Biografia
U lind në Gjakovë më 1943 në një familje zejtarësh të gjyshit dhe t’atit këngëtarë popullorë. Pas Shkollës së mesme të muzikës në Prizren (’63), u diplomua me sukses të shkëlqyer (’67) dhe u magjistrua (’69) për kompozitor në Akademinë e muzikës në Lubjanë te akademikët Matija Bravniçar dhe Lucijan M. Shkerjanc duke realizuar koncert autorial. Ka studiuar edhe muzikologjinë (1965-69) në Fakultetin filozofik të Universitetit të Lubjanës. U specializua në Venecie te Virgilio Mortari (VI-VIII ’69 e ’70), në Accademia musicale Chigiana në Sienë (Itali) te Franco Donatoni (VI-VIII ’72 e ’73) dhe në Romë te Gofredo Petrassi (tetor ’72 – maj ’73).
Kompozitor me opus bashkëkohor prej më se 160 veprash pianistike, korale, solistike-instrumentale, kamertale, vokalo-instrumentale e simfonike të botuara në Slloveni, Kosovë, Holandë… të ekzekutuara në festivale/ koncerte në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Itali, Kroaci, Austri, Bullgari, Gjermani, Maqedoni, Francë, Mal të Zi. Ka realizuar koncerte autoriale në vend e jashtë (Lubjanë, Prishtinë, Maribor, Ulqin, Prizren, Gjakovë, etj.). Pianist me pjesëmarrje në koncerte/ festivale në Kosovë, Slloveni, Itali, Kroaci, Shqipëri, Serbi, Vojvodinë, Austri.
Pedagog në Shkollën muzikore “F. Shturm” në Lubjanë (1965-70) dhe në Shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë (1971-75). Koautor i Elaboratit për themelimin e Degës së muzikës (1975) të Fakultetit të arteve; doc. (1975-79), prof. inord. (1980-85) e prof. ord. (1986-91). Në vitet 1991-2007 këshilltar në Liceun artistik/ Konservatorin muzikor në Maribor. Që nga viti 2007 sërish prof. ord. për lëndët Kompozicion e Orkestracion në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Veprimtar aktiv në jetën muzikore: në vitet 1971-91 kryetar i Pleqësisë (1975-77), prodekan (1977-79) e dekan Fakulteti (1979-81); bashkëthemelues i Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës (1972). Kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës (1977-80 e 1990-91). Bashkëthemelues e kryetar i Festivalit “Ditët e muzikës kosovare” (1979). Kryetar i Bashkësisë së Akademive muzikore të RSFJ (1979-80). Kryetar i Shoqatës së pedagogëve muzikorë të Kosovës (1983-85). Kryetar i Garave federative të nxënësve/studentëve të muzikës (1984). Anëtar korrespodent i (1996) dhe i rregullt (2000) i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Publicist me veprimtari studimore librash/ tekstesh universitare e shkollore, punimesh profesionale-shkencore në shtypin kombëtar e ndërkombëtar, kumtesash në simpoziume, konferenca, kongrese, tribuna muzikologjike. Eshtë i përfshirë në shumë publikime, leksikone, enciklopedi.
Bibliografia
Opusi krijues
Pianistike:
- Jehonat nga Bjeshkët e Nemuna për dorë të majtë (1963);
- Fantasia rustica për dorë të majtë (1964);
- Ou village (1964);
- Sonatë në dy kohë (1965-66);
- Deux caprices (1965-67);
- Solo de concert (1967);
- Variations sensitives (1969);
- Dy valle (1982, 1996);
- Plaku i maleve (1994);
- Alla marcia 4-duarshe (1999);
- Hexaphonia për dy piano (ose 4-duarshe, 2001);
- Suitë për pionierë (2002-03), Këngë (2003);
- Këngë/Pesem (2004).
Korale (për kor të përzier):
- Bisedë me vendin (1964);
- Poetom (1965);
- Najve? sveta… (1965);
- Ku po shkon moj goc’ e vogël (1967,e përpunuar);
- Oj Kosovë (1979, e përpunuar);
- Si dukat i vogël je (1981, e përpunuar);
- Humoreskë (+ bas solo, 1982);
- Do t’ia them një kënge (1984);
- Gaudeamus igitur (+ perkusione,1999, e përpunuar);
- Olimpionicus (1999);
- Motetus scolasticus (2000);
- Dy kumriat (+ flaut e lodër, X 2011).
