Esat Stavileci

Akademik
Print

Biografia



Lindi në Gjakovë më 1942. Aty kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e rregullta i ndoq në Fakultetin Juridik të Univer­sitetit të Prishtinës, të cilat i për­fundoi më 1965 dhe u zgjodh asis­tent për lëndët juridike – administra­tive, ndërkohë regjistroi dhe vijoi studimet pasuni­versitare në Fakul­tetin Juridik të Universitetit të Za­grebit dhe në Fakultetin Ndërkom­bëtar për Studime të Larta të së Drejtës Krahasimore në Strasburg të Francës, ku u laurua magjistër i shkencave juridike-administrative, specialist për të drejtën krahasimore, pasi kreu katër semestra studimorë në Francë, Itali, Holandë dhe Ve­nezuelë. Doktor i shkencave juridike u promovua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës, më 1974.
Prej vitit 1965 punoi në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku në vitin 1979 ishte zgjedhur profesor ordinar. Pas pensionimit më 2007, ishte i angazhuar në Programin Studimor Master në lëndën Të menduarit dhe të Shkruarit Juridik. Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2000).
Ushtroi funksione të rëndësishme shoqërore dhe publike brenda dhe jashtë Fakultetit. Ishte zëvendësdekan, shef i Katedrës së Shkencave Juridike-Administrative, drejtor i studimeve pasuniversitare në Fakultetin Juridik, drejtor i Entit për Kërkime Juridike, kryeredaktor i revistave shkencore Përparimi dhe E Drejta-Pravo, kryetar i Shoqatës Krahinore për Teori dhe Praktikë Administrative, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës dhe themelues i organit të saj Vjetari, etj.
Përveç që mbajti leksione në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, u angazhua si profesor edhe në Degën e Historisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në Universitetn e Europës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Sofjes, të Jenës dhe në Universitetin Amerikan në Blagoevgrad. U specializua në disa qendra universitare të botës. Mori pjesë në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë Kosovës.
Për rezultate të shquara në shkencë, mori Çmimin e Dhjetorit të Kosovës, më 1978.
Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në atë juridike-kushtetuese, në fushën e sistemeve politike krahasimore, të administratës dhe të administrimit publik, të gjuhës dhe të çështjes kombëtare, të metodologjisë së shkencave shoqërore dhe juridike dhe të terminologjisë juridike. Ndihmesë të rëndë­sishme ka dhënë edhe në fushën e metodologjisë të shkencave shoqërore dhe të atyre juridike në mënyrë të veçantë.
Vdiq në Prishtinë më 2015.

Bibliografia



Titujt e publikuar:

  • Nga gjithsej tridhjetekater tituj, po veçojmë ata nga fusha e specializmit:
  • Përgjegjësia politike e titullarëve të funksioneve publike dhe vetëqeverisëse, Instituti i Kërkimeve Juridike dhe Shoqërore, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1978.
  • E drejta administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1981.
  • Administrata në shoqërinë vetëqeverisëse, Shoqata Krahinore për Teori dhe Praktikë Administrative, Prishtinë, 1985.
  • Elemente të së drejtës administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1985.
  • Hyrje në shkencat administrative, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1997.
  • Nocione dhe parime të administratës publike, aspekte metodologjike dhe shqyrtime krahasimtare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, botimi i parë, Prishtinë 2005 dhe botimi i dytë, Prishtinë, 2007.
  • Shteti- shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 2008.
  • Fjalor shpjegues i termave administrative, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2010.
  • Dhjetë librat e fundit:
  • The Albanian Question At The Crossroads of Peaceful Solution, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995 (edhe në shqip).
  • Kosova and Albanians, Between Negation and Independence, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995.
  • Çështja e Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1997.
  • Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1998.
  • Kosova nën administrimin ndërkombëtar, Forumi për Iniciativë Demokratike, Gjakovë, 2000.
  • Truths on Kosova, Albanian World Federation, Prishtina, 2000.
  • Vazhdimësia e mendimit për Kosovën dhe çështjen shqiptare, Lidhja Shqiptare në Botë, Prishtinë, Tiranë, Tetovë, 2001.
  • Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës (Political History of the Kosova Issue), Instituti për Studime Bashkëkohore, Universiteti Dardania, Prishtinë, 2005.
  • The Trouth About Kosova, Arguments and Facts in Support of Its Independence, Dardania University, Prishtina, 2007.
  • Rrugetimet dhe labirintet e Kosoves dhe te shqiptareve, Forumi per Iniciativë Demokratike, Gjakove, 2009.
  • Në vitin 2014 Instituti i Arsimit të Lartë “Dardania” botoi kompletin Esat Stavileci, “Vepra”, me 20 vëllime: Kosova në ish-Jugosllavi – La decomposition de l’ex Yougoslavie et la question du Kosovë.
  • Kosova ndërmjet kërcënimeve të brendshme dhe premtimeve të jashtme – Kosova and Albanians between internal threats and external promises.
  • Çështja shqiptare në udhëkryqin e zgjidhjeve paqesore – The Albanian question at the crosseroads of peaceful solution.
  • Hyrje në shkencat administrative.
  • Çështja e Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit.
  • Shqiptarët në proceset politike në Ballkan.
  • Ditari.
  • Kosova nën administrimin ndërkombëtar.
  • Çështja e Kosovës – çështje e vetëvendosjes – Kosova und die albaner zwischen verleugnung und unabhangigkeit.
  • Vazhdimësia e mendimit për Kosovën dhe shqiptarët.
  • Pavarësia – i vetmi opcion për të ardhmen e Kosovës.
  • Udhëkryqet e çështjes shqiptare – Shqipëria Etnike nuk është “Shqipëri e Madhe”.
  • Nocione dhe parime të administrates publike.
  • The truth about Kosova – Arguments and facts in support of its independence.
  • Kosova dhe shqiptarët në prag dhe pas pavarësisë së Kosovës.
  • Shteti – shqyrtime të përgjithshme teorike, me vështrim rasti i Kosovës.
  • Pavarësia e Kosovës – fakt juridik që nuk mund të zhbëhet – Dëshmi për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
  • Fjalor shpjegues i termave administrativë.
  • Të menduarit dhe të shkruarit juridik.
  • Disa mendime të autorit dhe mendimet e kolegëve për emrin dhe opusin e tij.