Sot, më 22 qershor 2026 pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në Akademinë e
Shkencave dhe të Arteve të Kosovës z. Arianit Shehu, drejtor ekzekutiv i Qendrës
Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, me seli në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Me përvojën e tij shumëvjeçare në fushën e sigurisë, parandalimit të
ekstremizmit dhe forcimit të institucioneve demokratike, z. Shehu përfaqëson një nga
zërat më të respektuar shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të frytshme mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë,
rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e dijes e institucioneve akademike
në promovimin e paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj
bashkëpunimit me personalitete dhe institucione që kontribuojnë në avancimin e dijes,
sigurisë dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.

