Biografia
U lind në fshatin Medvec të Lipjanit më 1960. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lipjan, kurse Fakultetin Juridik të Universiteti të Prishtinës e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Ishte bursist i universitetit dhe mori çmimin “Student i dalluar”. Në vitin 1983 e dha provimin e jurisprudences ndërsa më 1985 mori titullin Magjistër i shkencave juridiko-kushtetuese duke mbrojtur temën “Gjyqësia kushtetuese e Kosovës”. Studimet e doktoratës me temën “Aspekti normativ i mëvetësisë së Kosovës në periudhën 1945-1994” e mbrojti në vitin 1996 dhe u promovua doktor i shkencave juridike. Në vitin 1987 u rizgjodh asistent në Fakultetin Juridik, kurse u autorizua ligjërues në vitin 1991. U zgjodh docent menjëherë pas doktoratës. Në vitin 2000 u zgjodh profesor inordinar, kurse më 2004 profesor ordinar. Ka mentoruar shumë kandidatë për doktoratë dhe magjistrantë. Ka ngritur dhe përgatitur 15 asistentë në lëndët kushtetuese-juridike.
Është ndër themeluesit e Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik të UP-së, ku vazhdon të angazhohet në lëndët: Modelet e demokracisë, Parlametrarizmi dhe sistemi politik i Kosovës. Është angazhuar edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës në lëndët: E drejta kushtetuese, Sistemi politik. Po ashtu ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët E drejta parlamentare dhe Sistemi politik. Kohë pas kohe ka pasur dhe ka angazhime si ligjërues i jashtëm në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Aktivitetin akademik e ka ushtruar edhe jashtë universitit. Në vitin 2000 ka ligjëruar Liritë dhe të drejtat e njeriut në një program trajnimi të TMK-së, organizuar nga Finish Human Rights dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës. Ka ligjëruar edhe në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), më 1997, në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë, më 1999, në Universitetin shtetëror të Arizonës, në SHBA, në vitin 2003, si dhe është prezantuar në Parlamentin holandez, më 2003.
Në vitin 1990-1996, ishte themelues dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së pavarur të juristëve të Kosovës. Më 1994-2000 kryeredaktor i revistës Vjetari, botimi i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës. Njëkohësisht është anëtar i redaksisë së revistës Kosova Law Review, në gjuhën angleze, të po kësaj shoqate dhe anëtar i bordit të revistës shkencore Vizione, botim i Institutit Demokratik në Maqedoni.
Është themelues dhe kryeredaktor i revistës shkencore Constitutio, e specializuar për çështje kushtetuese dhe parlamentare. Ka themeluar dhe udhëheq Institutin për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare, si qendër të pavarur kërkimore-shkencore.
Është njëri ndër iniciatorët dhe themeluesit e Shoqatës për të Drejtën Kushtetuese, e para e këtij formati në trojet shqiptare. Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka qenë prorektor dhe rektor i UP-së, Ministër i Administratës Publike dhe është Ministër i Arsimit, të Shkencës e Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës.
Bibliografia
Libra universitarë, tekste shkollore, monografi:
- E drejta kushtetuese II, tekst universitar, Prishtinë 1996.
- Aspekte kushtetuese dhe politike të mëvetësisë së Kosovës, monografi, Prishtinë 1996.
- Aktet burimore kushtetuese dhe politike të shtetësisë së Kosovës, monografi në gjuhën shqipe dhe angleze, Prishtinë 1996.
- Kosova-Political, International Law and Constitutional Argument, botim monografik, koautor me Esat Stavilecin dhe Blerim Rekën, Prishtinë 1996.
- Teoria dhe praktika parlamentare, tekst universitar, Prishtinë 1997.
- Kushtetuta dhe të drejtat qytetare, tekst për shkollat e mesme, Prishtinë 1998.
- Kushtetuta dhe të drejtat qytetare, botimi i dytë i zgjeruar, Prishtinë 2001.
- Bazat e së drejtës, koautor me Mehdi Hetemin, Prishtinë 2002.
- E drejta e Kosovës në transicion, tekst universitar, Prishtinë 2003.
