Remzi Bakalli

Akademik
Print

Biografia



Lindi më 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore e mbaroi në Pri­zren, kurse shkollën e mesme buj­qësore në Kralevë. Fakultetin e Bujqësisë e mbaroi në vitin 1967, në Beograd. Në vitin 1971 kreu magjistraturën në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit. Në vitin 1975, në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit, mbrojti disertacionin e doktoratës dhe mori titullin doktor i shkencave veterinare në lëmin e të ushqyerit të kafshëve.
Interesi kryesor shkencor i tij është të ushqyerit e kafshëve shtëpiake dhe mbrojtja e resurseve bujqësore nga ndotja. Në vitet 1967-1970 ishte teknolog në Kombinatin Bujqësor “Progres” në Prizren; 1970-1976 bashkëpunëtor shkencor në lëmin e biokimisë në të ushqyerit e kafshëve, Instituti i Blegtorisë dhe Veterinarisë Prishtinë; 1974-1975 University of Florida, Gainesville, Floride, SHBA (qëndrim studiues në lëmin e të ushqyerit e kafshëve); 1976-1983 docent i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1977-1979 dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1983-1988 profesor inordinar i Faklutetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1987     University of Georgia, Athens, GA, SHBA (qëndrim studiues në lëmin e të ushqyerit e shpendëve); 1988 profesor ordinar i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë; 1992 University of Georgia, College of Veterinary Medicine (bashkëpunëtor shkencor në lëmin e imunologjisë); University of Georgia, College of Agriculture and Environmental Science (koordinator i hulum­timeve shkencore në lëmin e të ushqyerit e shpendëve).
Vdiq në SHBA më 2007.

Bibliografia



Libra:

  • Bakalli, R.I., 1979. Ndikimi i nivelit të manganit në ushqim në aktivitetin e fosfatazës alkalike dhe retencionin e kalciumit dhe të fosforit te pulat vojce. Botoi Bashkësia e Shkencës e Kosovës.
  • Bakalli, R. I., Xh. Domi, 1985. Shpendaria. Botues: Bujku, Prishtinë.
  • Bakalli, R. I., N. Mestani, 1996. Të ushqyerit e jopërtypësve. Botoi Universiteti i Prishtinës.
  • Ragip Kastrati, Remzi Bakalli, 1997. Të ushqyerit e ripërtypësve. Botoi Universiteti i Prishtinës.


Publikime në revistat referale:

  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, and W. L. Ragland, 1995. The magnitude of lead toxicity in broiler chickens (Gallus domesticus). Vet. Human Toxicol. 37:15-19.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. L. Ragland, and V. Konjufca. 1995. Dietary copper in excess of nutritional requirement reduces plasma and breast muscle cholesterol in chickens. Poultry Sci. 74:360-365.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. L. Ragland, V. Konjufca, and R. Novak. 1995. – Aminolevulinic acid dehydratase – A sensitive indicator of lead exposure in chickens (Gallus domesticus). Bull. Environ. Contam. Toxicol. 55:833-839.
  • Bakalli, R. I., W.L. Ragland, and R. Novak, 1996. Growth and responses of chickens fed various dietary concentrations of calcium and phosphorus. Krmiva, 3:149-157.

