Sot, më 05.02.2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), është nënshkruar Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet ASHAK-ut dhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, dhe rektori i Universitetit, prof. asoc. dr. Artan Dërmaku.
Kjo marrëveshje shënon një fazë të re të bashkëpunimit ndërinstitucional, përmes së cilës ASHAK-u krijon kornizë të strukturuar dhe mundësi konkrete për përfshirjen aktive të Universitetit “Kadri Zeka” si partner bashkëpunues dhe kontribues i drejtpërdrejtë në veprimtaritë shkencore, kërkimore dhe akademike.
