Biografia
Frashër Demaj është i lindur me 08.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “11 Maji” tani “Bedri Pejani” në Pejë. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë më 22.2.1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”. Ka magjistruar më 25.3.2005, me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Frashër Demaj ka punuar mësimdhënës në disa shkolla fillore e të mesme, si: Shkolla Fillore “Iliria” në Prishtinë, 1996; “Ismail Qemali”, Prishtinë, 1997-1998, “Elena Gjika”, Prishtinë, 1998-2003 dhe në Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej”, në Prishtinë 1999-2000.
Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë, në fillim si asistent e më pas hulumtues i pavarur dhe bashkëpuntor shkencor, për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor – Profesor i asocuar. Në Institut ka ushtruar detyren e sekretarit shkencor 2007-2012, kurse në vitet 2012-2013 ka ushtruar detyren e drejtorit të Institutit të Historisë. Prej korrikut 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt.
Nga viti 2010 ka punuar professor, kurse gjatë viteve 2014-2018 ushtroi mandatin e rektor në kolegjin FAMA.
Ka mbajtur ligjerata (visiting profesor) në Universitetin e Barit “Aldo Moro” në Itali, në Universitetin e Sofjes, në Bullgari dhe ka marrë ftesë për të ligjeruar në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve.
Më 21 dhjetor të vitit 2016 është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në “Legjislaturën e Shtatë” 2019-2021
Bibliografia
Monografi dhe botime tjera të veçanta:
- Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2009.
- Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011.
- Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (kontributor-autor i disa njësive).
- Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Cetinë 2012 (kontributor-autor i disa njësive).
- Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (kontributor-autor i disa njësive).
- Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (kontributor-autor i disa njësive).
- E Drejta e Bashkimit Europian, historia, institucionet, legjislacioni dhe politikat, Prishtinë 2015. (bashkautorësi).
- Il Diritto Europeo e le politiche di integrazione, Edizioni Giussepe Laterza, Bari 2015. (bashkautorësi).
- Mulla Zekë Berdynaj, intelektual, atdhetar e prijës fetar, Prishtinë 2016.
- Великобритания и албанския въпрос 1875-1913, Sofje 2016.
- The Cold War (1944-1990), Thessaloniki, 2016 (kontributor-autor i disa njësive).
- Wars, Divisions, Integration (1990-2008) Thessaloniki, 2016 (kontributor-autor i disa njësive).
- Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913 (ribotim), Prishtinë 2017.
- Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913 (ribotimi i dytë), Zagreb 2018.
- Fjalori Enciklopedik i Kosovës, autor i disa zërave, Prishtinë 2018.Vendbanimet e Kosovës, tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale (Leksikon), Vëllimi I, Qendrat Urbane (Peja- bashkëautor), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2018.
- Shqiptarët në dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe 1911-1912, Instituti i Historisë, Prishtinë 2019.
- Pozita gjeografike, politike dhe popullsia shqiptare në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe 1912-1918, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2021.
- Shqiptarët gjatë vitit 1943 sipas dokumenteve ushtarake gjermane, (dokumente) Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2021. (bashkëpergatitje).
- Shqiptarët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore (1944) sipas burimeve gjermane, (dokumente) Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2021. (bashkëpergatitje).
- Frashër Demaj, Teki Kurti, Shqipëria dhe shqiptarët sipas dokumenteve ushtarake gjermane 1943-1944, (dokumente) Instituti i Historisë, Prishtinë 2021. (bashkëpergatitje).
Publikime në revista shkencore dhe përmbledhje botimesh:
- Elementet Shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “KOSOVA” 22/23, Prishtinë, 2003.
- Emigrimet dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali, “KOSOVA” 24/25, Prishtinë, 2003.
- Misioni politiko-diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë, “KOSOVA” 28, Prishtinë 2006.
- Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren – Shkodër, 2006.
- Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demajt, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, Prizren – Klinë 2006
- Krimet serbo-malazeze në Fierzë (Novosellë) të Pejës më 1945, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike. Prishtinë 2006.
- Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës 1990-1999, botuar në përmbledhjen e punimeve: “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, Tiranë 2008.
- Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjes shqiptare sipas gazetës “La Nazione Alabanese”, “KOSOVA” 29-30, Prishtinë 2008.
