Akademik Rexhep Ismajli ka marrë titulllin “Doctor Honoris Causa” të Universitetit të Tiranës, në një ceremoni të mbajtur më 23 nëntor 2023 në Tiranë.
Në ceremoninë e drejtuar nga rektori i UT-së, Artan Hoxha, referatet mbi veprën e akademik Ismajlit i kanë mbajtur prof. dr. Shezai Rrokaj dhe prof. dr. Seit Mansaku. Ata kanë vënë në pah se akademik Ismajli, ish-profesor në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin Ludwig Maximilian në Munich të Gjermanisë, ka dhënë kontribute të albanologjisë në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të sociolinguistikës, të studimeve tekstore, duke sjellë në gjuhësinë dhe në kulturën shqiptare studimet strukturaliste dhe funksionale.
Rexhep Ismajli (1947) është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka specializuar për gjuhësi në Institutde Linguistique générale et appliqué “René Descartes” (Sorbonë), Paris, nën drejtimin e André Martinetsë si dhenë Universitetin e Bonnit. Anëtar korrspodent i ASHAK-ut është zgjedhur më 1993, anëtar i rregullt më 1996, ndërsa në dy mandate (2002 – 2008) ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është anëtar i Linguistic Society of America dhe anëtar nderi i Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Shkencës.