Njoftim për medie

Të nderuar,

Në bazë të Statutit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 446/2 të datës 11.05.2016, neni 23, paragrafi 12, ju njoftojmë se recensionet e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë u lihen në dispozicion opinionit për shtatë ditë, nga data 19 deri më 26 nëntor 2020.

Materialet ekspozohen në mjediset e Akademisë, çdo ditë pune, prej orës 10:00-12:00.

Vërejtjet eventuale i paraqiten Kryesisë së Akademisë me shkrim dhe të nënshkruara deri më 26 nëntor 2020.

Shërbimi profesional administrativ dhe teknik i ASHAK

Njoftimi për medie