Për kor meshkujsh:
- Kam shtëpin’ me thupra (+ bas solo, 1968, e përpunuar);
- Sikur t’i kisha sytë e tu (+ solist, 1966, e përpunuar);
- Si dukat i vogël je (1967, e përpunuar);
- Dashuri djaloshare (1984, e përpunuar);
- Skanderbeku një mënatë (+ recitues, 1991, e përpunuar);
- Betimi m’i flamur (1991, e përpunuar);
- Kopilja (1991, edhe për femra, e përpunuar);
Për kor të rinjsh/femrash:
- Ëndërrini i djaloshit (1966);
- Këngë për Mine Pezën (1976, e përpunuar);
- Dona nobis (+ fl., glsp., trngl., piano, 1997);
- Pa se sliš (2002, e përpunuar);
Për kor pionierësh:
- Ninulë (+ vibrafon, 1972);
- Fugëza fshatare (1972);
- Nënës (1975);
- Dimri (bis 1-zëshe, 1975);
- Maji me lule (bis 1-zëshe, 1978);
- Rritu drita ime (1978);
- O i vogli partizan (1979, e përpunuar);
- Mësuesja ime (1980);
- Gëzohu fëmijë (bis 1-zëshe, 1980);
- Xixëllonja (1980);
- Pranvera në nëntor (bis 1-zëshe,1980);
- Valëza e lumit (bis 1-zëshe,1980);
- Të punojmë si ora (1987), Shiu (bis 1-zëshe,1987);
- Internacionalja (e përpunuar, 1987);
- Oj Kosovë (e përpunuar, bis me trngl e shkopinj, 1987);
- Poshtë mizorët (e përpunuar, 1988);
- Malet me blerim mbuluar (e përpunuar, 1989);
- Nënë Terezë bijë Shqiptare (+ recit., 1990);
- Ty flamur (+ recit., 1991, e përpunuar);
- Këngë (20) pionierësh 1-zëshe (poros. nga poeti slloven Tone Dodlek);
Solistike instrumentale:
- Suitë për flaut solo (1965);
- Suitë për obo solo (1967);
- Suitë për obo e harpë (1968);
- Air nuancee për bri anglez (1970);
- Frekuencat/Frequentiaes për klarinetë e piano (1973);
- Multuphonia për flarinetë solo (1974);
- Monolog për flarinetë solo (1975);
- Studio për obo e piano (1976);
- Glissandi pë violinë e piano (1977);
- Bilbili (iNaimit)/Rossignol për 3 bllokflauta e piano (1978);
- Sonatinë për violonçel e piano (1981);
- Quasi una ballata për kitarë (1982);
- Marcia për violinë e piano (1982);
- Këngë për violinë e piano (1982);
- Cadenza për saksofon e piano (1990);
- Partizani i vogël për bllokflaut e piano (1990);
- Canticum Scodrense për fizarmonikë e piano (1992);
- Variante për fizarmonikë (1993);
- Valle (nga Mandrica) për flaut e piano (1996);
- Strophes për flaut e piano (1997);
- Melismi e Danza për violinë solo (1998);
- Spirale… për trumbetë e piano (2001);
- (I)Lirika… për violonçel e elektronikë (2002);
- Fyelli i Martinit/Martin’s flute për flaut e piano (2003);
- Kaba & Valle për saksofon dhe elektronikë (2003);
- Hommage Boletini/Seferi për violinë e piano (2004);
- Ballo delle Montagne për flaut e fizarmonikë (2011);
- Don… y Sancho… për cl.picc. Mib in cl. basso (2008);
- Intimidades për kitarë solo (2009);
- Introduzione, Kaba et Rondellus për violë e piano (2011).
Romanca për zë e piano:
- Ndamja për zë të lartë e piano (1965);
- Asaman o syr i zi për zë të lartë e piano (1967, e përpunuar);
- Apel për zë të mesëm e piano (1976);
- Mes rrugës rruga për zë të mesëm e piano (1978);
- Luftëtari për bas e piano (1980);
- Burokrati për bariton e piano (1983);
- Nëna Terezë për soprano e piano (1990);
- Përurim për bariton e piano (1994);
- Gjëma për soprano, bas dhe dy piano (1999);
- Ito bashkani për zë të lartë e piano (2005, e porositur);
- Sarabanda për soprano e bas dhe dy piano (2006);
- Transformimi/Preobrazba për soprano, bas dhe dy piano (2006);
- Hapna sytë tanë (2010).
