Konferenca shkencore “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe pastrimi i ujërave të ndotura”

Seksioni i Shkencave të Natyrës i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) në bashkëpunim me Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe Teknike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më 27 dhe 28 maj 2024 e bashkëorganizon konferencën shkencore “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe trajtimi i ujërave të ndotura”. Konferenca i filloi dje punimet dhe në ditën e parë u paraqitën prej studiuesve dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria dhe Austria. Këshillin organizativ të kësaj Konference e përbënin: prof. Salih Gashi kryetar i këshillit organizues shkencor, akad. Fejzullah Krasniqi, akad. Neki Frashëri, akad. Nexhat Daci, prof. Fetah Podvorica, akad. Ilirjan Malollari, prof.. Besnik Baraj, prof. Myzafere Limani, prof.. Roza Allabashi dhe prof. Valbona Kolaneci.
Sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës, prof. Fetah Podvorica, mbajti fjalën e hapjes, me ç’rast theksoi rëndësinë që kanë studimet për resurset ujore si dhe metodat e trajtimit të ujërave të ndotura duke përfshirë jo vetëm largimin e tyre prej ujërave por edhe zbërthimin e plotë të tyre. Akad. Ilirjan Malollari përshëndeti në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe e potencoi rëndësinë e trajtimit të këtyre problematikave në shumë aspekte sepse ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave janë ndër sfidat më të mëdha që përballet shoqëria sot.
Prof. Salih Gashi, në emër të këshillit organizues shkencor dha sqarime në lidhje me organizimin e konferencës, qëllimin e saj dhe temat që do të trajtohen prej 33 pjesëmarrsve. Në kuadër të qëllimit të konferencës ai theksoi rëndësinë që e ka diversifikimi i prodhimit të energjisë elektrike gjegjësisht tranzicioni energjetik në mënyrë që të zvogëlohet emitimi i gazrave serrë, pastaj menaxhimi i integruar i resurseve ujore si dhe përdorimi i metodave dhe teknologjive të reja në pastrimin e ujërave të ndotura.

Më pas, në kuadër të konferencës, në ditën e parë u paraqiten 19 kumtesa. Kumtesat e tyre i paraqitën:

– Prof. Roza Allabashi – Infrastruktura e gjelbër, element i rëndësishëm për menaxhimin e qëndrueshëm të ujrave të shiut në zonat urbane
– Prof. Majlinda Daci-Ajvazi – Sfidat e ndryshimeve klimatike: Ndërtimi i një të ardhmeje më të qëndrueshme për Kosovën
– Akad.  Ilirjan Malollari – Teknikat inovatike të gjelbërta për kthim të ujërave industriale dhe organik të ndotura në vlerë përmes sistemeve bioinxhinierike
– Prof. Fetah Podvorica- Largimi i ndotësve organik të qëndrueshëm prej ujit me anë të teknologjive të avansuara të oksidimit elektrokimik
– Akad. Asoc. Besnik Baraj-nRreziku potencial shëndetësor i biotës detare të gjirit të Vlorës: vlerësimi i niveleve të merkurit
– Prof. Bashkim Thaçi- Efikasiteti i largimit të joneve të plumbit dhe kadmiumit prej tretësirave ujore duke përdorur boçat e pishës si biosorbent
– Prof. Petrit Zorba-Gabimet në matjet dhe vlerësimin e reshjeve atmosferike, parë në kontekstin e skenarëve të ndryshimeve klimatikë për Shqipërinë
– Prof. Avdulla Alija-Ndotja e lumenjëve në Kosovë nën kushte të ndryshimeve klimatike: Biomonitorimi i gjenotoksicitetit dhe vlerësimi i rrezikut
– Prof. Valbona Kolaneci-Rezervat peshkore në liqenet natyrore të Shqipërisë dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm të tyre
– Prof. Avni Berisha-Analiza e detajuar teorike e adsorbimit të ”molekulave të përhershme” në oksid grafeni: një hulumtim ab initio
– Prof. Majlinda Vasjari-Modifikimi i pastës së karbonit me oksid të grafenit të reduktuar që përmban nanogrimca të metaleve dhe përdorimi i saj për përcaktim të merkurit dhe plumbit
– Prof. Kledi Xhaxhiu – Një material kompozit kompakt si pastrues universal i ujërave të ndotur
– Prof. Behxhet Mustafa-Parku i energjisë së erës në Bajgorë me rëndësi për uljen e ndotjes së mjedisit
– Prof. Nevila Broli-Sjellja voltammetrike dhe përcaktimi i antibiotikëve makrolitë me anë te  senzorëve nanostrukturor me bazë karboni
– Msc Muhamed Farruku-Hulumtimi i sjelljes së ekstraktit alkoolik të gjetheve Ulmus L. si inhibitor i gjelbër i korrozionit në mjedis acid për tubacionet e çelikut të karbonit të përdorur për transportin e ujit
– Prof. Sonila Duka-Vlerësimi i ndryshimeve hapësinore dhe kohore të Indeksit të Cilësisë së Ujit (ËQI)/ Shembull studimor – Liqeni i Shkodrës
– Prof. Majlinda Mecaj-Vlerësimi i ndotjes së mjedisit ujor në vendburimet hidrokarbure dhe rekomandimet për rehabilitimin e tij
– Prof. ass. Flamur Sopaj-Hekuri metalik si burim i katalizatorit për procesin Fenton gjatë degradimit të metil oranzhit
– Prof. Bledar Pepa-Vëzhgim mbi biomonitorimin e lumenjve shqiptarë me anë të gjallesave bentike: Arritje dhe Sfida