- Modelet e demokracisë dhe sistemet krahasuese të qeverisjes, monografi, Prishtinë 2003.
- Demokracia parlamentare, tekst universitar, Prishtinë 2005.
- Draftimi i kushtetutës, tekst universitar, Prishtinë 2007.
- Parlamentarizmi, tekst universitar, Prishtinë 2010.
- Sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës, tekst universitar, Prishtinë 2011.
Tekste dhe projekte shkencore në bashkautorësi:
- Projeksioni i institucionalizimit të pushtetit shtetëror në Republikën e Kosovës, grup autorësh, Vjetari, Prishtinë 1996.
- Problemet e realizimit të sistemit shumëpartiak ne vendet e Evropës Juglindore, projekt hulumtues, grup autorësh, Instituti për hulumtime shkencore pranë Fondacionit Soros, Prishtinë, 1996.
- Concrete remarks about letter of so-called FRY to Comission for Human Rights of UN, projekt i dërguar OKB-së për gjendjen e arsimit në Kosovë në periudhën e okupimit, New York, 19.06.1996.
- Të pavërtetat serbe për Kosovën, projekt i realizuar nga grup autorësh në kuadër të Qendrës për studime ndërkombëtare në Prishtinë, 1997.
- Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e suksesionit në ish-Jugosllavi, grup autorësh, Instituti Ekonomik i Prishtinës, 1998.
- Projektkushtetuta e re e Kosovës – akt drejt shtetformimit, grup autorësh, Kosova Law Review, Prishtinë 2000.
- Trajnimi ligjor i juristëve dhe prokurorëve të Kosovës, grup autorësh, OSBE, Prishtinë, 2001.
- Manual për trajnimin kushtetues, koautor, Kosova Law Review, Prishtinë 2001.
- Fjalor terminologjik juridik shqip-anglisht, grup autorësh, OSBE, Prishtinë, 2003.
- Sistemi evropian i transferit të kredive ETC – sipas deklaratës së Bolonjës, grup autorësh, manual, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2003.
- Reformimi i Universitetit të Prishtinës sipas Deklaratës së Bolonjës, grup autorësh, Universiteti i Prishtinës, 2003.
- Kosova-studim monografik, grup autorësh, ASHAK, Prishtinë 2011.
- Kosova dhe Libia, përvojat në shtetndërtim, monografi, shqip e arabisht, Prishtinë, 2013.
- Argumentimi juridik-ndërkombëtar i pavarësisë së Kosovës në vendimin e GJND-së, dorëshkrim i përgatitur për botim, monografi, Prishtinë 2013.
- Imuniteti parlamentar, studim krahasues, grup autorësh, Prishtinë, 2013.
Punime dhe artikuj shkencorë, kumtesa dhe publikime të tjera:
- Procedura para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmbledhje punimesh, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1986.
- Gjyqësia kushtetuese në sistemin kushtetues të Jugosllavisë, Përparimi, nr. 1-87, Prishtinë 1987.
- Normativni aspekt autonomnosti SAP Kosova, E drejta, nr. 3-4-87, Prishtinë, 1987.
- Kahet themelore të ndryshimeve kushtetuese, E drejta, nr. 1-2-87, Prishtinë, 1987.
- Funksioni kushtetues i KSA të Kosovës, Përparimi, nr. 37-88, Prishtinë, 1988.
- Pozita kushtetuese e Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë, Fakulteti Juridik, Prishtinë 1988.
- Neka aktuelna pitanja u vezi sa postupkom revizije Ustava SFRJ i Ustava SR Srbije, Naša zakonitost, nr. 5-88, Zagreb, 1988.
- Ustavne promjene u jugoslovenskoj federaciji, Obeležja, nr. 5-88, Prishtinë, 1988.
- Pozita kushtetuese e Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1988.
- Inicimi i procedurës pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Buletini i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prishtinë, 1988.
- Normativna funkcija SAP Kosova, Pravni život, nr.12-88, Beograd, 1988.
- Zna?ajan doprinos javnoj raspravi o ustavnim promjena, Obeležja nr. 8-88, Prishtinë, 1988.
