Gazmend Zajmi

Akademik
Print

Biografia



Lindi në Krumë më 1936. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren. Fakultetin Juridik dhe Studimet post­diplomike (drej­timi juridik-politik) i mbaroi në Beograd. Doktoroi më 1972.
Tre vjet ushtroi detyrën e gjykatësit e të kryetarit të Gjyqit të Rrethit të Prizrenit. Me themelimin e Fakultetit Juridik të Prishtinës u zgjodh asistent. Pas viteve 1963-67, kur qe sekretar i Kuvendit të Kosovës, ushtroi detyrën e profesorit të Fakultetit Juridik për lëndët Sistemi politik dhe E drejta kushtetuese. Qe shef i Katedrës së Shkencave Politike, prorektor dhe rektor i Universitetit të Prishtinës, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve Universitarë të Kosovës, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës etj. Qe nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1992 u zgjodh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave me seli në Strasburg.
Ishte një ndër figurat më të ndritshme intelekuale të vitit të madh 1968. Artikuloi kërkesat për Republikën e Kosovës, për vetëvendosjen e shqiptarëve, për Kushtetutën e Kosovës, për Universitetin e Prishtinës, për shkëputjen nga Serbia dhe barazinë e plotë të shqiptarëve me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Si rektor i Universitetit të Prishtinës në asnjë rast nuk shprehu distancim nga kërkesat e demonstrantëve në vitin 1981, por me mençuri bëri mbrojtjen më të mirë të mundshme. Prandaj regjimi e largoi nga posti i rektorit, e përjashtoi edhe nga Uni­versiteti. Ishte iniciator dhe autor i Apelit 215 të intelektualëve shqiptarë në mars të vitit 1989. Në vitin 1990 Ishte kryehartuesi i Deklaratës së Aka­demisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kush­tetuese të Kosovës dhe përpilues i tekstit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe dokumentave të tjera për avancimin e pozitës konstitucionale-juridike të Kosovës.
Publikoi mbi 30 punime shkencore dhe katër studime monografike. Në këto punime kryesisht trajtohet problematika e pakicave kombëtare, e aspekteve sociopolitike të pozitës së gjuhëve, e autonomisë dhe e federalizmit. Publikoi edhe një sërë vështrimesh politike në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i botoi veprat e tij në katër vëllime.
Është gjithashtu autor i tre vëllimeve me kompozime këngësh dhe i dy vëllimeve me vargje të këngëve të kompozuara.
Vdiq më 1995.

Bibliografia



Librat e botuar:

  • Ustavno-pravna zaštita i tretman jezika nacionalnih manjina u Evropi izme?u dva svetska rata, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Lib. 2, Prishtinë, 1982.
  • Vepra I, ASHAK, 1997.
  • Vepra II, ASHAK, 2001.
  • Vepra III, ASHAK, 2003.
  • Vepra IV, ASHAK, 2004.


Artikujt dhe studimet:

