Eshref Ademaj

Anëtar korrespondent
Print

Biografia



Lindi më 1940 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vend­lindje, Normalen në Prizren, në vitin 1960. U diplomua në matematikë më 1964.
Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Mate­matike Natyrore të Beogradit, në vitin 1970. Me temën Grupet lokale nilpotente pa përdredhje mori titullin magjistër i shkencave të matema­tikës. Disertacionin e doktoratës me titull Kontribut për teorinë e grupeve të fundme të thjeshta e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore të Zagrebit, në vitin 1976.
Filloi punën asistent në Shkollën e Lartë Teknike të Prishtinës. Në periudhën 1967-1971 ishte asistent e pastaj docent. Më 1977 mori titullin pro­fesor inordinar për lëndën Algjebra e përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore të Prishtinës, ndërsa në vitin 1987 u zgjodh profesor ordinar për lëndët Algjebra e përgjithshme dhe Algjebra II.
Rezultatet shkencore të punës së tij i ka kumtuar në tubime të ndry­shme ndërkombëtare (në Stamboll, Novosibirsk, Varnë, Leibnitz, Novi-Sad, Athinë, Ohër etj.) Që nga viti 1970 ka mbajtur ligjërata në Tiranë, Sofje, Jenë, Heidelberg etj. Në vitin 1993 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ishte iniciator dhe realizator i studimeve pasuniversitare nga mate­matika në FSHMN të Prish­­tinës, ku ka mbajtur kurse speciale nga Teoria e grupeve të fundme të thjeshta, Gjeomet­ria e fundme dhe Kombinatorika. Ishte anëtar i komisioneve për përshtatshmëri, vlerësim dhe mbrojtje të disertacioneve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe në Univer­sitetin e Zagrebit, si dhe mentor i disa magjistrantëve dhe doktorantëve në Universitetin e Prishtinës. Me qëllim studimi dhe specializimi qëndroi nga një vit në universitetin shtetëror “Lomonosov” të Moskës, në vitin shkollor 1972/73 dhe në Institutin e Matematikës të Universitetit të Heidelbergut, në vitin shkollor 1982/83.
Ushtroi shumë funksione udhëheqëse në UP dhe jashtë tij. Ishte kryetar i Pleqësisë në Shkollën e Lartë Teknike dhe në Fakultetin Teknik të Prishtinës, shef i Seksionit të Xehetarisë dhe të Teknologjisë në Fakultetin Teknik të Prishtinës (1970-1972), prodekan në FSHMN të Prishtinës (1977-1979), dekan i FSHMN të Prishtinës (1979-1980), shef i studimeve pasuniversitare në Seksionin e Matematikës në FSHMN (1978-1982), kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë dhe Punëtorëve Shkencorë të Kosovës, anëtar i Kryesisë së SHMFA të Kosovës, kryeredaktor i revistës Matematika – Fizika, sekretar i Këshillit redaktues të revistës Buletin i punimeve shkencore të FSHMN të Prishtinës, kryetar i Këshillit organizativ të Kongresit VIII të MFA të Jugosllavisë në Prishtinë më 1985, anëtar i këshillit redaktues të revistës Glasnik matemati?ki, kryeredaktor përgjegjës i revistës shkencore Punime matematike, daljen e së cilës e inicoi dhe pastaj e shpërndau në botë. Ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës dhe ndër prijësit e tij në kohën më të rëndë, pas përjashtimit nga ndërtesat; ishte anëtar i KMDLNJ. Meritë e tij ishte që në numrin 1-2 të revistës Viktimologjia 91 (Zagreb) me titull Kosova viktimë, Kosova të paraqitej viktimë e terrorit dhe e politikës okupuese serbe.
Mirënjohje e dekorata: Mirënjohja e Universitetit të Prishtinës, 1970; Mirënjohja e Fakultetit Teknik, me rastin e kremtimit të 10-vjetorit të punës së Fakultetit; Mirënjohja e Lidhjes së Shoqatave të MFA të Jugo­sllavisë me rastin e 30-vjetorit të punës së Lidhjes: Shpërblimi i Dhjetorit, për vitin 1978; Mirënjohja e FSHMN me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të punës së Fakultetit në vitin 1980; Shpërblimi i Nëntorit i Kuvendit të Komunës së Prishtinës për vitin 1985.
Vdiq në Prishtinë më 1994.

Bibliorafia



Punime shkencore dhe profesionale:

  • Grupet lokale nilpotente pa përdredhje, (punimi i magjistraturës), Beograd, 1970.
  • O uslovima kona?nosti u lokalno nilpotentnim grupama bez torzije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr 2, Prishtinë, 1974.
  • Për izolatorët dhe nëngrupet e izoluara në grupet lokale nilpotente pa përdredhje, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr., Prishtinë, 1974.
  • Kona?ne proste grupe s rešivim centralizatorom involucije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr. 3, Prishtinë, 1975.
  • Prilog teoriji kona?nih jednostavnih grupa (disertacioni i doktoraturës),Zagreb, 1976.
  • A characterization of the simple group Ln(2), Glasnik Matemati?ki, Zagreb, 1978.
  • Karakterizacija grupe L6(2) tre?im centralizatorom involucije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr. 3, Prishtinë, 1986.
  • On a projective plane of order 11 on which operates a group of order 63 which fixes a subplane of order 2, Glasnik matemati?ki, Zagreb, 1984.
  • On the Classification of Projective Planes of Order 15 with a Frobenius Group of Order 30 as a collineations group, Archiv der Mathematik, 1985.
  • On the Non-existence of Projective Planes of Order 15 with a Frobenius Group of Order 30 as a collineations group, Glasnik matemati?ki, Zagreb, 1986.
  • Biplanes of Order 14 with a Group of Order 28, Punime matematike, Nr.3, Prishtinë, 1989.
  • Biplanes of Order14 with a Cyclic Group of Order 14, Punime matematike, Nr.4, Prishtinë, 1989.
  • Classification of Symmetric Block Designs for (71,21,6) with Frobenius Group of Order 21, në koautorësi me prof. Mario Essert.


Tekste shkollore dhe universitare:

  • Algjebra për klasën e II gjimnaz, Prishtinë, 1976.
  • Algjebra e përgjithshme, Universiteti i Kosovës, Prishtinë, 1983.
  • Matematika për klasën e I të fazës së parë të AMO, Prishtinë, 1981.
  • Matematika për klasën e III të fazës së dytë AMO, drejtimi: makineri, metalurgji, etj, Prishtinë, 1984.
  • Algjebra lineare dhe gjeometria analitike, Prishtinë, 1985.