  • Abstraktet:
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, and W. L. Ragland, 1992. Immune modulation by lead and calcium. Society for Environmental Geochemistry and Health Meeting. Research Triangle Park, North Carolina, 3-4 August.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. L. Ragland, V. Konjufca, and R. Novak, 1993. -Aminolevulinic acid dehydratase – A sensitive indicator of lead exposure in chickens (Gallus domesticus). Society for Environmental Geochemistry and Health Meeting, New Orleans, Louisiana, p. 12.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. L. Ragland, and V. Konjufca, 1994. Reduction of chicken meat cholesterol by dietary copper supplementation. Proc. Southern Poultry Sci. Soc. Meeting. January 19-22, Atlanta, Georgia.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. L. Ragland, V. Konjufca, and R. Novak, 1994. Influence of dietary copper supplementation on body weight gain, feed efficiency, and cholesterol levels in plasma and muscle of broiler chickens. Proc. Poultry Sci. Assoc. 83rd Annual Meeting, p. 93.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. L. Ragland, V. Konjufca, and R. Novak, 1994. Influence of dietary copper supplementation on body weight gain, feed efficiency, and cholesterol levels in plasma and muscle of broiler chickens. Poultry Sci. 73(Suppl. 1):93.
  • Bakalli, R. I., W. L. Ragland, and G. M. Pesti, 1995. Growth and immune responses of chickens fed various dietary concentrations of calcium and phosphorus. Krmiva ’95. 7-9 June. Opatija.
  • Bakalli, R. I., and G. M. Pesti, 1997. Influence of high dietary supplementation of Cu, Fe, Zn, Ni, Mn, and Mg on delta-aminoalevulinic-acid dehydratase activity in domestic chickens. FASEB J. 11:(Abstr. 3402).
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, M. G. Neto, and H. P. Ewing, 1998. The effect of zinc on d-aminolevulinic acid dehydratase (ALAD) activity is inhibited by lead in chickens. FASEB J. 12: (Abstr. 3217).
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, W. O Zorning, M. G. Neto, and H. P. Ewing, 1998. Effects of sex, age and added lead on d-aminolevulinic acid dehydratase (ALAD) activity in chicks. Poultry Sci. 77 (Suppl. 1):50.
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, and R. D. Etheridge, 1998. Influence of particle size on the prediction of chemical composition of feed ingredients from near infrared reflectance (NIR) spectroscopy. Poultry Sci. 77 (Suppl. 1): 135.
  • Bakalli, R.I., G.M. Pesti, M.G. Neto, and A. P. Rosa, 1999. The effect of copper on d-aminolevulinic acid dehydratase (ALAD) activity isinhibited by lead in chicken. FASEB Journal 13:(Abstr. 204.4).
  • Bakalli, R. I., G. M. Pesti, and M. N. Garcia, 1999. A comparison of Near Infrared Reflectance Spectroscopy (NIRS) and Dumas Combusion Techiques for balancing protein diets. Poultry Sci. 78 (Suppl. 1):141.


Pjesëmarrës në hulumtime apo drejtues i projekteve:

  • Metabolizmi i manganit dhe kalciumit te shpendët (Financuar nga Bashkësia për Punë Shkencore e Kosovës), 1973-1979.
  • Substituimi i bërsisë së sojës me bërsinë e kolzës në të ushqyerit e shpendëve (Financuar nga Bashkësa për Punë Shkencore e Kosovës), 1980-1985.
  • Mbrojtja e ambienit (resurseve bujqësore) lidhur me shkallën e lartë të eksploatimit të mineraleve në Kosovë (WHO & UNDP), 1988-1991.
  • Evaluimi dhe modifikimi i kompentencës imunologjike te shpendët (Financuar nga VMES, SHBA), 1992-1994.
  • Modifikimi i lipideve dhe i kolesterolit në mishin e shpendëve (Financuar nga SEAP, SHBA), 1994-1995.
  • Krahasimi i gjashtë llojeve të yndyrës si lëndë të parë në të ushqyerit e shpendëve (Financuar nga Poultry Protein and Fat Council, SHBA), 1998-1999.
  • Ndikimi i faktorëve gjenetikë në shfrytëzimin e fitazës te shpendët (Financuar nga U.S. Poultry and Egg Association, SHBA), 2000-2001.
  • Fosfori dhe azoti në shtrojën e brojlerve: Kalibrimi me metodën e NIRS dhe testi krahasues i efektit të përdorimit të fitazës (Financuar nga U.S. Poultry and Egg Association, SHBA), 2001-2002.
  • Përdorimi i bërsisë së kikirikut në të ushqyerit e pulave për prodhimin e vezëve (Financuar nga U.S. Poultry and Egg Association, SHBA), 2001-2002.