Paraqitja e botimeve në ditën e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në kuadër edicionit IV të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, në ditën e dytë u paraqitën botimet sipas programit.

Nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës:

  1. Studime shoqërore 11
    Folës: Muhamedin Kullashi
  2. 25 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: një çerek shekulli shtet ndërtim, arritje dhe sfida – qasje multidisiplinare
    Folës: Gjyljeta Mushkolaj, Arsim Bajrami
  3. Isuf Krasniqi, Avni Alidemaj: Ndërprerësit e tensionit të lartë (110, 220 dhe 400 kV) me gaz SF6 –  proceset tranzitore
    Folës: Fetah Podvorica
  4. Myzafere Limani: Akustika, të folurit dhe muzika
    Folës: Fetah Podvorica
  5. Fetah I. Podvorica: Veshja elektrokimike e sipërfaqeve të materialeve me molekula organike
    Folës: Fejzullah Krasniqi

Nga Instituti i Historisë – Ali Hadri – Prishtinë:

  1. Arbër Hadri: Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës: 1989-2008
    Folës: Teuta Shala, Fehmi Rexhepi, Arbër Hadri

Nga Instituti Pedagogjik i Kosovës:

  1. Kërkime pedagogjike 2024-tri vëllime
    Folës: Osman Buleshkaj, Murteza Osdautaj

Nga Universiteti i Tetovës:

  1. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas agresionit rus në Ukrainë: Çfarë na pret më tej?
    Folëse: Donika Kamberi

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë:

  1. Kujtim Nuro: Arkivat Shqiptare 1506-1912
    Folës: Myrteza Sharra

Nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës:

  1. Arkivat Shqiptare – revistë
    Paraqitje e përbashkët me Drejtorinë e përbashkët të arkivave të Shqipërisë
    Folës: Habibe Qovana

Nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët:

  1. Ekspoze e plotë e botimeve
    Folëse: Diana Kastrati, Dorina Arapi