…Përkufizimi i Mulliqit për artin erotik si arti mbi një temë seksuale që lidhet veçanërisht me emocionet dhe jo thjesht me veprimet dhe përshkrimet seksuale, të cilat janë të justifikueshme në baza estetike. Por edhe pse theksi i tij mbi emocionet është i kuptueshëm nga pikëpamja etimologjike – termi “erotik” rrjedh nga fjala greke “eros” që do të thotë dashuri ose pasion.
Imazhe në infiltrimet e dukshme të indvidualitetit krijues përcaktojnë një koncept figurativ specifik në qëndrimin ndaj ngjarjeve, njerëzve, historisë dhe erotikës të vendosura së bashku në thellësinë e hapësirës së pafundme. (…)
Skulptura është një mjet i paraqitjes së zhvendosjes progresive të sensibilitetit. Gjendja mendore dhe gjendja psikologjike shkrihen në një përfytyrim që vepron mbi fragmentimin e të dhënave pamore ku rezultati është një arkitekturë ebrendshme, e cila mbledh brenda vetes të gjitha veprimet dhe emocionet e përfshira në projektin e veprës.
Çfarëdo që të përfaqësojnë, këto skulptura sjellin skena dhe pozicione të ndryshme seksuale, duke festuar lirinë erotike si një pjesë të domosdoshme të jetës njerëzore, si dhe krahasuar me skenat e qarta të të bërit dashuri, këto skulptura sjellin edhe një qasje më sugjestive ndaj lumturisë erotike.
Skulpturat e Luan Mulliqit eksplorojnë një sërë gjendjesh psikologjike dhe emocionale, dhe disa nga skulpturat e tij i kushtohen eksplorimit të fenomeneve seksuale. Këto skulptura erotike shpesh do të ftojnë shikuesit të rimendojnërolet konvencionale gjinore dhe marrëdhëniet seksuale njerëzore.
Me referenca të forta vizuale dhe fokus në aspektet prekëse të veprave të tij, Mulliqi sfidon perceptimin e shikuesit për erotizmin, prandaj kërkesa për një formë sa më mjeshtërore e shoqëron atë në tërë krijimtarinë e tij... (Zeni Ballazhi)