- Pjesëmarrja e abreshëve-shqiptarëve në luftë për bashkimin e Italisë, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës, nr. 39/40, Prishtinë 2008.
- Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, botuar në “Ali Hadri, Jeta dhe Vepra”, Prishtinë, 2009.
- Lëvizjet kulturo-arsimore të arbëreshëve të Italisë gjatë shek XIX, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës nr. 40/41, Prishtinë 2009.
- Roli i Britanisë së Madhe në luftën e Krimesë dhe situata në Shqipëri, “KOSOVA” 31/32, Prishtinë 2009.
- Nënë Tereza Nobeliste, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë 2010.
- Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Kryengritjes së vitit 1910, “KOSOVA” 33/34. Prishtinë, 2010/2011.
- Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në; “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinë 2011.
- Sfidat e nderkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Revista Shkencore “Juridica” 1, Prishtinë, 2011.
- Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, botuar në “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 2013.
- Alternativat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha për kufirin shqiptaro-malazez ne Konferencën e Ambasadoreve ne Londër, KOSOVA 37/38, Prishtinë 2013.
- Konteksti diplomatik i çështjës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Revista Shkencore “Juridica” 2/3, Prishtinë, 2011.
- Qëndrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”.
- Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, botuar në permbledhjen “100 vjet nga Kryengritja e Malësisë 1911-2011, Tuz, 2012.
- Ostana strahotno pravomoshtija konferencija po albanskia vepros v London 1912-1913, Istoriecki Pregled, Bullgarska Akademia Naukite, Bulgarian Historical Review, 2013, 5-6.
- Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve ne krahinen e Hotit 1875-1924, botuar në Hoti në rrjedhat e shekujve Detroit, Michigan, 2015.
- Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 – 1912, botuar në permbledhjen “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Prishtinë 2015”.
- Diplomacia e Fuqive të Mëdha gjatë Luftës së Parë Botërore, Studime Shoqërore 2, ASHAK, Prishtinë 2015.
- Porti i Shën Gjinit sipas dokumenteve diplomatike të Britanisë së Madhe (1912-1913), Studime Shoqërore 3 ASHAK, Prishtinë 2016.
- Mеждународната дипломация и ролята на нато за освобождението на Kосово, botuar në MINALO 1, ISSN-1310-3415 Sofje 2018.
- Kërkesa e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë më 1918 për bashkimin e Kososvës dhe viseve tjera me Shqipërinë, revista KOSOVA, Prishtinë 2018.
- Fonde të dokumenteve britanike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në “The National Archive”, botuar në Lidhja Shqiptare e Prizrenit (140 vjet mbas), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2019.
- Pavarësia e Kosovës dhe njohja nderkombëtare, botuar në “Pavarësia e Kosovës dhe sfidat e shtetndertimit”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2019.
- Burime britanike për arrestimin dhe internimin e grave dhe familjeve shqiptare që ngritën krye kundër pushtetit osman 1910-1912, botuar në “Studime Shoqërore” Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2020.
Kumtesa shkencore:
- Diplomacia shqiptare dhe marrëdhëniet e Lidhjes së Prizrenit me Evropën, Prishtinë, 1998.
- Aleanca Ballkanike dhe Shqipëria, Prishtinë, nëntor 1998.
- Mërgimtarët në luftën e Koshares,, Prishtinë më 19. 04. 2000.
- Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, Shkodër më 13-14 qershor 2005.
- Bajram Curri në tekstet e shkollore të Historisë në Kosovë, Gjakovë, 8 korrik, 2005.
- Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demaj, Klinë 11-12 dhjetor 2005.
- Problemi i trajtimit dhe i përdorimit të termave dhe koncepteve viktimë, martir, dëshmor, hero dhe hero kombëtar, Prishtinë 15 dhjetor 2006.
- Figura e Idriz Seferit në programet dhe tekstet e historisë në Kosovë, Prishtinë, 2007.
- Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës, Tiranë, 27 nëntor 2007.
- Kontributi i profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, Prishtinë 3 mars 2008.
- Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Tiranë 13 qershor 2008.
- Kontributi i diasporës shqiptare në çlirimin e Kosovës, Prishtinë 12 qershor 2009.
- Qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj kryengritjes së vitit 1910, Kaçanik, 30 prill 2010.
- Kontributi i delegatëve nga rajoni i Mitrovicës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Mitrovicë, 4 qershor 2010.