- Kontribut i rëndësishëm në teorinë dhe shkencën politike, vlerësim profesional i librit të Mr. Ukshin Hoti,“Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, përmbledhje punimesh, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1988.
- Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1988.
- Konferenca e Bujanit – aspektet e vetëvendosjes, Çështja shqiptare në Ballkan, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1989.
- Istorisko-pravna studija o autonomiji Kosova, Obeležja, nr.2-89, Prishtinë, 1989.
- Le cause della crisi del Kosovo-prospettive di suluzione (Shkaqet e krizës në Kosovë -perspektivat dhe zgjidhjet), kumtesë në simpoziumin Stati-Culture, nazioni, Europa e Balcani, botuar në Kozencë, 1994.
- Legjislacioni diskriminues i Serbisë në Kosovë, grup autorësh, Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, Prishtinë 1994.
- Republika e Kosovës vullnet politik i popullit të saj, fejton, në vazhdime, Bota e Re, 1995.
- Aktet burimore kushtetuese të shtetësisë së Kosovës, Vjetari, Prishtinë 1995.
- Aspekti kushtetues i realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, përmbledhje punimesh,Fakulteti Juridik, Prishtinë 1995.
- Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës vazhdimësi e luftës për afirmimin politik dhe kombëtar të popullit shqiptar, E drejta, nr. 1795, Prishtinë, 1995.
- Aspekti konstitucional i mëvetësisë së Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit, E drejta, nr 1, 1996.
- Argumentimi kushtetues-juridik i të drejtës së Kosovës në suksesion dhe vetëvendosje, Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, Vjetari, Prishtinë, 1996.
- Karakteristikat e përgjithshme të aktivitetit normativ të Kosovës në periudhën 1944-1994, E drejta, nr 2, Prishtinë, 1996.
- Kundër qasjeve të njëanshme, polemikë me ish presidentin jugosllav Borislav Jovic për masat okupuese të Serbisë në Kosovë, botim i veçantë, Komiteti i Helsinkit, Beograd 1996.
- Rrënimi i subjektivitetit kushtetues-politik të Kosovës dhe lindja e Republikës së Kosovës, monografi, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1996.
- Some deviations of facts about education in Kosova, Kosova Law Review, Prishtinë 1996.
- Botime dhe revista juridike, Vjetari, Prishtinë 1996.
- Kontribut aspektit kushtetues juridik i jetësimit të Republikës së Kosovës, Vjetari, Prishtinë, 1996.
- Normative Constitutional and Political Acts by which Kosova was Determinded, Law Review, nr. 1-95. Stamboll, 1996.
- E drejta e vetëvendosjes – aplikimet në Kosovë, kumtesa “Aspekti kushtetues – juridik i së drejtës së Kosovës në vetëvendosje”, Beograd 1997.
- Aspekti kushtetues dhe politik i raportit mazhorancë-minoritet në Kosovë, kumtesë e botuar në simpoziumin ndërkombëtar organizuar nga Këshilli i Evropës, Budapest 22-25 maj 1997.
- Parlamenti si subjekt themelor i Sistemit Parlamentar, E drejta, nr. 2, 1997.
- Measures be undertaken with the aim of state and constittional institutionalizing of the Republic of Kosova, Kosova Law Review, nr. 1-97, Stamboll, 1997.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, bazë e shtetit ligjor, E drejta, nr.1. Prishtinë, 2000.
- Koncepti kushtetues dhe juridik i pushtetit lokal në Kosovë, Kosova Law Review, 2000.
- Shqyrtime të përgjithëshme teorike për demokracinë parlamentare, E drejta, nr.1, Prishtinë, 2000.
- Pakti i Stabilitetit në Ballkan, Demokracia, në dy vazhdime, Gjakovë, 2000.
- Zgjedhjet komunale dhe themelimi i institucioneve të para demokratike të Kosovës. Kosova Law Review, nr 1. Prishtinë 2000.
- Polemikë për Rambujenë dhe Rezolutën 1244, polemikë me Radoslav Stojanovi?, bot. Radio Evropa e Lirë, Pragë, 09.02.2000.
