Bardh Rugova

Anëtar korrespondent
Print

Biografia



Bardh (Fadil) Rugova ka lindur më 1974 në Pejë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka përfunduar në Prishtinë. Është diplomuar në Universitetin e Prishtinës (1997), ku edhe është magjistruar më 2004. Është doktoruar më 2006 në të njëjtin institucion. Ka punuar në gazetën “Koha Ditore” nga viti 1998 deri në dhjetor të vitit 2011. Nga viti 2002 ka qenë redaktor, ndërsa nga viti 2008 zv.kryeredaktor i kësaj gazete. Në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Gjuhës Shqipe, ka filluar të punojë më 1999. Më 2007 është zgjedhur profesor asistent dhe më 2012 profesor i asocuar. Është shef i Departamentit që nga viti 2008. Ka qenë sekretar i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (2000 – 2010) dhe, për dy mandate, drejtor i këtij institucioni (2011 – 2014). Është anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe dhe sekretar i AIESEE  të Kosovës. Është redaktor i fushës së Albanologjisë në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Ka qenë pjesë e jurive të ndryshme profesionale për gazetari dhe film në Kosovë. Prej vitit 2015, është anëtar i Bordit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Munihut, të Berlinit, të Pragës dhe të Napolit. Një semestër ka ligjëruar për studentët e nivelit master edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Interesimet e tij studimore përfshijnë kryesisht tema të gramatikës së tekstit, të analizës së diskursit dhe të fonologjisë së shqipes. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria e tij, krahas veprave studimore nga fusha e gjuhësisë, përfshin edhe vepra publicistike, vepra të përkthyera dhe redaktime të botimeve studimore e letrare të autorëve të ndryshëm.
Jeton në Prishtinë. Anëtar korrespodent i ASHAK-ut është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016.

Bibliografia



Libra studimorë të botuar:

  • Gjuha e gazetave – monografi, Koha, Prishtinë, 2009 (252 faqe).
  • Imazhi i shqiptarit dhe i Shqipërisë në ”New York Times” në kohën e shpalljes së pavarësisë (1911-1913) – monografi, Trembelat, Prishtinë, 2014 (134 faqe).
  • Hyrje në gramatikën e tekstit të gjuhës shqipe (bashkautor), Trembelat, Prishtinë, 2015 (222 faqe).
  • Riçke rome itaçi, e zakucati (përmbledhje punimesh për tekstin dhe gjuhën në shoqëri), Trembelat, Prishtinë, 2016 (159 faqe).


Libra jostudimorë:

  • Edmond Rugova: Rrëfimet e të dielave, Koha, Prishtinë, 2010.
  • Me sebep (përmbledhje kolumnesh), Koha, Prishtinë, 2011.


Libra të përkthyer:

  • Eric P. Hamp, Studime krahasuese për shqipen (Comparative studies on Albanian), ASHAK, Prishtinë, 2006 (bashkëpërkthyes).
  • Richard Dawkins – Deluzioni Zot (The God Delusion), Trembelat, Prishtinë, 2014.


Artikuj studimorë:

