Radoslav Katiçiq

Print

Biografia


 

Radoslav Katiçiq është gjuhëtar i shquar kroat, ai lindi në Zagreb më 1930, ku mbaroi shkollimin fillor dhe gjimnazin klasik. Studioi filologji klasike në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua më 1954. Fillimisht punoi në departamentin e filologjisë klasike dhe u mor kryesisht me filologji greke dhe bizantine. Në vitet 1956-7 qëndroi për studime në Athinë, ndërsa më 1958 u punësua si asistent në departamentin e gramatikës së krahasuar indoeuropiane të Fakultetit Filozofik të Zagrebit. Më 1959 u doktorua për gjuhësi të krahasuar (Çështja e njësisë së fleksionit foljor indoeuropian), ndërsa më 1960/61 si bursist i Humboltit qëndroi në Tybingen të Gjermanisë. Më vonë u zgjodh docent i gjuhësisë së krahasuar dhe të përgjithshme në Universitetin e Zagrebit, për të vazhduar në departamentin e ri të gjuhësisë së përgjithshme dhe orientale. Më 1966 u zgjodh profesor inordinar, ndërsa më 1973 ordinar. Pos gjuhësisë së përgjithshme dhe të krahasuar në Universitetin e Zagrebit dha mësime edhe për iranishten e lashtë dhe filologjinë e lashtë indase. Më 1977 u zgjodh profesor i filologjisë sllave në Universitetin e Vjenës, ndërsa qysh më 1973 ishte zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe të Arteve (Më vonë Akademia Kroate), më 1986 u zgjodh anëtar i rregullt i kësaj Akademie. Më 1981 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë Austriake të Shkencave, ndërsa më 1989 anëtar i rregullt dhe nga 1989 e deri vonë ishte Kryetar i Balkan Kommission të kësaj Akademie. Më 1984 u zgjodh anëtar i Akademisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, më 1987 anëtar i Akademisë Norvegjeze të Shkencave dhe Letrave, më 1991 anëtar i Academia Europea. Profesor Katičić më 1989 mori gradën Doctor honoris causa të Universitetit të Osjekut, ndërsa më 1999 profesor nderi i Eötvös Loränd University të Budapestit.
Radoslav Katičić ka botuar shumë studime me vlerë dhe vepra të vcçanta në gjuhësi e përgjithshme (A Contribution to the General Theory of Comparative Linguistics, Hague-Paris, 1970), pastaj në fushën e studimet paleoballkanike (Ancient Languages of the Balkans, Hague-Paris, 1976), një vepër sintezë me rëndësi të dorës së parë në rrafsh ndërkombëtar, me shumë informacion të përzgjedhur me mjeshtri dhe vështrim të mprehtë kritik, me orientime për vendosjen e gjërave në raportet më të gjera, me vlerë jo vetëm për linguistët, por edhe për historianët dhe arkeologët; deri sot ende ndër veprat themelore në këtë fushë; aty ai e ka marrë në shqyrtim dhe çështjen e raporteve të gjuhës shqipe ndaj gjuhëve të lashta të Ballkanit dhe i ka dhënë përparësi lidhjes së shqipes me ilirishten në kuptimin e prejardhjes, duke i parë të gjitha të tjerat si më pak të mundshme; në të vërtetë ai në atë vepër i ka rimarrë idetë e tij të shprehura dhe në studime të tjera të veçanta për onomastikën e Ballkanit të lashtë, sidomos të ilirëve, fushë në të cilën kishte veçuar tri zona me rëndësi, njëra prej të cilave përputhet afërsisht me atë që te romakët njihet si hapësirë e Illyrii proprie dicti; në atë zonë onomastike përfshihet edhe hapësira e Dardanisë. Studimet e tij të pasqyruara në këtë vepër dhe në artikuj të veçantë të përhapur në revista e materiale kongresesh i kanë dalë në krah teorisë për prejardhjen ilire të shqipes, sidomos në kohë kur në Jugosllavi kjo nuk shihej me sy të mirë. Në veprën e cituar ai nxirrte këtë përfundim: “është normale dhe e natyrshme që në shqipen të shohim pasardhësin modern të gjuhës ilire”. Studimet e tij në fushën e onomastikës ilire, ashtu si të Rendić-Miočević më herët, janë reflektuar edhe ndër studiuesit në Kosovë ndër historianë (Mirdita), po edhe te gjuhëtarët që janë marrë me historinë e prejardhjes së shqipes te ne dhe në Shqipëri.
Radoslav Katičić ka lënë gjurmë të hetueshme në kulturën kroate me tërë veprimtarinë e deritashme në fushat e studimeve linguistike, filologjike dhe kulturore e letrare. Në studimet linguistike krahasuese, në studimet palcoballkanike, në studimet për gjuhët standarde dhe për sintaksën c kroatishtes, ashtu si në studimet e kulturës dhe të letërsisë së hershme në Kroaci ai ka bërë emër edhe jashtë vendit të tij në Europë e më gjerë. Për albanistikën dhe studimet shqiptare Radoslav Katičić ka bërë emër me studimet e tij iliristike, konkretisht të onomastikës ilire dhe mc shqyrtimet për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe për hapësirat në të cilat do të jetë folur ajo në lashtësi. Ai përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të kulturës kroate…
Vdiq në Vjenë në vitin 2019.