Në ditën e dytë të Konferencën shkencore “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe trajtimi i ujërave të ndotura” të organizuar nga Seksioni i Shkencave të Natyrës i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) në bashkëpunim me Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe Teknike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më 28 maj 2024, në ora 9 e 30, u vazhdua me paraqitjen e kumtesave nga pjesëmarrësit e paraparë me program me ç’rast u paraqiten 12 kumtesa.

Kumtesat e tyre i paraqitën:
– Prof. Mihone Kerolli – Menaxhimi i integruar i resurseve ujore në bazenin e lumit Ibër në Kosovë
– Dr. Albana Veseli- Përdorimi i senzorit elektrokimik për përcaktimin e Eritromicinit në burimet e ujërave të pijshëm.
– Dr. Enis Dalo- Vlerësimi i ndotjes me metale të rënda (Nikel, plumb dhe zink) në sedimentin e Lumbardhit
– Ms. Kristi Thodhorjani- Ndikimi i ndryshimeve klimatike në prodhimin e energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë
– Msc. Nensi Isak- Shfrytëzimi i argjilave natyrore të Shqipërisë si adsorbent për pastrim të ujit prej pesticideve të ndryshme
– Msc. Sara Dervishi – Zbërthimi i Rodaminës B në ujë duke përdorur fotokatalizatorët e TiO2 të dopuar me metale në zeolite ose në nano-substratet e grafitit
– Prof. ass. Albana Mehmeti-Uji mundësitë e trajtimit dhe sfidat e ruajtjes
– Dr. Bukurije Hoxha-Efektet e përdorimit të hidroenergjisë në Kosovë në ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
– Msc. Sadik Cenolli-Përcaktimi elektrokimik i azitromicinës me elektroda pastë karboni të modifikuara me nanomateriale
– Msc. Ana Ameda-Përcaktimi i metaleve të rënda duke përdorur elektrodat me bazë -rGO.
– Dr. Jonilda Llupa- Menaxhimi i ujërave të ndotura në industrinë e prodhimit dhe procesimit të lëngjeve të frutave: rasti i Shqipërisë
– Dr. Imer Sadriu- Përdorimi i karbonit dhe grafenit të veshur në sipërfaqe me polimerë me gjurmë molekulare për detektim elektorkimik të izoproturonit.
– Prof. Jonida Canaj- Karakteristikat kryesore të komponimeve policiklike aromatike dhe ekspozimi i tyre në ujë dhë ajër, efektet toksike të tyre

Pas përfundimit të prezantimit të punimeve të konferencës në ora 13.15 prof. Fetah Podvorica, në emër të këshillit organizues të konferencës i paraqiti në formë preliminare konkluzionet e konferencës dy ditore ku në mes tjerash vuri në pah rëndësinë e prezantimeve të paraqitura për me e sqaruar gjendjen aktuale të ujërave në Kosovë dhe Shqipëri pastaj janë potencuar dhe shkaktarët që ndikojnë në ndotjen e tyre si dhe janë prezantuar metoda dhe teknika të ndryshme të monitorimit të parametrave të ndryshëm. Janë prezantuar edhe metoda që mundësojnë largimin efikas të ndotësve duke përfshirë edhe degradimin e plotë të tyre. Është vënë në pah rëndësia e kërkimeve shkencore për të mundësuar menaxhimin e integruar të resurseve ujore si dhe krijimin e infrastrukturës së gjelbër, si element i rëndësishëm për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave të shiut në zonat urbane. Efektet e ndryshimeve klimatike janë të pranishme kudo në planet dhe manifestohen edhe në vendet tona përmes valëve të nxehtësisë, temperaturave shumë të larta gjatë stinës së verës, thatësirave por edhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, shfaqjes së zjarreve në pyje etj. Pastaj prof. Besnik Baraj foli në emër të pjesëmarrësve nga Shqipëria ku në mes tjerash e potencoi rëndësinë e organizimit të përbashkët të ngjarjeve të tilla shkencore, e vlerësoi lartë organizimin shumë të mirë të konferencës si dhe cilësinë e punimeve të prezantuara gjatë dy ditëve.