Biografia
Lindi në Cërnicë të Gjilanit më 1937. Në vendlindje kreu shkollën fillore katërklasëshe, ndërsa gjimnazin real tetëklasësh e kreu në Gjilan. Provimet e maturës i kaloi më 1960 në Gjimnazin e Prishtinës. Më 1960 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, që e kreu në qershor të vitit 1964. Më 1967 regjistroi studimet pasuniversitare të Fakultetit Filologjik të Beogradit – në Katedrën e Albanologjisë.
Nga viti 1968 deri sa u pensionua punoi në Institutin Albanologjik, duke nisur karrierën shkencore nga asistenti në Sektorin e Dialektologjisë, hulumtues i pavarur, bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor, deri në këshilltar shkencor.
Është marrë në radhë të parë me studime dialektesh shqiptare, pastaj me hulumtimin e gjurmimin e onomastikës, në lëmin e kulturës së gjuhës shqipe, mbi dy rrafshe, në rrafshin e kulturës së drejtshkrimit dhe në rrafshin e drejtshqiptimit të shqipes normative.
Më 1975 në Fakultetin Filozofik mbrojti temën e magjistraturës me titull “Fonetika e së folmes së Moravës së Epërme”, ndërsa në gusht të vitit 2000 tezën e doktoratës “E folmja e Karadakut” dhe mori gradën doktor i shkencave filologjike.
Më 2012 u zgjodh anëtar korrespondent i ASHAK-ut.
Bibliografia
Botimet e veçanta:
- Studime gjuhësore (dialektologji) I, Prishtinë 1978 (koautor).
- Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore (grup autorësh), Prishtinë 1982.
- Çështje të normës letrare (koautor), Prishtinë 1982.
- Kërkime dialektologjike, Prishtinë 1985, 404 f..
- Vështrime gjuhësore, Prishtinë 1993, 296 f..
- Çështje fjalëformimi në gjuhën shqipe, Prishtinë 1996, 310 f..
- Kështu fliste babai im – Mesele dhe kallëzime të Idriz Hoxhës – Cernica, Prishtinë 1997, 200 f..
- Nina-nana dhe këngë e lojëra fëmijësh (koautor), Prishtinë 1997.
- Njeriu skofiar (Jeta dhe vepra e Haxhi Krasniqit), Prishtinë 2004, 347 f. (koautor).
- Regjistri i vendbanimeve të Kosovës, Prishtinë 2005.
- E folmja e Karadakut, Prishtinë, 2008, f. 460.
- Flakadani i arsimit kombëtar, Prishtinë 2010, 580 f..
- Ramiz Cernica – simbol i bashkimit kombëtar, Prishtinë, (koaoutor), 2011.
- Gjilani me rrethinë, (koautor, redaktor e kryeredaktor. E gatshme për shtyp).
Studime dhe artikuj:
Dialektologji:
- Disa tipare të së folmes së Moravës së Epërme, Gjurmime albanologjike, 1-2, Prishtinë, 1970, ff.231-243.
- Vëzhgime mbi të folmen e Moravës së Poshtme, Gjurmime albanologjike, SSHF, II-1972, Prishtinë, 1973, ff. 109-145.
- Skicë e së folmës së fshatrave Mjak dhe Tanishec, Gjurmime albanologjike – SSHF, III, 1973, Prishtinë 1974.
- Fonetika e së folmes së Moravës së Epërme, (magjistraturë e mbrojtur me 7. 11. 1975).
- Mbi disa ndajfolje me fizionomi të substantivuar në të folmen e Gollakut Verilindor, Rilindja, qershor 1976.
- Mbi disa grupe konsonantike në të folmen e Moravës së Epërme, Rilindja, 24. IX. 1977.
- Disa tipare të së folmes së Moravës së Epërme, Studime gjuhësore (dialektologjia), I, Prishtinë 1978, ff.353-402.
- Sistemi konsonantik i së folmes së Moravës së Epërme, Gjurmime Albanologjike, SSHF VI, 1976, Prishtinë, 1978, ff.81-101 (shih dhe Studime filologjike, Tiranë, nr.4, 1981).
- Vëzhgime mbi të folmen e Moravës së Poshtme, Studime gjuhësore (dialektologji), I, Prishtinë 1978, ff.403-451.
- Realizime dhe synime në fushën e studimeve dialektologjike, Rilindja, 21 I.1978.