  • Quelques aspects theoriques de la corelation entre le traitement de minorites nationales dans le droit international et le droit constitutional, Conference internationale sur les minorites, Triestes, 27-31, maggio 1974.
  • Same observations on the (language) possition of national minorities in Europe after the first ëorld ëar, in connection ëith contempirery problems of national minorities, United Nations S.O. 216/3 (26), United Nations Seminar on the promotion and protection of human rights of national, ehnie and other minorities, Ohrid, Jugoslavija, 1974, “Ohrid Seminar”, 1975, Nova Makedonija.
  • “L’essenza politica delle miknoranze nazionali” Atti del simposio sui problemi socioeconomici e ambientali degli sloveni in Italia, volume I, Trieste 1978 (The Political Esse of Nationalities (nations Minorities) JP.S.A. Round Teble, Dubrovnik, 1975.
  • Language equality among the nations and nationalites of Yugoslavia, Nations and nationalities of Yugoslavia, Me?unarodna politika, Beograd, 1974.
  • Od flotantnosti iseljenika do njihove etni?ke (nacionalne) aglomeracije, Iseljeništvo naroda i narodnosti Jugoslavije i njegove uzajamne veze s domovinom, Zavod za migracije i narodnosti, Zagreb, 1978 (separat).
  • Aspekti ostvarivanja nacionalne ravnopravnosti u školstvu, Simpozijum 76, Novi Sad 76, SFR Jugoslavija, Novi Sad 1977.
  • Ustavni zakon SAP Kosova i ravnopravnost jezika, Përmbledhje punimesh 1961-1971, Fakulteti Juridik-Ekonomik, Prishtinë, 1972.
  • Nacionalne manjine u državnoj regulativi bivše Jugoslavije, Fakulteti Juridik i Prishtinës, Prishtinë 1974 (separat).
  • Jezik kao jedan od ?inilaca bi?a i položaja narodnosti, Federalizam i nacionalno pitanje, Zbirka radova, Savez udruženja za politi?ke nauke Jugoslavije, Beograd, 1971.
  • (A nyelv mint a nemzetiseglenyenek es helyzetenek tenyezoje) Anyanyelv – A llaninyelv, Forum Knyvkiado.
  • Aspektet teorike mbi gjuhën si një ndër faktorët e qenies dhe pozitës së kombësive, Përparimi 3/71.
  • Socialisti?ka misao i ravnopravnost jezika, Socijalizam – ?asopis Saveza komunista Jugoslavije, 10 tetor 1968.
  • Functions and aspects of the balanced and effective development of the universities of developing countries and/or regions, International Association of Universities. Seventh general conference, Manila 1980, documents.
  • Nelogi?nost u mehani?koj paraleli izmedju teorije o odumiranju države i teorije o odumiranju nacije, Socijalizam u svetu, Me?unarodni ?asopis marksisti?ke i socijalisti?ke misli, Beograd, 1980, nr. 20.
  • The relations of the Class and the national in the Political Sistem of Socialism, “Sociolism in the World”, Cavtat, 1977, Yugoslavia, number 6.
  • Format e barazisë së gjuhëve gjatë lëvizjes dhe Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë, Përparimi, nr. 6, Prishtinë 1971.
  • Disa aspekte metodologjike dhe konkluduese lidhur me studimin e pozitës së gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë midis dy luftërave botërore, Përparimi, nr. 4, 1972.
  • Pozita e gjuhëve në Krahinën Autonome të Kosovës në periudhën 1945-1970 (periudha 1945-1953), Përparimi, nr. 7, 1971.
  • Pozita e gjuhëve në Krahinën Autonome të Kosovës në periudhën 1945-1970 II Periudha 1963-1968, Përparimi, nr. 8, 1971.
  • Mbi aspektet dhe problemet sociologjike t’urbanizmit e t’urbanizimit, Përparimi nr. 7, 1967.
  • Kushtetuta e Krahinës në vend të Ligjit Kushtetues, Përparimi, viti XIX, nr. 7-8.
  • Neka zapažanja o osnovama autonomije u našem društveno-politi?kom sistemu Autonomne pokrajine u Jugoslaviji, Institut za uporedno pravo, Beograd, 1967.
  • Barazia e gjuhëve (Monografi në botim të Përparimit), Prishtinë, 1968.
  • Disa çështje nacionale në Kosovë në dritë të Traktatit të Senzhermenit, Simpozium i Entit Krahinor të Historisë: Kosova gjer në vitin 1912 (dokumentacion).
  • Marksizmi dhe vetëqeverisja, Përparimi, nr. 2/75.
  • L’autogestion. Dokuments. Centre International de coordination des Rexherches sur l’autogestion (CICRA) Paris, septembre, 1977.
  • National minorities in space and time – the United Nations and National Minorities, X th World Congress of International Political Science Associatin. Edinburgh, Scotland, 1976, documents. (në gjuhën sllovene: Teorija in Praksa 12/76, Ljubljana.
  • Nacionalni faktor i društveni progres, Konferenca VII ndërkombëtare: “Nauka i društvo” – Science and society – dokumenti, Portorozh, 1976.
  • Položaj i uloga narodnosti u SFRJ, Libri universitar i grupit të autorëve: Politi?ki sistem SFRJ – Beogradski univerzitet, Rad, 1975.