  • Gjuha e fshehtë e të rinjve të Prishtinës,  Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 22/1, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2004, pp 364-369.
  • Gjuha e sportit, Filologji 14/15, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006 dhe 2007, pp 141 – 156.
  • “Parimet rregullative të tekstit në titujt e gazetave, Seminari XXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare XXVI/1, Uiversiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2007, pp 135 – 140.
  • Dizajni i audiencës, Konferenca Ndërkombëtare për Filologjinë Shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007, pp 473 – 478.
  • “Globalizimi dhe gjuha e gazetave në Kosovë,  Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 27/1, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2008, 27/1.
  • Zhvillimi i drejtimeve të gazetarisë në Kosovë, 1.Uluslarasi Balkanlarda Tarih ve Kultur Kongresi, Sakarya Universitetesi, Sakarya, 2008, pp 827 – 836.
  • Selman Riza për kohët e foljeve (bashkautor), Studime Filologjike 1/2, QSA, Tiranë, 2009, pp 145 – 149.
  • Kohët e foljeve në gjuhën e gazetave në Kosovë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 29/1, Universiteti i Prishtinës, 2010, 29/1, pp 127-134.
  • Kohët e foljeve në librat universitarë, Studime albanologjike I, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2011, pp 90 – 95.
  • Past tenses of indicative in Albanian in different text categories, Poznac Balkany, Zaklad Jezykow Slowenianskich i Balkanistyki, UMK, Torun 2012, pp 121- 129.
  • Elemente të drejtshkrimit në gjuhën e gazetave, Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit, QSA, Tiranë, 2011 (Konferenca e pasurimit të standardit të shqipes, Durrës, dhjetor 2010), 2011. 571 – 582.
  • Impluperfect and aor-pluperfect in Albanian, (bashkautor), Scritti in onore di Eric Pratt Hamp – per il suo 90. compleanno, Universita Della Calabria, Rende, Itali, 2011, pp 353 – 359.
  • Pozita dhe statusi i shqipes kundruall gjuhëve të tjera të Ballkanit, Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit – konferencë shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2012, pp 163 – 173.
  • Shqiptarët e fotografive lëvizëse të vitit 1904, Përmbledhje punimesh për nder të 65-vjetorit të lindjes së Rexhep Ismajlit, Universiteti i Prishtinës dhe KOHA, 2012, pp 631- 634.
  • Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore (1982) dhe kontributi i tij për Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe , Studime Albanologjike 2011/II, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2011/II.
  • Fillet e gjuhësisë së tekstit në gjuhën shqipe, Studime Albanologjike 2012/I, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2012, pp 40 – 45.
  • Robert Elsie – Bejtullah Destani: The Cham Albanians of Greece (recension), Studime 19, ASHAK, Prishtinë 2013, pp 323 – 325.
  • Gjuha e kumtesave për shqipen standarde, Studime 19, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2013, pp 53 – 60.
  • Imazhi i shqiptarit dhe i Shqipërisë në “New York Times” në kohën e shpalljes së pavarësisë (1911 – 1913), Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 32/2, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013, pp 193 – 212.
  • Sintagmat parafjalore të shqipes (bashkautor), Studia Linguistica et Balcanica, Sankt Peterburg, Russia, 2013, pp 146 – 157.
  • Toponims of Albania as personal names among Kosovo Albanians, International Conference on Onomastics “Name and Naming”, Cluj-Napoca, Rumani, 2013 pp 364-368.
  • Imazhi i shqiptarit në kulturën e popullarizuar në ish-Jugosllavi, Komunikimi ndëretnik në Ballkan, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2013, pp 61 – 66.
  • Terminologjia e gjuhësisë së tekstit në gjuhën shqipe, Terminologjia në shkencat e ligjërimit, Universiteti i Elbasanit, Elbasan, 2014, pp 173 – 178.
  • Përfaqësimi folës: rasti i mbiemrave të shqipes, Studime 20, ASHAK, Prishtinë, 2014, pp 263 – 274.
  • The images of Albania in the New York Times articles (1911 – 1913), Association Internationale d’Etudes du Sud-Est Europeen, Bucurest, Rumania, 2014, pp 238 – 251.
  • Ideologjia e preskriptivizmit në gjuhën shqipe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 33/1, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2015, pp 501 – 507.
  • The Status of Albanian in relation to other Balkan languages, Slavia Meridionalis vol 15. Warsaw, Poland, 2015 pp 139 – 148.
  • The Classification of Adjectives in Albanian, Balkanskite ezici, literaturi i kulturi. Divergencija i konvergencija,Sofia, Bulgaria, 2015 pp 59 – 62.
  • The Importance of Contrastive Text Studies in Translatology (bashkautor), Journal of Foreign Teaching and Applied Linguistics, V2, 2015.
  • Gjuha e shkencës: shembulli i albanistikës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 34/1, 2015, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, pp 353 – 362.
  • Kontributi i Bevington-it për fonologjinë e shqipes – theksi si rast studimi, Studimet albanistike në Amerikë, ASHAK, Prishtinë 2016 pp 199 – 205.
  • The Ideology of “people’s language” in the development of Standard Albanian language, Sprache und Kultur der Albaner – zeitliche und raumliche dimensionen, Harrasovic, Wisbaden, 2015, pp 618 – 632.