Emin Riza

Print

Biografia


 

Emin Riza u lind në Korçë në vitin 1937, ndërkaq familja e tij nga babai është me origjinë nga Gjakova. Është i biri i prof. Selman Rizës, njërit ndër albanologët dhe linguistët më të shquar shqiptarë të shekullit XX. Shkollwn fillore dhe të mesme e ka kryer në Tiranë, ndërsa në vitin 1962 ka diplomuar në Degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës. Nga diplomimi e deri në përfundim tw karrierës ka punuar nw Institutin e Monumenteve, me një ndërprerje në vitet 1993-1997 kur lca ushtruar detyrën e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Dr. Emin Riza njihet si një ndër studiuesit më të mirë në fushën e restaurimit të monumenteve të arkitekturës në Shqipëri dhe në trojet shqiptare në përgjithësi dhe si mbrojtës i pasurive kulturore kombëtare. Gjithë jetën ia kushtoi gjurmimit të monumenteve, studimit, restaurimit dhe publikimit të rezultateve të punës në këto fusha. Ka botuar 12 monografi, prej të cilave 5 në bashkautorësi, dhe më se 115 artikuj dhc studime në publikimet shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë në sferën e monumenteve të kulturës, kryesisht të ndërtimeve të vjetra. Ishte nismëtar i formimit të grupit të punës të ligjit “Për trashëgiminë kulturore” dhe njw nga iniciatorët e këtij ligji dhe në Kosovë. Gjithashtu ishte themelues dhe kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESKO-s për Gjirokastrën dhe Beratit. Edhe nw rrafshin teoriko-metodologjik shquhet si specialist i njohur në studimin dhe restaurimin e monumenteve dhe atë jo vetëm në trevat shqiptare, por shumë gjerë, në rajon dhe në Evropë. Si i tillë punoi dhe punon dhe si ekspert i njohur i UNESCO-s.
Vepra me vlerë të madhe shkencore është monografia “Banesa qytetare kosovare e shek. XVIII-XIX”, që e botoi ASHAK në vitin 2006. Monografia është punuar me mbështetje të kritereve, metodologjisë dhe procedeve rigoroze shkencore. Boshti kryesor i monografisë është paraqitja tërësore e tipareve dhe karakteristikave të banesës qytetare të Kosovës në dy shekujt e përmendur, pra e lidhur ngushtë me kontekstin historik, ekonomik, social dhe kulturor. Është një kontribut i ri shkencor për njohjen më të mirë e më të argumentuar tw arkitekturës popullore në të kaluarën historike.