Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula mirëpriti në vizitë znj. Vlora Nushi, udhëheqësen e UN Women Kosova në një takim të frytshëm.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në forcimin e rolit të grave dhe vajzave në shkencë, akademi dhe kërkim shkencor, si dhe në nxitjen e lidershipit të tyre në këto fusha.
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës mbetet e përkushtuar për të promovuar barazinë gjinore në mjedise akademike gjithëpërfshirëse dhe për të mbështetur brezat e rinj të grave shkencëtare dhe udhëheqëse.
