Mentor Petrela

Print

Biografia


 

Mentor Petrela lindi në Tiranë në vitin 1950, ku e mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet për mjeksi i kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1973, ku u diplomua “Cum Laude”. Studimet specialistike i mbaroi në Universitetin Rene-Descartes XI të Parisit, ku u kurorëzua me diplomën në fushën e neurokirurgjisë në vitin 1979. Në vitet 1990-1996 ishte shef i Shërbimit të Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë të Qendrës Spitalore “Nëna Tereza”, ndërsa në vitet 1993-1997 ishte Drejtor i Përgjithshëm i kësaj Qendre Spitalore. Nga viti 1994 është profesor i Neurokirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 1995-2000 ishte President i Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë, ndërkaq nga viti 1996 ushtroi funksionin e Shefit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitäre “Nëna Tereza” në Tiranë. Në viti 1997 zgjidhet President i Shoqatës Shqiptare të Neurokirurgjisë. Në vitet 1999-2002 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitet 2008-2011 ushtroi funksionin e shefit të Departamentit të Neurologjisë dhe Psikiatrisë. Nga viti 1992 është anëtar nderi i Shoqatës Franceze të Neurologjisë. Në vitin 1996 mori çmimin “Chevalier dans ГOrdre des Palmes Acadëmiques” (“Kalorës i Urdhrit të Palmes Akademike”) nga Kryeministri i Frances Alain Juppë. Me Konkurs Kombëtar për Universitetet e Frances në vitin 1997 në Paris zgjidhet Profesor i Neurokirurgjisë. Prej vitit 1998 është anëtar i Ëorld Federation of Neurological Ssurgery, European Assotiation of Neurological Societies. Ishte anëtar aktiv i Ëorld Academy of Neurological Surgery me seli në Vienë, ku mbajti dhe ligjërata. Në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invite) mbajti ligjërata në Universitetet e Parisit, Milanos, Nju-Yorkut, Gjenevës etj. Në vitin 2014 Presidenti i Frances Francois Hollande ia dha dekoratën më prestigjioze të Francës “Chevalier de la Legion d’Honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”). Ka botuar punime të shumta shkencore nga fusha e neurokiruegjisë në revista të njohura shkencore dhe përmbledhje studimesh në vende të ndryshme.