- Roli i Kushtetutës në edukimin qytetar, kumtesë e botuar në konferencën ndërkombëtare në Los Anxheles, 2001.
- Korniza Kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme, E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2002.
- Masat e spastrimit etnik te Serbisë në Kosovë, kumtesë, Vjetari, Prishtinë, 2002.
- Administrimi ndërkombëtar në Kosovë dhe zgjidhja e statusit final, E drejta, nr.1, Prishtinë, 2002.
- Në trekëndëshin e sukseseve, dështimeve dhe sfidave, botuar në portalet elektronike në Kosovë, Prishtinë, 2002.
- Marrëveshja e Rambujesë zgjidhje kompromisi drejt statusit final të Kosovës. kumtesë e botuar, Tiranë, 2003.
- Pavarësia e Kosovës faktor stabiliteti në Ballkan, kumtesë e botuar në konferencën ndërkombëtare “Paqja dhe stabiliteti në Ballkan”, Ohër, 2003.
- Roli i administrimit ndërkombëtar në zgjidhjen e konflikteve. kumtesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjidhja e konflikteve ndëretnike ne Ballkan”, Pragë 2003.
- Të metat e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përmbledhje punimesh, OSBE, Prishtinë, 2003.
- Some Constitutional-Judical arguments for the indipendence of Kosovo, botim i Universitetit të Çikagos, SHBA, 2003.
- Krijimi i zonës evropiane të arsimit të lartë, kumtesë e botuar në Universitetin e Roskildit, Kopenhagë, 2003.
- Politikat diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës në sferën e arsimit, kumtesë, Universiteti Shtetëror i Arizonës, Përmbledhje e punimeve të konferencës, Feniks 2003.
- Disa aspektet kontroverse të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme, E drejta parlamentare dhe politikat ligjore, nr 9, Tiranë, 2003.
- Disa argumente juridike-politike të pavarësisë së Kosovës, E Drejta parlamentare dhe politikat ligjore, nr. 12, Tiranë 2003.
- Roli i qeverisjes në modernizimin e shtetit, Universiteti i Gjenevës, 2009.
- Qeverisja dhe reforma e administratës publike, Akademia për qeverisje elektronike, Talin-Estoni 2009.
- Roli i qeverisjes elektronike në modernizimin e administratës shtetërore, kumtesë në Bled të Sllovenisë, 2009.
- Kush fitoi në Hagë, debat-polemikë profesionale, bot. Radio Evropa e Lirë, Pragë 2009,
- Administrata publike dhe sfidat e reformimit te saj, Instituti i shkencave organizative-aplikative “Pjetër Budi”, Prishtinë, dhjetor 2009.
- Administrimi ndërkombëtar dhe pavarësia e Kosovës, përmbledhje punimesh,Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë, 2010.
- Sistemi kushtetues dhe organizimi i jurisprudencës, bashkautor me Xhavit Shalën, OSBE, Prishtinë, 2010.
- Aspekte të ndryshimeve kushtetuese, me theks të veçantë ne Republikën e Kosovës, Biznesi, Prishtinë 2011.
- Aspekte të ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Kosovës, Constitutio, nr. 1, Prishtinë, 2012.
- 7 Shtatori i njëjtë në vite të ndryshme, bashkautor me Florent Muçajn, botuar në portalet elektronike në Kosovë e Shqipëri, Prishtinë, 2012.
- Kosovë urime Dita e Kushtetutës, bashkautor me Florent Muçajn, botuar në portalet elektronike në Kosovë dhe Shqipëri, Prishtinë, 2002.
- Të drejtat e komuniteteve dhe pjestarëve të tyre në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës, Constitutio, nr.2, Prishtinë, 2012.
- Kosovo’s Experience in Constitutional Reform Processes, kumtesë në Konferencën ndërkombëtare, Berlin 2013.
- Aspektet kushtetuese dhe juridike të pavarësisë së Kosovës, kumtesë në simpoziumin e organizuar nga ASHAK dhe Instituti i Historisë në shënim të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përmbledhje punimesh, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.