Biografia
Lindi më 1931 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje qytetare, nga kanë dalë klerikë të fesë islame. Nga viti 1941 e deri në vitin 1948 vijoi mësimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës. Pas shtatë vjetëve, mu në pragun e ixhazetit, braktisi medresenë dhe në vitin 1948 u regjistrua në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa në vitin 1951 u diplomua në Pejë. Pas një viti pune si arsimtar në Gjakovë, në vitin 1953 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Beogradit – Dega e filozofisë. Studimet universitare i kreu më 1958. Ishte ndër shqiptarët e parë nga Kosova, që u diplomua në fushën e filozofisë. Gjatë viteve 1957-1963 ishte profesor i filozofisë dhe i gjuhës latine në gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe i psikologjisë e i pedagogjisë në shkollën normale “Hysni Zajmi” të Gjakovës. Në vitet 1963-1969 ishte drejtor i gjimnazit “H. Dushi”. Nga 1969 e deri më 1973 punoi këshilltar i pavarur në Byronë Ekzekutive të Komitetit Qendror të LKJ dhe njëkohësisht shef i kabinetit të anëtarit të kësaj byroje – Fadil Hoxhës.
Studimet pasuniversitare i kreu në vitin 1972, në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit. Në vitin 1973 u zgjodh ligjërues i lëndëve Historia e filozofisë antike dhe mesjetare dhe Filozofisë marksiste. U doktorua në vitin 1977 në Prishtinë me tezën “Lenini për logjikën dialektike”. Gjatë viteve 1983-1991 ishte profesor i rregullt i lëndëve të përmendura, por edhe i disa lëndëve të tjera filozofike: i estetikës, i logjikës, i idealizmit gjerman, i filozofisë bashkëkohore etj. Një kohë e ligjëroi edhe lëndën Metodologjia dhe teknika e kërkimeve shkencore në Degën e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare. Disa herë u zgjodh shef i Degës filozofi-sociologji të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Në vitin 1976 u bë laureat i Shpërblimit të Dhjetorit për shkencat shoqërore. Gjatë viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrës Krahinore të Arsimit Marksist.
Anëtar korrespondent i ASHAK-ut që nga viti 1996, kurse në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt i kësaj akademie. Gjatë viteve 1983-1986 ishte kryetar i Shoqatës së Docentëve, Profesorëve dhe i Punëtorëve të tjerë Shkencorë të Kosovës.
Vdiq në Prishtinë më 12 nëntor 2020.
Bibliografia
Librat e botuar:
- Filozofia materialiste-dialektike, QKAM, Prishtinë, 1975.
- Studime filozofike, Rilindja, Prshtinë, 1975 dhe 1981.
- Stalinizmi dhe neostalinizmi, QKAM, Prishtinë, 1976 dhe Rilindja 1981.
- Pikëpamja e Leninit për metodën dialektike, QKAM, Prishtinë, 1976.
- Marksizmi, socializmi dhe vetëqeverisja, QKAM, 1978 dhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1981.
- Bazat e marksizmit (për kl. III dhe IV) së bashku me F. Aganin, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1980.
- Bazat e marksizmit…(për kl. I), së bashku me F. Aganin, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
- Bazat e marksizmit…(kl. II), së bashku me B. Zhujën, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1986.
- Filozofia (kl.IV gjimnaz), Enti i Teksteve, Prishtinë, 1989.
- Hyrje në filozofi, Enti i Teksteve, Prishtinë, 1984.
- Bazat e filozofisë marksiste (tekst universitar), Enti i Teksteve, Prishtinë, 1986.
- Disa terma aktualë politikë (edhe serbokroatisht: Neki aktuelni politi?ki termini Komunisti, Prishtinë, 1986.
- Fjalori i filozofisë, Agjencia e Autorëve të Kosovës, Prishtinë, 1995.
- Filozofia (për kl. IV gjimnaz), Enti i Teksteve të Kosovës, Prishtinë, 1996
- Logjika, Enti i Teksteve të Kosovës, Prishtinë, 1997.
- Leksikon i sentencave, citateve, sintagmave dhe proverbave latine, ASHAK, Prishtinë, 2008.