- Kontributi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Prishtinë, 2 korrik 2010.
- Përdorimi i burimeve alternative të Historisë, Selanik, Greqi, 11-13 shkurt 2011
- Roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Tiranë, 28 mars 2011.
- Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, Tuz, Mal i Zi, 4, 5 mars 2011.
- Probleme teoriko-metodologjike të historiografisë shqiptare, Java e Shkencës, Prishtinë, maj 2011.
- Monumentet kulturore të periudhës Osmane në Kosovë, Athinë, Greqi, 6-9 qershor 2011.
- Pozita e Shkencës në Kosovën e Pavarur, 15.6.2011, ASHAK, Prishtinë.
- Aziz Zhilivoda figurë e shquar e luftës për liri e bashkim kombëtar, Kastriot, 24.6.2011.
- Misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Itali Tiranë, 9.12.2011.
- Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kryengritja shqiptare e vitit 1911, Tuz 2011.
- Musa Hoti, aktivist i devotshëm i çështjes kombëtare, Mitrovicë 2011.
- Kontributi i diasporës në çlirimin e Kosovës, Prizren, qershor 2012.
- Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin shqiptaro-malazez në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Simpoziumi shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”, Plavë, korrik 2012.
- Qëndrimi i diplomacisë së fuqive të mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”, Prishtinë 13-14 shtator 2012.
- Kontributi i femres shqiptare gjatë historisë, Prishtinë shtator 2012.
- Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e lëvizjes kombëtare, Gjilan, 31 tetor 2012.
- Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, Konferenca Shkencore “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 26-27 nëntor 2012.
- Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj kufirit verior të shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Pejë me 21.11.2012.
- Përplasjet diplomatike të Fuqive të Mëdha për kufirin verior të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shkup 2012.
- Haxhi Zeka- Figurë emblematike e luftës për çlirim e shtet kombëtar, Pejë, dhjetor 2012.
- Masakra e Kabashit dhe Korishës – akt gjenocidal i pushtuesit serb ndaj shqiptarëve, Prizren 17.3.2013.
- Kosova pjesë e Joint History Project, Prishtinë 2013.
- Burimet alternative të dijes – pjesë e rëndësishme e shkollimit modern, Konferencë: Mësimdhënia e historisë moderne të Evropës Juglindore , Prishtinë 8-9 qershor 2013.
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Akademi Kujtesë Historike, Prizren më 10.6.3013.
- Origjina e familjes së Mehmet Akif Ersoy-t, Konferencë Shkencore: Mehmet Akif Ersoy dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke, Tiranë, 20. 06. 2013.
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Prizren më 10.6.2013.
- Masakra e Previsë , Plavë 24.7.2013.
- Dhuna dhe terrori ndaj shqiptareve ne krahinen e Hotit 1875-1924, Hoti në rrjedhat e shekujve, Detroit, Michigan , SHBA 23-24 nëntor 2013..
- Mësimdhënia e historisë moderne të Europës Juglindore, Pejë, 29-30 mars 2014.
- Jusuf Gërvalla, atdhetar, politikan, shkrimtar e artist, Akademi Kujtesë Historike, Pejë më 17.1.2014.
- Kuvendi i pajtimit të gjaqeve te Verrat e Llukës më 1 maj 1990 Deçan me 25.4.2014.
- Të mësuarit e historisë në Republikën e Kosovës, Simpozium Shkencor, Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi. Ulqin 14-15 qershor 2014.
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit, embrion i shtetit te pavarur shqiptar, Prizren 10 qershor 2014.
- Diplomacia e Fuqive te Mëdha gjate Luftës së Parë Botërore, Konferenca shkencore Lufta e Parë Botërore dhe çështja shqiptare 1914-1918, Prishtine me 19.9.2014.
- The Joint History Project II Tiranë, 30 January – 01 February 2015.
- Rrjedhojat sociale qe solli Lufta e Parë Boterore, Seminari me George Eckert-Tiranë 29.3. 2015.
- Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 – 1912, Konferenca Shkencore, Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, 5 qershor 2015.
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faza e pare e formimit te shtetit kombetar, Prizren 10.6.2015.
- Pace e Democrazia, Convenio Internazionale, DIRITTI UMANI, DEMOCRAZIA E PACE”, Bari 19-20 Giugno 2015.
