Libër studimor nga fusha e shkencave juridike, që vë theksin kryesor tek mënyra e qeverisjes, e cila, sikundër thotë autorja, nëçdo vend ka natyrë të veçantë, “që varet nga rrethanat politike, struktura e vendit, zhvillimi historik dhe kombëtar, rrethanat gjeografike” etj. Sikundër dihet, Kosova i ka veçoritë e saj dhe një strukturë unike të organizimit, që rrjedhin nga procesi i gjatëi shtetformimit dhe shtetndërtimit, procese këto që kanë kaluar nëpër disa faza: periudha e Misionit të Kombeve të Bashkuara, periudha e negociatave me Serbinë dhe periudha pas mbikëqyrjes së pavarësisë. Ky proces ka ndikuar ndjeshëm nëndërtimin e marrëdhënieve midis pushtetit qendror dhe atij lokal dhe shpërndarjen vertikale të pushtetit në Republikën e Kosovës. Në libër, në kapituj të veçantë, trajtohen nivelet pushtetit shtetëror, pastaj raportet ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit lokal në shtetin unitar dhe në shtetin federal, pastaj ndarja e përgjegjësisë ndërmjet niveleve të pushtetit, funksionet universale të shtetit, përgjegjësitë dhe rregullat e pushtetit lokal, përgjegjësitë e ndryshueshme, arsyeshmëria e shpërndarjes së kompetencave në pushtetin qendror dhe atë lokal etj. Një kapitull më vete i kushtohet decentralizimit politik dhe sfidave për realizimin e tij, ndërsa një kapitull tjetër flet për autonominëlokale dhe demokracinë, për t’u kthyer në një tematikë aktuale në një kapitull tjetër me titull “Zgjidhja e statusit të Kosovës dhe korniza juridike e demokracisë lokale në Kosovë”. Kapitujt e fundit të librit lidhen kryesisht me aktualitetin politik dhe zgjidhjet juridike që kërkohen në zbatim të demokracisë lokale, të pozitës kushtetuese të pakicave në Kosovë, përfshirë asociacionin e komunave me shumicë serbe.