Më 18 maj 2026, në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qasjes së komunitetit në pronë dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore”, me moton “Trashëgimia është e drejta jote – mbroje!”, është organizuar konferencë rajonale nga Shoqata e Juristëve NORMA me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimin e shkëmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e së drejtës së trashëgimisë.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe akademike Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) e cila e pati edhe një fjalë përshendetëse.
E mbajtur nën sloganin “Trashëgimia është e drejta jote – mbroje!”, konferenca u fokusua në përmirësimin e qasjes në informacionin juridik publik dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat pronësore dhe trashëgimore, me theks të veçantë te komunitetet rurale, grupet e margjinalizuara dhe gratë, të cilat vazhdojnë të përballen me barriera strukturore dhe shoqërore në ushtrimin e të drejtave të tyre ligjore.
Fjala e kryetares së Akademisë, akademike Justina Shiroka-Pula:

