Biografia
Lindi më 1928 në Gjakovë në një familje qytetare. Në vendlindje kreu shkollën fillore (1942) dhe Shkollën Normale (1948), kurse Fakultetin Filozofik – grupin e gjuhës e të letërsisë shqipe në Beograd (1955), ku u magjistrua (1961).
Gjatë studimeve ishte anëtar i redaksisë së revistës Zani i rinisë (1954-1956). Pas mbarimit të studimeve shërbeu profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Shkollën Normale të Prishtinës (1956-1959), në Shkollën e Lartë Pedagogjike (1959-1962) dhe prej vitit 1962 e deri në vitin 1995 në Fakultetin Filologjik të Prishtinës ligjërues i lartë e profesor i Letërsisë shqiptare. Në dy mandate u zgjodh prodekan i Fakultetit. Ishte kryetar i Seksionit e mandej i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në periudhën 1956-1967 ishte anëtar i Redaksisë së revistës letrare Jeta e re, kurse më 1965-1968 edhe i Redaksisë së revistës shkencore Gjurmime albanologjike.
Gjatë viteve 1986-1991 ishte kryeredaktor i Redaksisë së Enciklopedisë së Jugosllavisë për Kosovë në gjuhën shqipe. Më 21 tetor 1986 u zgjodh anëtar korrespondent dhe më 3 prill 1991 anëtar i rregullt i ASHAK-ut. Në një mandat u zgjodh sekretar i Seksionit të Gjuhësisë, të Letërsisë dhe të Arteve të ASHAK.
Ka marrë pjesë në takime, manifestime dhe simpoziume letrare: në Shqipëri, Rumani, Çekosllovaki, Hungari, Turqi, Rusi, Uzbekistan, Amerikë, Kanada, etj. Në Kosovë është organizator i Mitingut të Poezisë dhe i Takimeve të Shkrimtarëve në Deçan dhe Brezovicë. Ka marrë pjesë në Takimet e Shkrimtarëve të Tetorit në Beograd, në Mbrëmjet Poetike në Strugë, në Bisedat letrare të Zagrebit, në Ditët e Majit – Sarajevë, në Lojnat e Zmajit në Novi- Sad, në Takimet e Shkrimtarëve të Evropës Qendrore në Kanjizhë, etj.
Është poet, studiues e historian i letërsisë dhe përkthyes letrar. Për veprimtari të pasur në fushën e letërsisë është laureat i shpërblimeve të Këshillit Popullor të Kosovës 1950, 1957, 1959, i Shpërblimit Krahinor të Dhjetorit 1960, i Shpërblimit të Nëntorit të Prishtinës 1969, i Shpërblimit të Rilindjes 1976, i Shpërblimit të 7 Korrikut 1989 dhe i shpërblimit “Aleksa Shantiq” – Mostar 1979, etj.
Vdiq në Prishtinë më 2008.
Bibliografia
- Gjurmat e jetës, përmbledhje poezish, Rilindja, 1957, 1964.
- Gjurmat e jetës, përmbledhje poezish, Naim Frashëri Tiranë 1973.
- Bebzat e mallit, përmbledhje poezish, Rilindja, 1960, 1968.
- Tinguj të zgjuem, sonetesh, Jeta e re, 1966.
- Blerimi i vonuem, përmbledhje poezish, Rilindja, 1966.
- Ashti ynë, përmbledhje poezish, Rilindja, 1972.
- Xixa stralli, përmbledhje poezish, Rilindja, 1976, botimi dytë, 1979.
- Pengu, përmbledhje sonetesh, Rilindja, 1977.
- Lumi i palodhur, përmbledhje sonetesh, Rilindja, 1978.
- Pengu i dashurisë, Rilindja, 1980.
- Sogjetar amshimi, kurora sonetesh, 1982.
- Shpella e Gadimes, poemë lirike Jeta e re, 1982.
- Imenuj ove dane, Bagdala, Krushevac, 1968.
- Dilema pesme, Veselin Maslesha – Sarajevo, 1978.
- Tragovi – Gjurmët (serbisht e shqip), Pobjeda – Titograd, 1978.
- Bulka krvi, Svjetlost – Sarajevo, 1980.
- Pesme, Veselin Maslesha, 1980.
- Pesen, Mladinska knjiga, Lubjanë, 1980, me A. Shkrelin, A. Podrimjen dhe Rr. Dedajn.
- Kompleti i poezisë, vëll. I, II e III, Rilindja, Prishtinë, 1987.
- Flatrimi i fjalës, Rilindja, Prishtinë 1987.
- Na dlanu most, Mostar, 1987.
- Kameni cvet, 100 sonete, Jedinstvo, Prishtinë 1987.
- Razbu?eni zvuci, Shkup, Misla, 1990.
- 7 shkrimtarë, Rozafa, Prishtinë 2002, f. 119-168.
- Poezi të zgjedhura, ASHAK, Prishtinë, 2002.
- Guri i lashtë, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.
Përkthimet:
- Djelmoshat dhe tregime të tjera, prozë, Anton Çehov.
- Dasma – roman, Mihaillo Llaliq.
- Ninulla e gurit dhe poezi të tjera, Stevan Raiçkoviq.
- Fjalë e paepur, poezi – Branko Milkoviq.
- Gjumash i gurëzuar, poezi – Mak Dizdar.
- Fragmente nga “Kopshtari” – poemë, Rabindranat Tagora.
- Fragmente nga “Anabasa” – poemë, Sen Xh. Pers.
- Sonete, Pablo Neruda.
- Memento – poezi, Vladeta Vukovi?.
- Zjarr fshehtësie – poezi Dushan Matiq.
- Kurorë sonetesh dhe poezi të tjera, France Preshern.
- Gjuha e detit – poezi, Lubomir Cvjetiq.
- Sonete, Skender Kulenoviq.
Është autor edhe i disa botimeve antologjike:
- Sytë që shprepin dashni (1959, me E. Mekulin),
- Shtigjeve të qëndresës – Stazama otpora (1961, në të dy gjuhët, me E. Mekulin dhe V. Shitën),
- Panorama e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi (1964, me R. Kelmendin dhe H. Mekulin),
- Ndre Mjeda: Vjersha (1962, 1970, me parathënie dhe aparaturë shoqëruese).
- Po ashtu ka përpiluar, zgjedhur e redaktuar përmbledhjen përkujtimore të poezive të
- Esat Mekulit Qëndresë urtësie, botim i ASHAK (1996).
Poezia e Enver Gjerqekut është botuar pothuajse në të gjitha antologjitë, përmbledhjet e panoramat e letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi e jashtë, si: Shkëndijat e para (1956), Rexhep Qosja: Antologjia e lirikës shqipe (1970, 1978), Ali Podrimja e Gjakomo Skoti: Fjalë të rilindura – Le parole rinate (shqip e italisht, 1970), Për ty dhe E di një fjalë prej guri (Tiranë, 1970, 1972), E nën Çabrat Gjakova (1978), Pesme gorske i ponosne (Këngë të idhta e krenare), Sedam pesnika Kosova i Metohije (Shtatë poetë të Kosovës), Nolit, Beograd, 1962, 1968), Novija šiptarska poezija (Poezi e re shqipe, 1966), Vertikale (Split- 1970), Najnovija albanska lirika (Lirika më e re shqipe, Beograd, 1972), Bez glagola (Pa folje, August Cesarec, Zagreb, 1978), pastaj në italisht Ramo sofferente, në gjermanisht Der bekümerts Zweig dhe në frëngjisht La solitude d’une branche (Dega e piklluar, poezia shqipe në Jugosllavi, Rilindja, 1979) etj.