Më datat 14 deri 16 tetor 2025, organizuar nga Redaksia vendore, u mbajt një takim pune me disa redaksi të fushave për Kosovën të Enciklopedisë shqiptare.
Takimi kishte për qëllim hartimin dhe shqyrtimin e modeleve të artikujve të të gjitha kategorive për fushat: Gjeografia fizike, Gjeografia sociale, Arsimi, Religjioni, Diaspora, Trashëgimia kulturore, Ekonomia, Sistemi politik dhe drejtësia, Shkencat shoqërore dhe Sporti. Me këtë rast u demonstruan modele të artikujve, u analizuan dhe u diskutuan përmbajtjet, pastaj literatura dhe referencat, citimet e brendashkruara dhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me këtë problematikë.
Takimin e udhëhoqi kryeredaktori për Kosovën i Enciklopedisë shqiptare, akademik Mehmet Kraja.
Takimet e radhës me fushat e tjera do të mbahen gjatë ditëve të ardhshme të muajit tetor.

