Kolec Topalli

Print

Biografia


 

Kolec Topalli ka lindur në Shkodër më 1938, sjhkollimin fillor e mori në vendlindje dhe në Berat, pastaj në Tepelenë e më tej në Portopalermo. Më 1955 mbaroi shkollimin e mesëm pedagogjik në Shkodër, ku nisi edhe punën si mësues në fshatrat e Kukësit, pastaj të Lezhës. Pa u shkëputur nga puna, mbaroi studimet për gjuhë-histori në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe pastaj për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës (1964). U diplomua, por për arsye biografie në rrethin e Lezhës u pushuan nga puna. Më vonë e emëruan arsimtar në fshatrat e Gramshit, ku qëndroi 7 vjet. Më 1971 e transferuan në fshatin Nikël të rrethit të Krujës, ku punoi deri më 1991. Edhe pse për një kohë nuk e gëzonte as të drejtën e botimit, ai i vijoi studimet me durim duke marrë gradën “kandidat i shkencave” më 1987, ndërsa gradën doktor i shkencave më 1992. Nga viti 1991 u përfshi në zhvillimet e gjithmbarshme të vendit dhe shumë shpejt u emërua Sekretär i Përgjithshëm i President it të Republikës, ku qëndroi disa vjet. Më 2006 qe emëruar këshilltar diplomat në Ambasadën shqiptare në Romë, por në krye të një viti iu kthye sërish punës shkencore. Nga viti 1994 deri më 2009 ka dhënë leksione të fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Nga 1997 filloi punën në Institutin e Gjuhësisë në sektorin e Historisë së gjuhës, ndërsa nga 2008 është koordinator shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Si studiues K. Topalli ka marrë pjesë aktive me ligjërata, konferenca shkencore e veprimtari të tjera në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare në qendra dhe me raste të ndryshme të Europës, përfshirë dhe veprimtaritë në Prishtinë. Për kontributin e tij në fushën c arsimit më 1993 është nderuar me titullin “Mësues i Popullit”, ndërsa për merita në fushën e shkencës më 1994 i është dhënë titulli “Drejtues kërkimesh”. Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është zgjedhur në vitin 2008. Akademik Kolec Topalli ka botuar 17 vepra studimore-monografike, prej të cilave 10 në fushën e fonetikës historike (një e përkthyer italisht); këtë seri studimesh në fushën e fonetikës historike ai e ka përmbyllur në veprën sintezë “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007). Më pas vijnë veprat: “Theksi në gjuhën shqipe” (1995), “Për historinë e hundorësisë së zanoreve” (1996), “Zhvillimi historik i diftongjeve në gjuhën shqipe” (1998), “Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe“ (2000) “Sonantet e gjuhës shqipe” (2001) Mbylltoret e gjuhës shqipe“ (2002) „Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe“ (2003) dhe “Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingëllor” (2004). Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007) paraqet një përmbledhje të të gjitha monografive të mëparme, ndërsa “Ricerehe sulla storia dciraccento in albanese” Cosenza 2007, është një përkthim i së njëjtës vepër të botuar shqip më parë. Në fushën e gramatikës historike ai ka botuar katër vepra monografike, për ta përmbledhur gjithë këtë punë me veprën sintetizuese “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”. K. Topalli ka botuar dy tekste universitäre në fushën e historisë së gjuhës, ndërsa ka botuar edhe “Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe”. Në shkencën dhe kulturën shqiptare akademik Kolec Topalli tashmë ka krijuar figurën e një personaliteti që ia ka dalë të krijojë vepër me vlera të rralla shkencore. Vdiq në Shkodër në vitin 2018.