Kjo është konferenca e katërt shkencore, të cilat i ka organizuar Akademia radhazi, përgjatë katër viteve të fundit, lidhur me zhvillimet në fushën e letërsisë, sipas zhanreve të krijimtarisë letrare: poezia, proza, studimet letrare dhe drama. Konferenca për dramën u mbajt në maj të këtij viti dhe së fundi doli nga shtypi përmbledhja e kumtesave dhe referateve mbajtur në këtë aktivitet shkencor. Në fillim të botimit është dhënë fjala e hapjes e akademik Sabri Hamitit, sekretar i seskionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë së ASHAK-ut, për të vazhduar pastaj me kumtesat, sipas radhës: Mehmet Kraja, Persida Asllani, Ernestina Gjergji (Halili), Arben Predni, Nysret Krasniqi, Stefan Çapaliku, Muhamet Hamiti, Elsa Demo, Ag Apolloni, Arian Krasniqi, Luljeta Isaku, Adil olluri, Gëzim Puka, Besim Rexhaj dhe Domenque Dolmeieu.