Kamertale:
- Trio frymor, fl., klar., fag.(1968, Koha II; I dhe III të humbura);
- Musica breve për violinë e violë (1970);
- Suonada për obo, kitarë e piano (1972);
- Mësuesja ime për zë, klar., vnë e pno (1972);
- Shtytje për obo, klarinetë, violinë, kitarë e piano (1972);
- Vertikale për klarinetë, piano e perkusione (1973);
- Quartetto (abbreviato) nr. 1 (1980) & nr. 2 (1989);
- Epitaf N për recitaor e ansambël (1982);
- Dialog për flaut e klarinetë (1983);
- Trio për flaut, klarinetë e piano (1983);
- Trio pianistique (1983);
- Fanfara I për 3 trumbeta (Sib) dhe 3 trombona dhe timpanë (1984);
- Divertimento për flaut, obo e fagot (1986);
- Fanfara II për 2 trumbeta (Sib) dhe 2 trombona (1986);
- Nostalgisches Lied për akordeon, piano e perkusione (1991);
- Gaudeamus igitur për 4 trombona (bis për 2 tromb., k-bas e perkusione (1995);
- Lipej raja për kor të rinjsh dhe instrumentarium të Orff-it (1996, e porositur);
- Goslice për kor të rinjsh dhe instrumentarium të Orff-it (1996, e porositur);
- Mater Theresiae per mezzosoprano dhe ansambël (1997);
- Dyptichon për për fl., vnë, vlë e pno (2000);
- Balada e Tanes për recit., fl., v-çel e pno (2001);
- Tre terzetti për Es-, B- dhe Bas-klarinetë (2004);
- Quintetto dei fiatti (2006);
- Don… y Sancho… per clar. picc. (Mib) & clar. basso (2008);
- Microintervals for Es-, A- & Basc-clarinett (2008);
- Symposion 2009, fur Fl., Clar (B), Fag., Cor (F), Violine, Vcello, C-bass und Klav. (2009);
- Albania seen at day-break for ten/sop., trump. & org. (2009);
- Musica a cinque per fl., clar. picc. (Mib), clar. (Sib), clar. basso & pf (2009);
- Introduzione, kaba et rondellus« per viola & pf. (2011);
- Kolegina družina për soprano, picc., fl. & pf. (2012);
- A tre për piccolo, violë e piano (2012).
Vokalo-instrumentale:
- Këmbë qëndrese për rec., bas, kor, piano e perkusione (1978);
- Bir i vendit trimëror për rec., sol., kor e ork. kamertal (1981);
- Pro memoria 1462 per soli, coro e orchestra di camera (1987);
- I gjallëron heshtjet për rec., bar., kor, vegla me frymë të drunjta, DJ, El. e iano (2004);
- Prova gjenerale per rec., alto, fl. a becco (fl picc., fl., fl. contralto), pf. e 3 percussionisti (1994);
- Akrostik për rec., sopr., piano, vegla me frymë të drunjta, harqe e perkusione (1995);
- Ditë vjeshte për rec., sopr., bar., kitarë, piano, El., vegla me frymë të drunjta e harqe (2005);
- Lacrimosa – IX 2001 per voce decl., basso, coro, 2 p-forti e percussione (2008);
- Musicus universalis per 4 soli, pf., fiatti e percussione (2008).
Orkestrale-koncertante:
- Suitë për orkestër harqesh (1966);
- Passacaglia per orchestra (1966);
- Capriccio sinfonico (1967);
- Studio per 2 pf. ed orchestra di camera (1973);
- Concerto stretto per fl. picc., flauto, fl. contralto ed orchestra (1978-79);
- Simfonia 83 (1982-83);
- Gaudeamus igitur per fiatti e percussione (1996).
Muzikore-skenike:
- Epos për balerinë, balerin, vegla frymore dhe 5 perkusionistë (2004);
- Libra universitarë, shkollorë:
- Gjurmëve të muzës, Rilindja, f. 271, Prishtinë, 1987.
- Kultura muzikore për kl. VII-VIII (koautor me S. Spahiun), ETMM i KSAK, ’87.
- Edukata muzikore për kl. VII-VIII (koautor me S. Spahiun), ETMM i KSAK, ’88.
- Veglat muzikore – tekst universitar (Universiteti i Prishtinës, 1990.
- Edukata muzikore 8 – shkolla e mesme e ulët, Libri shkollor, Prishtinë, 2005.
- Studime muzikologjike, kumtesa në festivale, kongrese, tribuna, tryeza; recensione.
Çmime dhe mirënjohje:
- Dy çmime në Konkursin e B.K. të Shoqërive Muzikore të Kosovës, ’66, ’68.
- Çmimi universitar i Preshernit në Lublanë (1967).
- Çmimi I Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Celje, 1967,
- Shpërblimi i Dhjetorit i Kosovës, 1968.
- Dy çmime në Konkursin e RTV Prishtina, 1974, 1977.
- Dy çmime vjetore të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, 1977, 1989.
- Medalje me kurorë të argjentë e Presidiumit të RSFJ, 1981.
- Karta e Takimeve të Akademive Muzikore të RSFJ, Rovinj, 1981.
- Mirëjohja “Dr. Roman Klasinc” e Liceut artistik, Maribor (’03) dhe e Lidhjes së Pedagogëve Muzikorë të Sllovenisë, Maribor.
- Mirënjohja nga Colegium musicum i qytetit Malmo, Suedi, 2006.
- Pllaketa për vepër jetësore e Drejtoratit për kulturë, KK i Gjakovës, 2007.
- Çmimi për vepër jetësore “Dr. Roman Klasinc” e Konservatorit muzikor, Maribor, ’08.
- Mirënjohja e Ministrisë së Kulturës e Kosovës (2008).