- Fjalor i feve: sektet, rendet, bashkësitë, lëvizjet, doktrinat e fenomenet, Rilindja, Prishtinë, 2000.
- Fjalor i terminologjisë fetare, Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007.
- Fjalor i Filozofisë, Toena, Tiranë, 2007.
- Hyrje konceptuale në filozofi, ASHAK, Prishtinë, 2015.
Artikuj e shqyrtime:
- Fenomeni i tjetërsimit, Përparimi, vjeshtë e vitit 1960.
- Ognjen Prica – filozof dhe revolucionar, Përparimi, 4/1961.
- Empirizmi dhe racionalizmi – Buletini pedagogjik i Kosovës, 1963.
- Lenini dhe leninizmi, Rilindja, 25.X-10.XI.1967.
- Pikëpamjet etiko-morale të Sv. Markoviqit, Përparimi, 11-12/1967.
- Pikëpamjet etiko-morale të Leninit, në Fjala dhe Flaka…, 1970.
- Filozofia e ardhmërisë dhe marksizmi, Përparimi, 4/1972.
- Filozofia humaniste e Marksit, Rilindja, 29.IV.-21.V.1973 dhe në Buletinin e punimeve shkencore të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, 1973.
- Fojerbahu dhe Marksizmi, filozofia dhe socializmi vetëqeverisës kritika e tij kundër Hegelit, Jehona 1/1973.
- Kritika e Kantit lidhur me mendjen e kulluar dhe atë praktike, Buletini i punimeve shkencore të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, XII/75
- Lenini për dialektikën, Fjala, 1 janar 1973 (botuar edhe serbokroatisht në Obeležja), 5/1972.
- Nuk e ka krijuar zoti njeriun, por njeriu e ka trilluar zotin, Fjala, 11.XI.1972.
- Socializmi – proces i çlirimit social dhe kombëtar, në: Tito për Kosovën dhe Kosova për Titon, botim i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, 1977.
- Dialektika si teori dhe metodë filozofike, Studia humanistica, Fakulteti Filozofik i Prishtinës, 1/74.
- Mendimi dhe veprimtaria e K. Marksit…në: Aktualiteti dhe rëndësia e mendimit dhe e veprës së Karl Marksit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës 1983.
- Oktobar, Lenjin i socialisti?ka revolucija, në: Tetori dhe ne, Qendra Krahinore e Arsimit Marksist, Prishtinë 1978.
- Edvard Kardel – mendimtar i lirisë dhe i revolucionit, në Edvard Kardel, Prishtinë 1980 (Disa pjesë të këtij punimi janë botuar në gazeta e revista në gjuhët serbokroate, sllovene, maqedone etj).
- Supozimet ontologjike e gnoseologjike të logjikës dialektike të Leninit, Përparimi, 1/198 3.
- Lenini për raportin antitetik në mes të metodës dialektike dhe asaj metafizike, Përparimi 1/73.
- Mendimi dhe vepra e Marksit, Përparimi 2/1983.
- Marksi për abstrakten dhe konkreten, historiken dhe logjiken, Përparimi 4/1981.
- Disa çështje, propozime e dilema lidhur me terminologjinë filozofike në gjuhën shqipe, Përparimi 1/1989.
- Lenjinov princip objektivnosti kao osnovni opšti metodološki princip, Obeležja, 1/1974.
- Misao i delo Karla Marksa, Obeležja, 4/1984.
- Darvini dhe K. Marksi, Rilindja, 11.IX.1982.
- Aksiologjia dhe çështja e vlerave, Rilindja, 18.XII.1982.
- Dogmatizmi në shkencë dhe degjenerimi i realizmit socialist, Fjala, 1.XII.1981.
- Bashkëkohaniku ynë i madh, Komunisti, 3.II.1984 (edhe serbokroat.).
- Zhan Pol Sartri – mbrojtës i dinjitetit dhe i humanizmit, Rilindja, 19.IV.1980.
- Hipostazimi stalinist i partisë, Bota e re, 1977.
- Një jetë e quajtur shkencë dhe revolucion, Rilindja, 17.V.1975.
- Filozofia dhe shkencat e veçanta, Fjala, 1. XI-19.XII.1985.