- Sistemi vokalik i së folmes së Moravës së Epërme, Gjurmime Albanologjike, SSHF, 9, 1979, ff.43-76.
- Nazalizmi në të folmen e Moravës së Epërme, Gjurmime Albanologjike, SSHF, 10, 1980, f.145-155.
- Disa veçori të së folmes së fshatrave Mramuer dhe Marec, Rilindja, 7.IX.1981.
- Gjendja e studimeve të të folmeve shqipe në Jugosllavi, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, nr. 10, 1985, ff. 57-68.
- Togjet vokalike AE, OE në të folmet shqipe, simpoziumi Gjendja e studimeve albanologjike – rezultate dhe probleme, 1985, botuar në Jehona, 3-4, 1986, ff.146-154.
- Vepër e spikatur dialektologjike (akad. Idriz Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes), Rilindja, 16. XI.1985 dhe Gjurmime albanologjike, SSHF, nr.15, Prishtinë 1986, ff. 287-289.
- Përdorimi i theksit në të folmen e Karadakut, Gjurmime Albanologjike, SSHF, nr. 25, 1995, Prishtinë, 1996, ff. 29-44.
- Gjendja e studimeve dialektologjike në fund të shekullit XX, Studime 4, Prishtinë 1997, ff. 385-402.
- Nazalizmi në të folmen e Karadakut, Dardania Sacra, nr.1, Prishtinë 1999, ff.213-226.
- Nazalizmi në të folmen e Karadakut, GJA,SSHF, nr. 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002.
- Mbi disa përkime gjuhësore të së folmes së Karadakut të Kosovës dhe të folmeve të rrethinave të Shkodrës, Shkodër, 20-22. XI. 2000, në Dardania Sacra, Prishtinë, 2001.
- Dr. Natasha Sotiri, E folmja dhe toponimia e Qeparoit, Konica, 2001, (recension) në Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 32).
- Diftongjet dhe togjet zanore në të folm en e Karadakut, Gjurmime Albanologjike, SSHF, nr.30-31, 2000-2001, Prishtinë 2003.
- Kohët e mbipërbëra në të folmen e Karadakut, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 21/2, Prishtinë, 2003, ff.385-390.
- Disa tipare të përbashkëta dhe të veçanta të të folmeve të Anamoravës (tryezë shkencore me rastine 90-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit), Studime, nr. 14, 2007.
Studime gjuhësore:
- Aglutinacioni dhe roli i tij fjalëformues, Jehona, nr. 1, 1970.
- Metateza si dukuri fonetike dhe roli i saj gjuhësor, Jehona, nr. 1, 1970.
- Gjuha dhe roli i saj komunikues, Bota e re, nr. 40, prill, 1971.
- Mbi veçoritë e mbiemrave participorë, Rilindja, 21.IX.1974.
- Disa emra te gjymtë në të folmen popullore, Rilindja, 26.X.1974.
- Pikëpamjet e Eqrem Çabejt mbi gjuhësinë balkanike, Fjala, nr. 8, 15 IV.1988.
- Rreth shumësit të disa emrave mashkullorë, Gjurmime Albanologjike, SSHF, nr. 23, 1993, Prishtinë, 1994, ff. 125-133.
- Ndikimet gjuhësore të shqipes në folklorin kroat e serb të Anamoravës, Gjurmime albanologjike, SSHF, 24, 1994, Prishtinë 1995, ff. 83-94.
- Emra të mbiemërzuar, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 27, 1997, ff.63-70.
- Pikëpamjet e Eqrem Çabejt për gjuhësinë ballkanike (i përpunuar dhe i zgjeruar) botuar në vëll. Eqrem Çabej, Prishtinë, 2003.
- Kontributi i Petro Furiqit në studimet albanologjike (kumtesë e lexuar në sesionin e organizuar për javën e kulturës arvanitase), 7. IX. 2007.
- Konsulta Gjuhësore – Paraprijëse e Kongresit të Drejtshkrimit, Prishtinë 2009.
Studime leksikore:
- Mbi disa togfjalësha popullorë, Jehona, nr. 7, 1972.
- Fjalë dhe shprehje të rralla popullore, Flaka e Vëllazërimit, në vazhdime: 9, 12, 14, 16, 19 dhe 23 prill 1972.
- Nga pasuria leksikore e Karadakut të Gjlanit, Jehona, nr. 6, 1974, ff. 78-101.
