Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 25 korrik 2022 e vizitoi ambasadori i Malit të Zi në Kosovë z. Mirsad Bibović.
Ambasadori Bibović. u prit nga kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja, akademike Justina Sh. Pula, nënkryetare dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar shkencor.
Kryetari Kraja pasi e falënderoi Ambasadorin për vizitën e njoftoi atë me punën e Akademisë dhe për marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi.
Ambasadori Bibović shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi. përmes realizimit të kontakteve në mes tyre.