- Aktivitetet e Isa Boletinit sipas burimeve britanike 1910-1912, Prishtinë, 5.6.2015.
- Vendimi i Fuqive të Mëdha në Konferencen e Ambasadorëve në Londer për demonstrimin naval kundër Malit të Zi, Tuz, 23.8.2015.
- Independence and International Recognition of Kosova, Konferencë shkencore, Universalizmi, Globalizimi dhe Shteti i së Drejtës; Universality, Globalization and the Rule of Law; Univerzalizmot, Globalizacija i Pravna Drzhava, Tetovo 13-14 november 2015.
- Perfaqesimi i te rinjeve dhe femrave ne partite politike dhe institucionet shteterore ne Kosove, Shkup, 5-6 janar 2016.
- Angazhimi politik e ushtarak i Sali Çekut, Prishtinë, 19.04.2016.
- Kontributi i Sali Çekaj për lirinë e Kosovës, Deçan, 22.04.2016.
- Sak Faslia- Bajraktari i Rugovës, Pejë më 31.5. 2016.
- Përfaqëesuesit diplomatik të Fuqive të Mëdha për veprimtarinë e Isa Boletinit, Tryezë Shkencore, 100- vjet nga vrasja e Isa Boletinit, ASHAK, Prishtinë 25.11.2016.
- Kosova në Luftën e Parë Botërore, Konferencë Shkencore Kombëtare, Lufta e Parë Botërore: Shqiptarët, Ballkani, Europa, Tiranë 6 dhjetor 2016.
- Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Institutit të Historisë 2000-2016, Prishtinë 15.5.2017
- Figura e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në periudhen e Rilindjes Kombëtare, Detroit Michigan SHBA, më 27.1.2018.
- Lufta e Jasharajve dhe masivizimi i luftës në Dukagjin, Prishtinë më 6 mars 2018.
- Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, figurë qëndrore e historisë së popullit shqiptar, Cyrih 10 mars 2018,
- Kryengritja e vitit 1911 në Malësinë e Madhe nga kënveshtrimi i diplomacisë nderkombëtare, New York SHBA, më 14 prill 2018.
- Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, simbol i formimit të kombit shqiptar, Gjenevë 6.5.2018.
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Zagreb, 2.6.2018
- Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja ndërkombëtare, Prishtinë 17.5.2018
- Fonde të dokumenteve britanike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në The National Archive. Konferencë Shkencore Nderkombëtare, Prishtinë 8-9 qershor 2018.
- Atakimi i Figurës së Gjergj Kastriotit, tendencë anti shqiptare, Argau 23.6.2018.
- Zotërimet e Kastriotëve luftërat dhe përpjekjet e Skënderbeut për formimin e shtetit shqiptar, Ditët e Kulturës Shqiptare në Bavari, Pilsting-Munih 7.7.2018
- Ismet Rrahmani intelektual e luftëtar i devotshëm i çështjes kombëtare, Akademi Përkujtimore, Açarevë 26.8.2018
- Ibrahim Rugova intelektual, shkrimtar, politikan e akademik. Promovimi i Memorialit “Ibrahim Rugova”, Malaj- Rugovë 7.9.2018
- Ndikimi i figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në krijimin e kombit shqiptar, Skenderaj, 14.11.2018.
- Shkëmbimi i territoreve, akt antikushtetues dhe precedent që cënon paqen dhe stabilitetin e rajonit, në Konferencën shkencore: “Kosova në raportet nderkombëtare dhe çështja e veriut”, Mitrovicë 21 nëntor 2018.
- Vlerat universale të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe tendencat ndaj personalitetit të tij, Tuz 24.11.2018.
- Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës dhe kontributi i Isuf Veselit, Pejë 1.12.2018.
- Rivleresimi i figures së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, bazuar në filozofinë e historisë. Lucern 7.12.2018.
- Ibrahim Rugova ideator i lirisë, paqes dhe Pavarësisë së Kosovës. Frankenthall-Gjermani, 27.1.2019.
- Lidhja Shqiptare e Pejës vazhdimësi e përpjekjeve për shtet kombëtar, Pejë 29.1.2019.
- Pavarësia e Kosovës, sfidat e shtetndertimit dhe njohja nderkombëtare, Detroit-Michigan, SHBA 17.2.2019.
