Zarë me 5-8 maj 2026
Delegacioni i ASHAK-ut mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 300 vjetorit të arbëreshëve të Zarës. U takuan me ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Zagreb, si dhe me konsullin e nderit të Shqipërisë në Zarë. Në kuadër të aktiviteteve u realizuan edhe vizita në Arbanasi, Shtëpinë Muze të Aleksandër Stipçeviq, dhe ambiente tjera kulturore.