- Material leksikor nga krahinat, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. V, 1975, Prishtinë, 1976, ff.175-186 (koautor).
- Nga leksiku i pasivizuar i shqipes në të folmet popullore, Gjurmime Albanologjike, SSHF, VII, 1977, Prishtinë 1975, ff. 109-132.
- Shprehjet eufemike – relikte gjuhësore të së kaluarës, Rilindja, 3.V.1975.
- Nga leksiku i pasivizuar i shqipes në të folmet popullore, Gjurmime Albanologjike, SSHF, VIII, 1978, Prishtinë 1979, f. 217-232.
- Konservimi i leksikut arkaik në krijimtarinë popullore, Rilindja, 3.III.1979.
- Ta aktivizojme leksikun e gurrës popullore, Rilindja, 11, 12, 13 dhe 14.VIII.1979.
- Nga leksiku i pasivizuar i shqipes në të folmet popullore, Gjurmime Albanologjike SSHF, nr. X-1980, ff. 265-278, (me S. Gashin).
- Pasivizimi i leksikut, Rilindja, 19.I.1980.
- Krijimtaria letrare dhe leksiku i saj arkaik, Gjurmime albanologjike, folklor dhe etnologji, XII, 1982, ff.199-205.
- Nga leksiku i pasivizuar në sferën e veshmbathjes popullore, Gjurmime Albanologjike, SSHF, nr. XI, 1981, Prishtinë, 1982, ff.93-104 (shih dhe: Trashëgimia e kulturës popullore, Prishtinë, 1983, ff.175-185).
- Leksiku i pasivizuar në shprehjet frazeologjike, Rilindja 27.I.1990.
- Leksiku i pasivizuar etnofolkorik në shprehjet frazeologjike, Studime etnografike të ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare (7-8 dhjetor 1989), Prishtinë 1990, ff.171-183.
- Fjalor dialektor me vlerë të shumëfishtë, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 17, 1987, Prishtinë 1988, ff. 303 -314.
- Ndikimi i orientalizmave në fushën e fjalëformimit ndër të folme shqipe, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 22, 1992, Prishtinë, 1993, ff. 115-125.
- Tipat e fjalëformimit në Fjalorin e fjalëve dhe shprehjeve popullore, Rilindja, 15.IX.1982.
- Material i çmueshëm për leksikologjinë tonë (I. Goçi, Antonimet e gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë, 1985, botoi Instituti albanologjik), Rilindja, 18.I.1986.
- Material leksikor nga krahinat, Gjuha Shqipe, nr. 2. 1988.
- Tipat e fjalëformimit në fjalorin e Kristoforidhit, Konferenca shkencore 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 1990, ff. 53-67.
- Thesari leksikor në ligjërimet popullore është i pashtershëm, Rilindja, 13. XI. 2001.
- Shtresimet leksikore dhe leksiku i pasivizuar në të folmet popullore (lexuar në Konferencën Shekulli i shtetit shqiptar, 11-12.VI.2012).
Onomastikë:
- Elemente të gjuhës dhe toponomastikës, Rilindja, 1.II.1975.
- Mbi disa toponime të tipit perifrastik, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, ff, 243-251.
- T’i shkruajmë besnikërisht emrat e vendbanimeve, Rilindja, 17.IV.1982.
- Mbi evoulimin e disa toponimeve kompozitore në të folmet e sotme, Fjala, 15.I.1986.
- Toponimet kompozitore mesjetare në të folmet e sotme shqipe, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 16,1986, Prishtnë, 1987, ff. 101-120.
- O nekim složenim srednjoveknovim toponimima sa?uvanim u savremenin albanskim govorima (Konferenca VI e Onomastikës Jugosllave, 9-12.X.1985, Donji Millanovc), Beograd, 1987. ff. 53-63.
- Emri Shkup dhe rrjedhojat e tij, Gjuha shqipe, nr. 1,1987, ff. 77-85.
- Gjurmët e toponimeve në këngët e kurbetit, Jehona, nr.1, 1987, ff. 79-89.
- Toponimet si dëshmi e autoktonisë së popullsisë shqiptare në Maqedoni (Simpoziumi Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 20, 21 dhe 22 dhjetor 1991), Shkup 1994, ff. 87-96.
- Etimologjia evolutive e makrotoponomit Karadak, Zëri, 5.X.2000.
- Mbi disa toponime kompozitore mesjetare në rrethinat e Shkodrës, Seminari V Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj, 2002.
