Biografia
U lind më 18. 12. 1976 në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor (1991) dhe të mesëm – Gjimnazin (1995).
Studimet për letërsi shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës: studimet themelore (2001), studimet postdiplomike – magjistraturën (2005) dhe doktoraturën (2009).
Që nga viti 2006, në fillim në cilësinë e asistentit pastaj të profesorit, ligjëron lëndë nga letërsia shqipe, kritika dhe teoria letrare, në nivelet e studimeve Baçelor, Master dhe në Shkollën doktorale në Fakultetin e Filologjisë. Ka qenë senator i Fakultetit të Filologjisë në Senatin e Universitetit të Prishtinës (2012-2015) dhe prodekan për Çështje Mësimore në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (2016-2020).
Është autor i studimeve kritike-teorike me përqendrim në hermeneutikën dhe filozofinë e letërsisë.
Në vitet 2015-2016 ka udhëhequr Këshillin e Librit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, ka qenë redaktor në revistat kulturore “Fjala” e “Verbi” (1999-2004).
Është anëtar i redaksisë së revistës “Studime” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe revistës “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës.
Është hartues i zërave letrarë në projektin “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe hartues i kapitullit për Letërsinë e Kosovës në projektin “Historia e popullit shqiptar” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në dhjetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Bibliografia
Libra shkencorë:
- Rrëfimi dhe shkrimi, AIKD, Prishtinë, 2003;
- Libri i Pashkut, Buzuku, Prishtinë, 2005;
- Udha kratilike, AIKD, Prishtinë, 2008;
- Teori dhe kritikë moderne (antologji e përkthimeve teorike-filozofike), Rozafa, Prishtinë, 2008;
- Autori në letërsi, AIKD, Prishtinë, 2009;
- Epistemë letrare, AIKD, Prishtinë, 2010;
- Sabri Hamiti, AIKD, Prishtinë, 2011;
- Harta letrare, Cuneus, Prishtinë, 2014;
- Letërsia e Kosovës 1953-2000, AIKD, Prishtinë, 2016;
- Histori e letërsi nacionale, AIKD, Prishtinë, 2018;
- Thymos – identitet dhe letërsi shqipe, AIKD, Prishtinë, 2019.
- Vepra “Udha kratilike” ka fituar Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” për librin më të mirë studimor të botuar në vitin 2008.
Tekste mësimore në bashkautorësi:
- Letërsia 10 për Shkollat e Mesme, Albas, Prishtinë, 2019;
- Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shoqëror), Albas, Prishtinë, 2019;
- Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shkencor), Albas, Prishtinë, 2019.
Konferenca e publikime shkencore:
- Premisa për historinë letrare, ASHAK-ASHSH, (Materialet e Konferencës Shkencore, 30-31 tetor 2009), 2010, ff. 253-264.
- Letërsia e Kosovës dhe Enciklopedia, Revista Studime 20, ASHAK, Prishtinë, 2014, ff. 433-440.
- Letërsia e re dhe tradita letrare, Revista Studime 22, ASHAK, Prishtinë, 2016, ff. 335-346.
- Figura si shenjë e ideve, (Ndre Mjedja – 150-vjetori i lindjes), ASHAK-ASHSH, Prishtinë, 2016, ff. 127-141.
- Esad Mekuli: Verbi poetik si burim socio-ideologjik, Revista Studime 23, ASHAK, Prishtinë, 2017, ff. 69-79.
- Letërsia shqipe: Kujtesa e harresa, Revista Studime 24, ASHAK, Prishtinë, 2018, ff. 163-172.
- A/Z, Revista Studime 25, ASHAK, Prishtinë, 2019, ff.151-170.
- Testamenti: Imanenca albanologjike, Revista Studime 25, ASHAK, Prishtinë, 2019, ff.453-458.
- Topofilia letrare, Revista Studime 26, ASHAK, Prishtinë, 2020, ff. 139-162
- Epistemiologjia e librit identitar, Revista Studime 26, ASHAK, Prishtinë, 2020, ff. 433-436
- Shkrimi letrar në dy shekuj: Rinia e pleqëria krijuese në Romani shqiptar (Materiale të Konferencës shkencore, 10 tetor 2018), ASHAK dhe ASHSH, Prishtinë, 2019, ff.153-172.
