarëve të Kosovës në Serbi. Mbetjet mortore të cilat do të zbulohen në këto varreza masive ishin ato të viktimave civile shqiptare, të vrara në Kosovë, në vitin 1999. Ato ishin transportuar atje në mënyrë të organizuar nga fundi i marsit deri në fillimin të qershorit të vitit 1999 dhe ishin fshehur në disa lokacione në Serbi. Ekzistenca e këtij operacioni do të bëhet publike pas rënies së regjimit të Milosheviqit dhe arrestimit të tij në fund të prillit të vitit 2001. Pas zbulimit të këtij operacioni, Qeveria e Serbisë kishte krijuar një grup punues për ta hetuar atë. Grupi punues do të dalë me dy raporte (më 25 maj dhe më 26 qershor 2001) në të cilat flitet për dy lokacione ku ishin rivarrosur civilët shqiptarë të Kosovës: Batajnica në periferi të Beogradit dhe Petrovo Selo ater Kladovës, në Serbinë Lindore. Një muaj më vonë, Qeveria e Serbisë do të japë informacion edhe për një varrezë tjetër masive afër digës së Liqenit Peruçac te Bajina Bashta, në kufi të Serbisë me Bosnjën e Hercegovinën. Ne vitin 2013 do të zbulohet varreza e katërt masive, në vendin e quajtur Rudnica, afer kufirit të Serbisë me Kosovën. Numri më i madh i mbetjeve trupore të shqiptarëve të Kosovës do të zbulohen në Btajnicë, në një terren të Forcave Speciale të Policisë së Serbisë.
…Fshehja e krimeve, sipas autorit, është komponent i rëndësishëm i luftës kundër civilëve dhe qëllimi i saj është, përveç të tjerash, edhe mohimi i krimeve. Regjimi i Milosheviqit ka tentuar t’i mohojë krimet, t’i paraqesë civilët e vrarë si luftëtarë të UÇK-së, t’i djegë kufomat e viktimave në vendin e ekzekutimit ose në shkritore të minierave në Kosovë dhe në Serbi dhe deri në “grabitjen” e varrezave masive në Kosove dhe fshehjen e tyre në më shumë se 400 kilometra larg vendit të krimeve, duke e bërë Batajnicën varrezën masive më të madhe të shqiptarëve të Kosovës. Imazhet e Kamionit frigorifer të mbushur me kufoma civilësh shqiptarë të Kosovës, i cili kishte dalë në sipërfaqe të Danubit, do të jetë ballafaqimi i parë i Serbisë më të kaluarën e luftës në Kosovë dhe ka paraqitur një përvojë edhe vizuale e cila ka ofruar qasje të vërtetë në të kaluarën. Verdery thotë se mbetjet trupore të viktimave janë simbole efektive sepse ato janë konkrete dhe mundësojnë të shikohet e kaluara. Ajo i konsideron ato si argument i fuqishëm kundër tendencave revizioniste dhe manipuluese të historisë.

(Akademik Hivzi Islami, akademik Anton Berishaj)