Akad. Nexhat Daci – anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve të Europës (ASAE)

Shërbimi profesional i ASHAK-ut njofton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Europës (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, ka konfirmuar këto ditë zgjedhjen në radhët e saj të akademik Nexhat Dacit. Në adresë të Akademisë dhe të prof. Dacit, ekspert i njohur në fushën e shkencave kimike, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka ardhur letra zyrtare me të cilën njoftohen se është zgjedhur anëtar i rregullt i kësaj Akademie në mbledhjen e Komitetit të Nominimit, të mbajtur në nëntor të këtij viti. Inaugurimi solemn i Akademik Nexhat Dacit do të bëhet në Asamblenë e përgjithshme, që do të mbahet më 8 mars 2015, në Salcburg. Me këtë dëshmohen edhe një herë meritat që u bëhen shkencëtarëve nga Kosova në suaza ndërkombëtare.

Anëtarë të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës janë anëtarët e saj Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Edi Shukriu dhe anët. i jashtëm Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi, njofton Shërbimi profesional i ASHAK-ut.