Engjëll Berisha

Akademik
Print

Biografia



Ka lindur në Prizren më 1934, ku i mbaroi shkollën fillore, progjimnazin dhe Shkollën e Mesme të Muzikës (1953). Në vitet 1954-1958 mbaroi studimet e larta në Degën e Teorisë dhe të Pedago­gjisë Muzikore, në Akademinë e Muzikës të Beogradit. Pas diplo­mimit, në vitin 1958 kthehet në Prizren, ku deri në vitin 1968 në Shkollën e Mesme të Muzikës punon pedagog i lëndëve muzikore, në Shkollën Normale dhe në Gjimnazin e Prizrenit.
Më 1968 u zgjodh profesor i lëndës Histori e muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Aty punoi deri në vitin 1975. Më 1975 u zgjodh ligjërues i lëndës Histori e muzikës. Pastaj mori titullin profesor inordinar dhe më vonë profesor ordinar i Universitetit.
Gjatë viteve 1974-1978 studioi në Fakultetin Filozofik – Dega për muzikologji në Lubjanë (Slloveni).
Studimet pasuniversitare i ndoqi në Akademinë e Muzikës – Dega për Histori të Muzikës dhe Muzikologji në Sarajevë. Aty magjistroi në fund të vitit 1980.
Ishte drejtor i Shkollës së Mesme të Muzikës në Prizren dhe drejtor i Gjimnazit; prodekan, dekan. Në Prizren ishte dirigjent i korit të SHKA “Agimi”.
Ka mbajtur ligjërata e kumtesa në seminare e tryeza me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Ligjëroi në Tiranë në vitin 1979, në Shkup, më 1993, Sarajevë, Novi-Sad në vitin 1986, etj.
Ishte sekretar i Seksionit të Arteve dhe sekrertar i përgjithshëm i ASHAK-ut.
Vdiq në Prishtinë më 2015.

Bibliografia



Librat e botuar:

  • Kultura muzikore, për klasat I dhe II të gjimnazit, EMM, Prishtinë, 1989.
  • Kultura muzikore botërore dhe shqiptare, për shkolla të mesme, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998.
  • Arti muzikor, për shkolla të mesme kl. 10,11,12, botues Libri Shkolla, Prishtinë, 2004, 2005, 2006.
  • Historia e muzikës I (dispensë), për studentë të muzikës, SHLP, Prishtinë, 1975. zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës, Libri Shkollor, Prishtinë, 1997;
  • 50 vjet të shoqërisë kulturo-artistike “Agimi” të Prizrenit (1944-1994) (me Kolë B. Shiroka, Prizren, 1997.
  • Studime dhe vështrime për muzikën, ASHAK, botime të veçanta LII, Libri 6, Prishtinë, 2004.
  • Punime për Fjalorin Enciklopedik të ri, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008.
  • Album me vepra për piano, zgjodhi dhe përgatiti për shtyp, botoi ASHAK, Prishtinë, 2009.
  • Si anëtar i Redaksisë së “Leksikon Jugoslovenske muzike”, botim i Jugoslovenska akademija znanosti i umjetnosti, Zagreb, 1984, ka shkruar 32 zëra për kulturën muzikore të Kosovës.
  • Ka botuar punimin për zhvillimin e muzikës artistike në Shqipëri me titull: Muzika u Albaniji, Zvuk, 1975, Sarajevë.
  • Në revistën muzikore Promusica, Beograd, nr. 34 dhe 66 të viteve 1968 dhe 1973 janë botuar dy punime: Prva muzi?ka skola na Kosovu dhe Horsko stvaralaštvo – a cappella na Kosovu.