- Masakra e Dubravës veprim i organizuar i shtetit serb kundër të burgosurve shqiptarë, Gjakovë 22.5.2019.
- Manipulimet serbe me kishën e Studenicës dhe monumentet tjera kulturore e fetare në Kosovë. Istog 12.9.2019.
- Kontributi i Trieshit dhe trieshianëve për çështjen kombëtare, Tuz-Triesh 15.10.2019.
- Drita Bakija-Gunga vuri themelet e studimeve gjinore në historiografinë e Kosovës, Gjakovë me 26.8.2021.
- Stervitjet ushtarake në Shqipëri dhe hyrja e rekrutëve të armatosur në Kosovë nën drejtimin e Sali Çekaj, Pejë, 2.12.2021.
- “Naçertania”- projekt serb për pushtimin e tokave shqiptare,Konferencë shkencore, Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX, 7-8 prill 2022, Prishtinë
- Vlerësimi i studiuesve dhe institucioneve të Kosovës për vlerat shkencore të Milan Shuflajt, Ulqin 14.5.2022.
- Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912), Junik 2022.
- Qëndrimi i politikës ndërkombëtare dhe sensibilizimi i çështjes së Kosovës në fillim të viteve 90-ta, Simpozium Shkencor “Institucionalizimi i Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992”, ASHAK, Prishtinë 24.5.2022.
Konferenca Nderkombëtare:
- “Minorities in the Educational systems in South Eastern Europe” 25-29 maj 2002, George Eckert, në Branshweig të Gjermanisë.
- “Targeting Human Rights, Rule of Law and Democracy”, International Academy for Leadership, 12-15 shtator 2002 në Lajpcig të Gjermanisë.
- “A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Hotel Grand në Prishtinë e organizuar nga ADRA Danimarkë.
- “Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA.
- “Mësimi i Historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Hotel Grand në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT.
- “Vlerësimi i Teksteve të Historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT.
- Development of the National Research Program 2010-2015, Mavrovo (Macedonia), September 23-24, 2009.
- Mësimdhënia e historisë moderne në Evropën Juglindore, 6-7 shkurt 2010, Prishtinë.
- Bashkëpunëtor profesional i CDRSEE me seli në Selanik prej 2009-vazhdon.
- Projekt i Bashkimit Evropian për modernizimin e kurrikulit. “Junior Expert of SWAp Project”. Ekspert për hartimin e kurrikulit të arsimit parauniversitar. Nga nëntori 2010-2011.
- Kosovo/Kosova in the 20th century. Exploring prospects for future international scientific cooperation 19-21 March 2010, Berlin.
- Using of alternative sources in History, Thesaloniki Greece, 11-13 february 2011
- “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo, Atheens, Greece, 6-9 june 2011.
- Lufta e Parë Boterore, organizuar nga George Eckert-Tiranë 29.3. 2015.
- Mediterraneo la pace possibile, 5. 12. 2014, Universita degli studi di Bari, Aldo Moro, Bari.
- Pace e Democrazia, Convenio Internazionale, “Diritti umani, democrazia e pace”, Bari 19-20 Giugno 2015.
- Magna Karta, Konferenca e rektoreve të universiteteve evropiane 24-25-26 qershor 2015, Tetovë.
Autor dhe bashkëautor në tekste shkollore:
- HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë), Dukagjini, Prishtinë, 2003.
- HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë), Dukagjini, Prishtinë, 2003.
- HISTORIA 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004. (11 herë e ribotuar)
- USHTROJMË SË BASHKU, Fletore pune 6, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
- HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
- HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
- HISTORIA 11, Gjimnazi i gjuhëve, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004 (5 herë e ribotuar).
- HISTORIA 8, Libri Shkollor, Prishtinë 2005, (10 herë e ribotuar).
- HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Libri Shkollor, Prishtinë 2006. (ribotuar 3 here)
- HISTORIA 9, Fletore Pune, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
- HISTORIA 5, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
- HISTORIA 5, Fletore Pune, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
- HISTORIA 8, Fletore Pune, Libri Shkollor, Prishtinë 2006, (9 herë e ribotuar).
- HISTORIA 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
- HISTORIA 6, Fletore Pune, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
- HISTORIA 7, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2021.
- HISTORIA 7, Fletore Pune, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2021.
- HISTORIA 8, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2021.
- HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2021