Në kuadër të programit të vizitës zyrtare në Kosovë, delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) vizitoi Galerinë e Arteve “FLORI” në Prishtina Mall.
Delegacioni i ASHSH-së, i udhëhequr nga Kryetari, Akademik Skënder Gjinushi, shoqërohej gjatë kësaj vizite nga Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Akademike Justina Shiroka-Pula.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me hapësirat ekspozuese dhe me veprimtarinë artistike të Galerisë “FLORI”, si një qendër e rëndësishme për promovimin e artit pamor dhe të krijimtarisë bashkëkohore. Vizita shërbeu si mundësi për të vlerësuar rolin e artit në dialogun kulturor dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve akademike, kulturore dhe artistike.
Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe kulturore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkencës, artit dhe kulturës në hapësirën shqiptare.

