Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, ku do të prezantojë botimet e saj, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen me veprimtarinë botuese të Akademisë.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 17 qershor 2026, në orën 12:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorët nga 17 deri më 21 qershor 2026, çdo ditë nga ora 09:00 deri në 21:00, ndërsa ceremonia e mbylljes do të bëhet më 21 qershor në orën 19:00.

