Konferenca e katërt shkencore me titull “Shëndeti publik dhe mjedisi” e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin George Mason (SHBA) dhe kolegjin Ramazzini (Itali), u mbajt më 22 dhe 23 qershor në Tiranë.
Konferenca kishte karakter multi disiplinar dhe shërbeu si një platformë ndërkombëtare shkëmbimi për ekspertë të shëndetit publik, biologë, kimistë, mjekë, specialistë të mjedisit, duke vënë në qendër ndërlidhjen midis shëndetit dhe cilësisë së mjedisit.
Në kuadër të saj u prezantuan rezultate kërkimore mbi cilësinë e ajrit, ujit dhe ushqimit, eliminimin e ndotësve, si dhe ndikimin e tyre në shëndetin publik. Punimet e prezantuara mbuluan një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me shëndetin publik dhe cilësinë e mjedisit.
Prof. Fetah Podvorica anëtar korrespondet i ASHAK-ut, ditën e dytë të konferencës e ka bashkëdrejtuar seancën plenare si dhe e ka bërë prezantimin e punimit me titull “Use of Advanced Oxidation Processes for the degradation of Persistant Organic Pollutans in Wastewater”.