- Oh-u i Pashkut: shpërthimet metakritike, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 24/2, 2005, ff. 299-307.
- Vepra letrare e Ernest Koliqit dhe miti, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 25/2, 2006, ff. 351-357.
- Autori – koha neutrale fiksionale, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 26/2, 2007, ff. 293-305.
- Fenomeni i autorit: Qarku anglo-amerikan, Revista Filologji 15, 2007, ff. 187-203.
- Ikona dhe letërsia, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 27/2, 2008, ff. 515-527.
- Shtresat/përftesat zhanrore te vepra e Pashkut, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Tetovë – Ohër, 2008, ff. 506-515.
- Romani i Kosovës: Loja e diskurseve dhe stileve, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 28/2, 2009, ff. 197-211.
- Semantika e metaforës në poezinë e Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 29/2, 2010, ff. 363-379.
- Melpomena e Haxhiademit, Revista Filologji, Prishtinë, 2010, ff. 287-309.
- Fenomene studimi: Fan S. Noli dhe Migjeni, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 31/2, 2012, ff. 33-49.
- Letërsia: Pharmacon identitar, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 32/2, Prishtinë, 2013, ff. 397-409.
- Kodet dhe veprat autoriale, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 33/2, Prishtinë, 2015, ff. 73-83.
- Religjioziteti si dominancë krijimtare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 34/2, Prishtinë, 2015, ff. 257-269.
- Letërsia dhe hegjemonia, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Journal 35/2, Prishtinë, 2016. ff. 333-342.
- Histori e letërsi: Diskutime filozofike-teorike, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Revistë/ Journal, 36, Prishtinë, 2017, ff. 307-321
- Udha e figurimit poetik të Basri Çapriqit, Revista Filologji 22, 2018, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2018, ff. 33-45.
- Tipat e realizmit socialist në letërsinë e Kosovës, Studime Albanologjike – Universiteti i Tiranës, 2010, ff. 112-129.
- Homo Poeticus-Homo Politicus, Studime Albanologjike – Universiteti i Tiranës, 2012, ff. 139-182.
- Romani i Bilal Xhaferrit, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë-Filologjisë, 2012, ff. 125-134.
- Shkrimi dhe vdekja, Studime Albanologjike 2013/2, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë – Filologjisë, 2014, ff. 44-57.
- Nocionet në kritikën letrare shqipe, Konferenca: Terminologjia në shkencat e ligjërimit, mbajtur më 13 mars 2012, organizuar nga Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës; 2014, ff. 285-297.
- Letërsia shqipe dhe filozofia e gjuhës në Studime Albanologjike 2015/2, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2016, ff. 112-124.
- Aletheia: E vërteta si ideal, Studime Albanologjike 2017/2, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2017, ff. 118-133.
Botime në revista shkencore ndërkombëtare:
- Fiction and Faction Perplexity in the Historical Discourse, Filosofiya-Philosophy Journal, Volume 27, Number 4, 2018, ff. 365-378.
- The Topic of Death in the Literary Discourse of Kosovo, Journal of History, Culture and Art Research, Volume 7, Number 5, 2018, ff. 265-273.
- Camus: The Essays about Romanesque, Annales Universitatis Apulensis, Volume 19, Number 2, 2018, ff. 151-156.
- The Philosophical Mea Culpa of the Icons of the Death of Author, Problemos 2019, Volume 95, ff. 105-116.
- Prison literary translations as a vision on cultural democracy, Balkanistic Forum Journal, 2019, Number 3, ff. 46-57.
- Literary Criticism and the aporias of reading literature, Studia Philologia Journal, Number 4, 2019, ff. 289-300.
Profesor i ftuar në universitetet e jashtme:
- Në Universitetin e Tiranës – Fakulteti Histori-Filologji për lëndën Letërsia e Kosovës në nivelin Master Shkencor në vitin akademik 2014-2015.
- Në Universitetin “La Sapienza” në Romë në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë për semestrin veror 2017-2018 nga 14-25 maj 2018.
- Në Universitetin “Ca’Foscari” të Venedikut, cikël ligjëratash nga 8-13 tetor 2018.
- Në Universitetin e Karlit të Madh në Pragë, cikël ligjëratash nga 11-15 nëntor 2019.