Ekspozita personale e skulptorit Ismet Jonuzi

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përmes Seksionit të Arteve, organizon ekspozitën personale të skulptorit dhe anëtarit korrespondent të ASHAK-ut, Ismet Jonuzi.

Ekspozita do të hapet më 15 qershor 2026, në orën 12:00, në Galerinë e Akademisë në Prishtinë, ku publiku do të ketë mundësinë të njihet nga afër me krijimtarinë artistike të Jonuzit.