- Toponimia e Gjakovës me rrethinë, botoi Kuvendi i Komunës Gjakovë, 2003, (recension), GJA, SSHF, nr. 30-31-2000-2001, Prishtinë 2003.
- Një vepër e rëndësishme onomastike, Zëri, 15.II.2003.
- Parimet e Komisionit Qendror për Emërtimin e Standardizimin e Vendbanimeve të Kosovës, Dardania Sacra, nr.5, 2005, ff. 267-280.
- Toponimet kompozitore në trevën e Mitrovicës me rrethinë (sesion shkencor për çështje historike e arkeologjike, etnologjike e onomastike të Mitrovicës me rrethinë, shtator, 2008).
- Vepër me vlera të shumëfishta shkencore onomastike (R. Doçi, Çështje onomastike pellazgjiko-ilire-shqiptare, Prishtinë, 2009).
- Vepër e mirëfilltë shkencore nga fusha e onomastikës, Gjurmë onomastike, Prishtinë, 2009.
Terminologji:
- Emërtimet popullore që shprehin sasi aproksimative, Rilindja, 12.IX.1977.
- Mbi zhvillimin e disa fjalëve në të folme popullore, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. VI, 1976, Prishtinë 1978, f. 141-150.
- Ndeshtar e jo garues, Rilindja, 6. I.1979.
- Koritore apo lugore, Rilindja, 1.X.1983.
- Thellësi e njohjes së terminologjisë sinonimike (ca fjalë rreth Fjalorit etnobotanik të Shefki Sejdiut), Rilindja, 1.III.1986.
- Kujdes e maturi në krijimin e fjalëformimeve të reja, Rilindja, 15 III.1986, f.14.
- Mundësia e zgjerimit dhe e pasurimit të terminologjisë me prapashtesën fjalëformuese -tore, (Simpoziumi: Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi, 28-29.01.1988), f. 32-44.
- Mundësi e pasurimit të terminologjisë, Jehona, nr.7, 1989.
Vështrime:
- Jeta dhe veprimtaria shkencore e prof. dr. Idriz Ajetit (vështrim i përgjithshëm – koautor), Gjurmime albanologjike, SSHF, 1977, ff. 11-17.
- Kontributi i akademik Idriz Ajetit në fushën e dialektologjisë shqiptare, Jehona, nr. 3, 1979, ff. 292-297.
- Akademik Idriz Ajeti – albanolog dhe linguist i shquar i ditëve tona, Fjala, 1 I.1980.
- Të dhënat e Atanasije Urosheviçit mbi lagjen Smakiq të Cernicës, Përparimi, nr. 1, 1971.
- Ahmet Hajdari, Doracak i gjuhës, Shkup, 1988, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 19-1989, Prishtinë, 1990, ff.401-405.
- Nxitje për njohuri të reja gjuhësore, Jehona, 2-3, 1989 (shih dhe Rilindja, 9. IX. 1989).
- Dr. Qemal Murati, Konservacioni në fushë të shqipes, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 22, 1992, ff. 152- 157.
- Konferenca shkencore: Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot, Tiranë 20-21 nëntor 1992, Gjurmime albanologjike, SSHF, nr. 22, 1992, f. 157-158.
- Fjalor i të folmeve shqipe ne Mal të Zi, GJA SSF, nr. 26, 1996, f. 236-238.
- Një vepër e rëndësishme në shkencën e gjuhësisë shqiptare, dr.Nuhi Veselaj: Paskajorja – çështje e shqipes standarde, Rilindja, 10. VI. 2000 (dhe Dardania Sacra, nr. 2, 2000, 431-434).
- Një vepër autentike me lëndë të pasur burimore historike, Rilindja, 17.V.2001.
- Dr. Mehmet Ahmeta, E folmja e Plavës dhe Gucisë, IAP, Prishtinë 2002, f. 396 në GJA, SSHF, nr. 30-31, Prishtinë, 2003.
- Margaritarët e Malësisë së Gjakovës – vepër me vlera shkencore e kulturore të pakrahasueshme, Visare gjuhësore-kulturore nga Malësia e Gjakovës, gazeta Drita, 29.II.2004.
- Fryma kombëtare në veprimtarinë e myderriz Hasan efendi Nahit (Përmbledhje kumtesash nga sesioni shkencor, Prishtinë, 5 shkurt, 2011), Prishtinë, 2012, f. 87-97.