Tahir Emra

Akademik
Print

Biografia



U lind më 1938 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje e vjetër qytetare, nga gjiri i së cilës kanë dalë mësues dhe themelues të disa shkollave shqipe në rrafshin e Du­kagjinit dhe të Malësisë së Gjako­vës. Shkollën fillore e kreu në vend­lindje, ndërsa të mes­men të artit më 1959 në Pejë. Në vitet 1959-1961 ishte mësues vizatimit në vendlindje. Pastaj shkoi në Beo­grad ku studioi në Akademinë e Arteve Figurative. Diplomoi më 1966 për pik­turë me shpërblimin special te A.A.F. në klasën e prof. Nedelko Gvoz­denovi?it. Më 1967 u zgjodh ligjërues e pastaj profesor në SH.L.P të Prishtinës, Katedra e Artve Figu­rative.
Studimet pasuniversitare i vijoi tek i njëjti profesor. Magjistroi më 1970. Më 1974 u zgjodh docent për vizatim dhe pikturë në Akademinë e posathemeluar të Arteve Figurative të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë Docenti dhe Prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve Figurative, pastaj shef katedre në dy mandate etj. Më 1978 u zgjodh profesor inordinar e pastaj më 1982 profesor ordinar, deri kur u përjashtua nga Fakulteti i Arteve (më parë Akademia) më 1991 nga dekanati i dhunshëm.
Për disa vite ka mbajtur mësim me studentët në atelienë e shtëpisë së tij. Pastaj klasa e tij e pikturës ka vazhduar punën nëpër shtëpitë-fakultete dhe në fund, pas çlirimit, në objektet e Fakultetit amë. Me themelimin e Universitetit të Tetovës, me 1994, ka mbajtur mësim në lëndët vizatim dhe pikturë në Akademinë e Arteve Figurative deri në vitin 2004.
Është pensionuar më 2003. Ka qenë anëtar i Komisionit amë për themelimin e Akademisë së Muzikës të Universitetit të Prishtinës më 1976; anëtar i Komisionit të Qeversië së Jugosllavisë për zhvillimin dhe përparimin e Arteve Figurative të fondit ‘Mosha Pijade’ më 1972; delegat i Shoaqatës të Artistëve Figu­rativë të Kosovës në Kongresin e tretë të L.A.F.J. në Zagreb, më 1973, ku SH.A.F. e Kosovës u pavarësua si e barabartë me shoqa­tat e tjera të Jugo­sllavise së atëhershme. Ka qenë anëtar i Këshillit të Ku­vendit Federativ të Jugosllavisë për ndarjen e shpërblimit të AVNOJ-it më 1978. Anë­tar i SHAF të Kosovës që nga themelimi dhe njëri nga theme­luesite saj.
Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në vitin 2000 ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2008. Për një mandat ka qenë sekretar i Seksionit të Arteve të ASHAK-ut.
Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private. Ka udhëtuar për qëllime studimi nëpër shumë vende të botës.
Në vitin 2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës botoi Monografinë Tahir Emra, me riprodhimet e veprave më të njohura artistike të tij dhe me studimin e piktorit Kujtim Buza.

Bibliografia



Ekspozita personale:

  • 1959 GJAKOVË, Salla e Shkollës Normale.
  • 1960 GJAKOVË, Shtëpia e Kulturës e APJ-së.
  • 1963 PRISHTINË, Qendra Kulturore Propagandistike.
  • 1965 PRISHTINË, Foajeu i Teatrit të Kosovës.
  • 1966 PANÇEVË, Shtëpia e Kulturës të Qytetit.
  • 1968 PRISHTINË, Foajeu i Teatrit të Kosovës.
  • 1971 BEOGRAD, Kolektivi i Grafikës.
  • 1971 ZAGREB, Galeria e SH.A.F. të Kroacisë.
  • 1974 BEOGRAD, Galeria e Shtëpisë së APJ-së.
  • 1979 MOSTAR, Galeria e Arteve të Qytetit.
  • 1979 PRISHTINË, Galeria e Arteve.
  • 1983 BEOGRAD, Galeria e Qendrës kulturore.
  • 1989 SARAJEVË, Galeria “Novi Hram”.
  • 1989 ZENICË, Galeria e Arteve të Qytetit.
  • 1998 PRISHTINË, Galeria DODONA.
  • 2003 PRISHTINË, Ekspozitë Retrospektive, Galeria e Arteve e Kosovës.
  • 2005 TIRANË, Ekspozitë Retrospektive, Galeria Kombëtare e Arteve.
  • 2008 PRISHTINË, Galeria e Arteve e Kosovës.
  • 2015 GJAKOVË Gjakovë, Galerisë së Arteve e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
  • 2015 PRISHTINË, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.


Shpërblime:

  • 1963 BEOGRAD, Shpërblim i Universitetittë Beograditpërpikturë
  • 1964 BEOGRAD, Shpërblim i Universitetittë Beograditpërpikturë
  • 1964 GJAKOVË, Shpërblim i Nëntorit
  • 1966 BEOGRAD, Shpërblim SPECIAL i Akademisë të Arteve Figurative
  • 1966 BEOGRAD, Shpërblim blerësiSH.A.F.S
  • 1968 PRISHTINË, Shpërblim i Dhjetorit
  • 1972 BEOGRAD, Shpërblim “Bota në të cilën jetojmë” përvizatim
  • 1972 PRISHTINË, Shpërblim i SH.A.F.K përpikturë
  • 1974 CETINJE, Shpërblim ‘Saloni i Majit’ për pikturë
  • 1975 PRISHTINË, Shpërblim ‘Saloni i Majit’ për pikturë
  • 1976 PRISHTINË, Shpërblim “LNÇ në vepratfigurative”
  • 1979 PRISHTINË, Shpërblim i Nëntorit
  • 1985 PRISHTINË, Shpërblim i parë, “BIENALI i V-të i vizatimit”
  • 1986 PRISHTINË, Shpërblim i SH.A.F të Prishtinës për pikturë
  • 1987 NISH, Shpërblim i Kolonisë Nderkombetare të Siqevës për pikturë
  • 1988 BEOGRAD, Shpërblim i SH.A.F.K, SH.A.F.V dhe SH.A.F.S për pikturë


Mirënjohje:

  • 1970 Prishtinë, Mirënjohje publike për diten e çlirimit të Prishtinës.
  • 1972 Pozharevc, Mirënjohje speciale në Bienalin e Parë Ndërkombëtare ‘M. Barili’.
  • 1980 Aleksandri, Mirënjohje speciale në Bienalin 13 Ndërkomb. të Arteve Fige.
  • 1993-96 PRISHTINË, Mirënjohje të Universitetit të Prishtinës.
  • 2006 GJAKOVË, Pllaketë për vepër jetësore në fushën e piktures.