U promovua libri “Sfidat e planifikimit multiparametrik të rrjeteve komunikuese pa tela”

Më 25 prill 2023, në kuadër ditës së dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u bë promovimi i librit me titull “Sfidat e planifikimit multiparametrik të rrjeteve komunikuese pa tela” të autorëve prof. Myzafere Limani, prof. Mimoza Ibrani, prof. ass. Zana Limani-Fazliu, prof. ass. Hëna Maloku-Berzati.

Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.

Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës, prof. Fetah Podvorica, anëtar korrespondent, ndërsa në emër të recensentëve të librit “Sfidat e planifikimit multiparametrik të rrjeteve komunikuese pa tela” fjalë rasti mbajti prof. Enver Hamiti.

Në fund, emër të autorëve të librit, të pranishmëve për pjesëmarrje dhe folësve për vlerësimin e librit iu falënderua prof. Myzafere Limani.