Sot në ambientet e ASHAK-ut, kryetarja akademike Justina Shiroka Pula priti në takim kryetarin e Federatës Panshqiprare “VATRA” Dr. Elmi Berisha. Në takim u bisedua për punën dhe projektet e ASHAK-ut, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit shkencor e kulturor midis dy institucioneve. Kryetari Berisha e njoftoi kryetaren Shiroka Pula me aktivitetet dhe kontributin e “VATRES” në shërbim të interesave kombëtare si dhe bashkëpunimin me instancat politike e shtetërore amerikane. Kryetarët u pajtuan që të fillohet me projekte konkrete në interes të Republikës së Kosovës dhe çështjes kombëtare.
