Luan Mulliqi

Anëtar korrespondent
Print

Biografia



Luan Mulliqi (1953), skulptor. Lindi në Gjakovë. Studimet për skulpturë i kreu në Akademinë e Arteve Figurative të Universitetit të Prishtinës (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve në Beograd (1979).
Që nga viti 1977 është anëtar i SHAFK si dhe anëtar i SHA të Çikagos, SHBA (1990), ndërsa në vitin 1992 pranohet anëtar i “United American Artist” në Nju Jork të SHBA-ve si dhe anëtar i rregullt i “International Sculpture Center” në Uashington (1994).
Ka marrë pjesë në simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar si dhe ka botuar shumë shkrime për skulpturën monumentale. Ka përgatitur dhe botuar dy monografi për artin pamor në Kosovë. Për jetën dhe krijimtarinë e tij të begatshme janë shkruar shumë artikuj në mediat e shkruara dhe ato digjitale, është i pranishëm në shumë katalogë e monografi, ndër to edhe në monografinë ekskluzive të shkruar nga prof. dr. Johan Gunther “Mulliqi a Great Sculpture”.  Ka realizuar projekte skulpturale të artit publik në SHBA, Kosovë dhe në Shqipëri. Për shumë vite punoi ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron edhe tani. Për afro dhjetë vite ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2012 pranohet anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Veprat e tij gjenden në disa galeri e muze, ndërsa skulptura “Hyjnesha” është pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut Kombëtar të Francës.
Veprat e tij gjinden gjithashtu te koleksionistë privatë dhe personalitete të njohura, siç janë: Papa Gjon Pali II, presidenti Clinton, mbreti Hirohito, mbretëresha Elizabeth II, princesha Diana, z. M. Albright, presidenti G. Bush, Papa Benedikti XVI, presidenti Demirel, presidenti Berisha, kryetari R. Formigoni etj.

Bibliografia



Veprimtaria artistike

Ekspozitat Personale:

  • 1979 – Galeria e Fakultetit të Arteve, Beograd.
  • 1992 – Renata Gallery, Chikago, SHBA.
  • 1994 – Artecounter Gallery, Dallas, SHBA.
  • 1995 – Gallery Art 54, Nju Jork, SHBA.
  • 2008 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2012 – Coco Gallery Vienë, Austri.
  • 2014 – Triada Gallery Timi?oara, Rumani.
  • 2015 – Muzeu Arkeologjik Kombëtar Paris (prezantim ekskluziv i skulpturës “Hyjnesha”).
  • 2016 – Galeria ASHAK, Prishtinë.
  • 2018 – Galeria Hamami, Prizren.
  • 2020 – Ekspozita “Monumenti Hasjanet”, Prishtinë.
  • 2022 – Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë Veriut


Ekspozitat kolektive me rëndësi:

  • 1977 – Gradski Muzeum, Dubrovnik, Kroaci.
  • 1979 – Galeria Kombëtare, Tiranë, Shqiperi.
  • 1992 – Gallery Becker, Amsterdam, Holande.
  • 1993 – Tayamara Sculpture Biennale, Hokaido, Japoni.
  • 1994 – Pietrasanta Plaza, Pietrasanta, Itali.
  • 1995 – Marble Institute Colorado, SHBA.
  • 1997 – Florida Art Center, Majami, SHBA.
  • 2000 – Galeria Kombetare-Tiranë, Shqipëri.
  • 2003 – Galeria ECKE, Augsburg, Gjermani.
  • 2004 – National Gallery of Modern Art, Mumbai, Indi.
  • 2006 – Galeria Nacionale Shkup, Maqedoni e Veriut.
  • 2007 – Cite International des Arts, Paris, Francë.


Monumente të realizuara:

  • 2006 – Shtatorja e akademik Fehmi Agani, Prishtinë.
  • 2007 – Shtatorja e Nënë Terezës, Aeroporti i Tiranës.
  • 2014 – Sheshi “Ali Podrimja”, Gjakovë.
  • 2014 – Sheshi i Dëshmorëve, Pejë.
  • 2015 – Shtatorja e Ismail Qemalit, Prishtinë.
  • 2018 – Busti i Sekretares së shtetit të SHBA-ve Medlin Ollbrajt në Prishitnë.
  • 2019 – Skulptura e senatorit Bob Dole në Prishtinë.
  • 2020 – Monumenti “Hasjanja”, Prishtinë.


Shpërblimet:

  • 1978 – Çmimi për skulpturë i Fakultetit të Arteve në Beograd.
  • 1979 – Çmimi “Mosha Pijade” Prishtinë.
  • 1981 – Çmimi “40 Vjet Revolucion”, Prishtinë.
  • 1983 – Çmimi i Bienales së vizatimit në Prishtinë.
  • 1985 – Çmimi i “Sallonit pranveror”, Prishtinë.
  • 2000 – Çmimi i parë për “Shtatoren e Nënë Terezës”, Prishtinë.
  • 2004 – Çmimi i parë për “Skenderbeu, strateg dhe siplomat”, Prishtinë.
  • 2005 – Çmimi i parë për “Monumenti Nënë Tereza” Tiranë.
  • 2006 – Çmimi i parë për “Shtatorja e Akademikut Fehmi Agani” Prishtinë.
  • 2014 – Çmimi i Parë për statueten Bekim Fehmiu Ministria e Kulturës
  • 2015 – Çmimi për shtatoren e Ismail Qemalit, Prishtinë.
  • 2020 – Çmimi i parë për skulpturë i Asociacionit të Artistëve Kosovarë.