Biografia
Zejnullah (Sadri) Rrahmani është i lindur më 1952 në Ballofc të Podujevës, Kosovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Podujevë. Ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Studimet pasuniversitare dhe magjistraturën i kreu në Degën e Letërsisë Shqipe, 1984. Më 1985 doktoroi në shkencat filologjike në Prishtinë.
Ka punuar në revistën “Fjala” katër vjet si gazetar dhe redaktor. Në Fakultetin Filozofik (tash Fakulteti i Filologjisë) punon prej vitit 1977, ku është profesor për lëndën Teori e letërsisë. Lëndën Teoritë letrare e ligjëron për studentët e studimeve master dhe në studimet e doktoratës.
Ka qenë kryetar i Studimeve pasuniversitare të Degës së Letërsisë, i ka reformuar e udhëhequr ato nga viti 1992–1998. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjiumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periuhën 1992-1996. Më 1995 e ka ringjallur, pasi që ishte ndërprerë dhunshëm dhe nuk ishte mbajtur disa vite, Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe të njëjtin vit, si bashkëdrejtor me Akademik Bahri Becin, e ka organizuar në Tiranë për dy vite me radhë.
Ka themeluar revistën shkencore “Filologjia” të Fakultetit të Filologjisë dhe ka qenë kryeredaktor i tre numrave të parë të saj. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në fushën e krijimtarisë letrare shkruan zhanret e prozës (roman, novelë, tregim).
Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional për programet e letërsisë si dhe anëtar i Këshillit për unifikim të teksteve e të programeve nacionale të Kosovës e të Shqipërisë 1992-1998. Nga viti 1996-1999 në cilësinë e Këshilltarit për arsim i Dr. Ibrahim Rugovës, Kryetar i Kosovës, e ka udhëhequr arsimin shqip (paralel) të Kosovës.
Në periudhën 2007-2009 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shkencës të Kosovës.
Aktualisht është kryetar i Këshillit të Doktoratës të Fakultetit të Filologjisë. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada. Jeton në Prishtinë: Bregu i diellit, perëndim, L/6 Nr. 3.
Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh më 2012.
Bibliografia
Vepra letrare:
- Zanoret e humbura, roman, Rilindja, Prishtinë 1974.
- Udhëtimi i një pik-uji, novela, Rilindja, Prishtinë, 1977.
- E Bukura e Dheut, roman Rilindja, Prishtinë, 1977.
- Sheshi i Unazës, roman, Rilindja, Prishtinë, 1977, Tiranë,1982.
- Udhëtimi arbdhetar, roman, Rilindja, Prishtinë,1992.
- Mjeshtri i vetmisë, tregime, Rilindja, Prishtinë,1995; Eurorilindja, Tiranë 1995.
- Romani për Kosovën, roman, Faik Konica, Prishtinë, 2000.
- Jusufi, roman, Dukagjini, Pejë, 2000.
- 99 rruzaret prej smaragdi, roman, Faik Konica, 2006.
- Iluminacion, prozë poetike, Otava, 2008.
- Tregimet e Ballofcit, tregime e novela, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
- Lypësi dhe Sophia, Faik Konica, Prishtinë, 2011.
- Pesë vakte, roman, Faik Konica, Prishtinë, 2013.
Teori, studime, tekste:
- Nga teoria e letërsisë shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1986.
- Njohuri nga teoria e letërsisë, Libri shkollor, Tiranë, 1996.
- Teoria e letërsisë, Enti i teksteve, Prishtinë, 1997.
- Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 1996.
- Si të shkruhet disertacioni, Faik Konica, Prishtinë, 2001.
- Arti i poezisë, Faik Konica, Prishtinë, 2001.
- Teoritë letrare klasike, Faik Konica, Prishtinë, 2001
- Shkrimi dhe leximi, Faik Konica, Prishtinë, 2003.
- Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Faik Konica, Prishtinë, 2001.
- Letërsia e Mesjetës, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
- Ligjërata mbi artin e Renesancës, Prishtinë, 2004.
- Teoria letrare moderne, Faik Konica, 2005.
- Letërsia e Lindjes, Faik Konica, Prishtinë, 2005.
- Gnosis, AIKD, Rilindja, Prishtinë, 2005.
- 10 Kryevepra poezie, Faik Konica, Prishtinë, 2007.
- Letërsi klasike greke, Faik Konica, 2008.
- Teoria e letërsisë, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
Çmimet:
- Çmimin Hivzi Sulejmani.
- Çmimin Naim Frashëri.
- Çmimin e NGB Rilindja për roman.
- Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, etj.