Brian D. Joseph

Print

Biografia


 

Brian D. Joseph ka lindur më 1951. Pas studimeve të shkëlqyeshme për gjuhësi të përgjithshme dhe për gjuhët klasike në Universitetin e Jelit, u doktorua në fushën e gjuhësisë në Universitetin e Harvardit, specializoi për gjuhën greke (mikeniane, klasike, mesjetare dhe moderne), për gjuhën shqipe, për sanskritishten dhe për gjuhët e tjera indoeuropiane, si latinishtjaa, avestishtja, irishtja e vjetër, gotishtja, hetitishtja e hindishtja, ndërsa në fushat e gjuhësisë u specializua për gjuhësi historike, për gjuhësi ballkanike, sociolinguistikë dhe teori morfologjike. Si studiues tashmë i njohur në përmasa ndërkombëtare, përveç profesurës për linguisitkë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, profesurës për gjuhësinë sllavo-jugore Kenneth E. Naylor, kryesimit të departamentit të linguistikës, Brian D. Joseph është anëtar dhe kryetar i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës, anëtar i Shoqatës së Filozofëve të Amerikës, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Amerikës, anëtar i Shoqatësa Amerikane për Avancimin e Shkencës dhe i shumë shoqatave e institucioneve të tjera, përfitues i granteve dhe i projekteve të shumta kombëtare e ndërkombëtare, i ftuar për konferenca e ligjërata në të katër anët e botës. Njihet tashmë si editor për mandate të caktuara i revistave “Empirical Approaches to Linguistic Theory”, Language, Diachronica, “Journal of Greek Linguistics”, i “Series Syntax and Semantix”, i “Ligjëratave Kenneth Naylor”, por mbi të gjitha si alitor apo bashkautor i veprave të rëndësishme: “The Synchrony and Diachrony of the Balkan Infinitive: A Study in Areal, General, and Historical Linguistics (Cambridge University Press, 1983); “Modem Greek” (me Irene Philippaki-Ëarburton, Croom Helm Ltd. Publishers, 1987); “Clitics: A Comprehensive Bibliography 1892-1991” (me Joel A. Nevis, Dieter Ëanner, e Arnold M. Zvvicky, Amsterdam Studies in the Theory and History of Linguistic Science); pastaj “Language Change, Language History, and Language Relationship. An Introduction to Historical Linguistics” (me Hans H. Hock (lead author)), Berlin,1996, “The Balkan Languages” (ëith Victor Friedman), Cambridge University Press (2021); “Morphology and Universals in Syntactic Change: Evidence from Medieval and Modem Greek”, Harvard, 1978 etj. Si dhe autor i veprës “Vështrime albano-ballkanologjike” (përgatiti R. Ismajli, përktheu dr. B. Rugova), ASHAK, Prishtinë 2020… Ka botuar shumë artikuj nëpër revista gjithandej në botë… Në studimet ballkanike interesimet e tij janë drejtuar kryesisht në strukturat morfologjike dhe sintaksore, gjithnjë të para dhe në vështrimin semantik, por paralelisht dhe në mbështetjen e vështrimeve sociolinguistike. Gjithnjë e më shpesh bien në sy edhe vështrimet e tij etimologjike. Libri i tij „Sinkronia dhe diakronia e inflnitivit ballkanik” paraqet një vështrim të plotë të problematikës në të gjitha gjuhët e Ballkanit, problematizimet strukturore-sintaksore brenda secilës prej atyre gjuhëve, analizat sintaksore e morfologjike, por edhe vështrimet areale. Tashmë është bërë vepër reference standarde për lcëto studime. Vështrimet për shqipen në atë monografi paraqesin interes për albanistikën, Studimet e tjera të Brian D. Joseph-it për gjuhën shqipe përqëndrohen në aspekte të veçanta morfosinatkseore, ndonjëherë dhe etimologjike, po edhe në fushën e kontakteve të shqipes me greqishten e të raporteve me rumanishten dhe gjuhët sllave. Gjithnjë e më shumë bien në sy interesimet e tij për arbërishten e Greqisë dhe për raportet e saj me greqishten e me shqipen tjetër, po edhe për kontaktet e shqipes me greqishten.