Më 3 qershor 2026, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) e vizitoi Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, SH.T.Z. László István Dux.
Ambasadori Dux u prit nga kryetarja e Akademisë, akademike Jusina Sh. Pula.
Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore. Ambasadori Dux e njoftoi Kryetaren për aktivitetet që po realizon Ambasada e Hungarisë në fushën e shkencës dhe të arsimit.
Gjatë bisedës u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shkencore dhe akademike të Kosovës dhe Hungarisë, përfshirë shkëmbimin e përvojave, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore në fusha me interes të ndërsjellë.
Kryetarja Sh. Pula shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vlerësoi rëndësinë e krijimit të urave të reja të komunikimit ndërmjet komuniteteve shkencore të të dy vendeve.
Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të partneriteteve në fushën e shkencës, arsimit dhe kërkimit shkencor.
