Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes Seksionit të Shkencave Shoqërore, më dt. 28 prill 2023, organizon Konferencën Shkencore: GJENOCIDI DHE MASAKRAT E SERBISË NË KOSOVË (1998-1999). Në Konferencë do të prezantohen 21 kumtesa nga studiues vendor si dhe nga studiues ndërkombëtar nga SHBA, Italia, Finlanda, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
Konferenca do të fillojë me videon: Masakrat serbe në Kosovë 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve (e përgatitur nga Radiotelevizioni i Kosovës, përzgjedhur në bashkëpunim me ASHAK). Ndërkaq, në përmbledhjen e punimeve do të përfshihen edhe mbi njëzetë rrëfime të të përjetuarve nga masakrat e Serbisë.
Këshilli organizues:
Akademik Isa Mustafa, kryetar
Prof. dr. Frashër Demaj, anëtar korrespodent i ASHAK, sekretar
Akademik Jusuf Bajraktari, anëtar
Prof. dr. Arsim Bajrami, anëtar korrespodent i ASHAK, anëtar
Mr. Ramë Manaj, anëtar