Vizita e ambasadorit të Gjermanisë në ASHAK

Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 20 tetor 2021 e vizitoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Jörn Rohde.

Ambasadori Rohde u prit nga kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja, anëtarët e Kryesisë: akademik Jusuf Bajraktari, nënkryetar, anëtare korrespondente Myzafere Limani, sekretare shkencore, akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar i Seksionit të Arteve dhe akademik Rexhep Ismajli, kryetar i Këshillit për bashkëpunim ndërkombëtar të ASHAK-ut.

Kryetari Kraja e falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe e njoftoi atë me punën e Akademisë.

Akademik Ismajli e njoftoi Ambasadorin për rrjedhën e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë. Ai e njoftoi atë edhe për kontributin e studiuesve nga Gjermania që lanë gjurmë në fushën e albanologjisë.

Për bashkëpunimin në fushën e shkencave të natyrës me Akademinë e Gjermanisë- Leopoldina, Ambasadorin e njoftoi sekretari i Seksionit të SHN, Fetah Podvorica.

Të dyja palët u shprehën të kënaqura për rrejdhën e takimit dhe u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen.